• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Urdhri i mbrojtjes për fëmijët dhe ish- bashkëshorten e Marjan Levantit… edhe nëna e Marjanit duhet të qëndrojë 50 metra larg

by Java News
28/12/2016 17:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasi Marjan Levanti, ish-bashkëshorti i historians së njohur Elena Kocaqi i plagosi prindërit dhe vëllain, kjo e fundit kallëzoi edhe ish-vjehrrën Afërdita Levanti, e cila pak ditë pas ngjarjes shkoi në banesën e tyre dhe tentoi të marrë me forcë, nipin, Dardanin, me pretendimin se Elena po e ndan nga i ati dhe po e ushqen me urrejtje për të.

“BalkanWeb” ka siguruar vendimin e plotë të zbardhur të urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes që Gjykata dha për historianen, ku ndër të tjera theksohet se ish-vjehrra jo vetëm nuk duhet t’i afrohet banesës ku rri Elena me dy fëmijët, djalin dhe vajzën por as ambenteve ku ata punojnë e mësojnë, si dhe duhet të ruajë një distancë prej 50 metrash.

URDHRI I MBROJTJES I ZBARDHUR
Pranimin e kërkesë padisë së paditëses Elena Levanti..
2- Lëshimin e Urdhërit të Menjëhershëm të Mbrojtjes për paditësen Elena Levanti dhe fëmijët Dardanit Levanti dhe Helena Levanti kundra të paditurës Afërdita Levanti në këtë mënyrë: ” Urdhërohet menjëherë e paditura Afërdita Levanti të mos kryeje vepra të dhunës në familje ndaj paditëses Elena Levanti dhe fëmijeve të saj Dardanit Levanti dhe Helena Levanti ” Urdherohet menjëherë e paditura Afërdita Levanti të mos kërcenojë paditesen Elena Levanti dhe fëmijet e saj. ” Urdhërohet menjëherë e paditura Afërdita Levanti të mos cënojë, ngacmojë apo kontaktojë me paditësen Elena Levanti dhe fëmijeve të saj Dardanit Levanti dhe Helena Levanti.
Urdhërohet menjëherë e paditura Afërdita Levanti të mos shkojë dhe të mos hyjë e qëndrojë në banesën e shtetases Elena Levanti me adresë; Rr,”Ilmi Haver, nr.3, unaza e re” Tiranë ku aktualisht do te banoje vetem paditesja dhe fëmijet, qendrës së saj të punës dhe shkollës dhe kopshtit ku aktualisht mësojnë dhe qëndrojnë fëmijët Dardanit Levanti dhe Helena Levanti
Urdhërohet menjëherë e paditura Afërdita Levanti të mos i afrohet paditëses Elena Levanti dhe fëmijeve të saj Dardanit Levanti dhe Helena Levanti në një distancë prej 50 metër.
3- Shkelja e këtij vendimi nga e paditura Afërdita Levanti përbën vepër penale sipas nenit 320 te K.Penal.
4- Bazuar në nenin 19/b të Ligjit 9669 dt. 18.12.2006 për masa ndaj dhunës në mardhëniet familjare data e dëgjimit për vërtetimin e këtij urdhri caktohet data 13.01.2017 ora 10.00.
5- Ky vendim bazuar ne nenet 19/6 dhe 23 te ligjit Nr.9669 dt.18.12.2006 përbën titull ekzekutiv ndaj duhet të ekzekutohet nga Zyra e Përmbarimit, urdhër i cili bazuar ne nenin 3/7 te Ligjit Nr.9669 dt.18.12.2006 është i vlefshëm deri ne datën e vërtetimit të tij.
6- Një kopje e këtij vendimi ti dërgohet Komisariatit Policise nr.6 Tirane, nje kopje Zyres se Sherbimeve Sociale pranë Njësisë Administrative nr. 7 Bashkisë Tiranë, dy kopje paditëses Elena Levanti dhe nje kopje te paditurës Afërdita Levanti.
7- Të njoftohet Komisariati i Policisë nr.6 Tiranë për paraqitjen e përfaqësuesit të tij në seancë si dhe Zyra e Shërbimeve Sociale , Njësia Administrative nr. 7, Bashkia Tiranë për datën dhe orën e gjykimit.
8- Kundër vendimit lejohet ankim i vecantë Brenda 5 ditëve ne Gjykatën e Apelit Tiranë, afat i cili fillon nga e nesërmja e shpalljes. U shpall në Tiranë me datë 28.12.2017ora 12.15.

