• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Urdhëroi vrasjen e 2 shqiptarëve në Athinë dhe Papës? Lekocaj, mesazh nga burgu: Unë kreu i mafias? S’kam lekë as për 1 paketë

by Java News
26/12/2022 20:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emri i Klodian Lekocajt, i konsideruar si kreu i një grupi vrasësish me pagesë, ka qenë ditëve të fundit shumë i lakuar, pasi dyshohet se ai ka dhënë urdhrin për ekzekutimin e Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organja në Athinë dhe Edmond Papës në Tiranë. Mediat greke i kanë bërë një profil për historinë e tij kriminale e ndërsa i kanë sjellë në vëmendje edhe një videotelefonatë nga burgjet e Korydallos në maj 2019.

Klodian Lekocaj kishte një grup vrasësish me pagesë pjesë e së cilit ishte Brahim Brahimaj, Olti Duçe që u dënuan me burgim të përjetshëm nga gjykata greke me akuzën e vrasjes me dashje të avokatit të njohur Mihalis Zafiropulos.  Ai njihej si kreu i mafies së burgjeve në Greqi, mirëpo këtë vetë Lekocaj nuk e pranonte, duke e cilësuar vetën si të pafajshëm.

“Unë jam Coza Nostra, a jam kreu i mafies së burgjeve në Greqi? Unë jam akuzuar për tre vrasje dhe jam shpallur i pafajshëm për këto akuza. Tani po përballem me një tjetër akuzë për vrasjen e avokatit, e cila ishte e gabuar pasi ata që kryen vrasjen nuk donin ta vrisnin, por ta trembnin.

Për atë që kam bërë, e vuaja dënimin që nga viti 2006, por nuk duroj të më fajësojnë për atë që nuk kam bërë. Duan të më vrasin dhe për këtë u përpoqën tre herë, dy herë me thikë dhe një herë të më helmonin. Unë shkova në burg për vjedhje në vitin 2006 kur isha 29 vjeç dhe sot vazhdoj të përballem me akuza të tjera. Kërkoj zëvendësimin e trupit gjykues pasi jam pa avokat dhe gjyqi do të jetë më 20 maj 2019. Ejani këtu dhe shikoni se si drejtësia po vret shqiptarët.

Të mërkurën kisha gjyqin dhe nuk më dhanë avokat dhe nuk më lanë as të flisja, por më duhej vetëm të dëgjoja akuzat e gardianit të burgut që më akuzonte si vrasës maniak dhe hakmarrës, pa pasur asnjë provë.

Më caktuan një avokat, por ai më la pasi mori vesh se kush isha, ende