NGJARJA
Prokuroria ka rindërtuar skemën e krimit të rëndë, sipas së cilës Marjan Levanti ka shkuar në shtëpinë e ish-bashkëshortes Elena Levanti dhe pasi është takuar me djalin 7-vjeçar, është fshehur poshtë një krevati në një prej dhomave të katit të dytë, me qëllim që të takonte ish-gruan dhe t’i kërkonte që të bashkoheshin sërish.

Në momentin kur Elena Levanti (Kocaqi) ka hyrë në shtëpi dhe ka parë dikë të fshehur poshtë krevatit ka bërtitur me të madhe duke kërkuar ndihmë pasi është trembur. Duke qenë se në katin e parë të vilës katër katëshe, banonin prindërit e gruas, ata kanë dalë dhe janë përballur me ish-dhëndrin.

Pasi iu ka kërkuar të ndërmjetësonin për t’i ribashkuar me Elenën dhe duke mos marrë miratimin e tyre, Marjan Levanti ka rrëmbyer një thikë, duke plagosur fillimisht ish-vjehrrin Ferit Kocaqi, ish-vjehrrën Qanie Kocaqi dhe ish-kunatin Altin Kocaqi.

Pas ngjarjes, Marjani u largua dhe u kap nga policia i fshehur në katin e sipërm të një pallati që po ndërtohej.

Marjan Levanti, në seancë hodhi akuza të rënda ndaj familjes së ish-gruas, për mënyrën sesi sillen dhe trajtojnë fëmijët e tij, çështje që po hetohet gjithashtu nga prokuroria.

Ndërkohë për shkak se ka tentuar disa herë të vetëvritet, së fundmi, edhe ne qelitë e izolimit, Marjan Levanti do t’i nënshtrohet ekzaminimit psikik./a.k

Next Post
Rama: Integrimin e pengon opozita, shpif për të bindur Brukselin se ky vend është Kolumbi

BATUTAT e Ramës/ “Ka dërguar gruan, ka thënë se nuk japin lekë këta komunistët”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Albin Kurti u godit pas shpine, Kushtetuta e thotë qartë çfarë duhet bërë

“Ligji po ndryshohet për interesat e PS”, Nano: Rama gaboi që refuzoi dorëheqjet e Ballukut

February 16, 2026
Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

February 16, 2026
Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

February 16, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS, Gogu: Në rastin e Ballukut pezullohet shteti! S’është mbrojtje personale

February 16, 2026
Redi Muçi: Do votojmë kundër nismës së mazhorancës, është në dëm të hetimit

Redi Muçi: Do votojmë kundër nismës së mazhorancës, është në dëm të hetimit

February 16, 2026

2/3 e të burgosurve janë të pafajshëm, Hoxha: Rama fajësoi Gjykatën dhe jo SPAK-un

February 16, 2026
Arkitektët Stefano Boeri dhe Cino Zucchi në gjyq për manipulim konkursi

Arkitektët Stefano Boeri dhe Cino Zucchi në gjyq për manipulim konkursi

February 16, 2026

Propozimi i PS, avokati zbulon ‘prapavijën’: SPAK nuk mund t’i drejtohet më GJKKO për pezullime

February 16, 2026
Berishën nuk e ftojnë as në Kosovë, pse e kanë ‘karantinuar’?!

Berishën nuk e ftojnë as në Kosovë, pse e kanë ‘karantinuar’?!

February 16, 2026
KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

Ish-prokurori: Reforma në Drejtësi ka dështuar, 200 mijë dosje janë të mbartura

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In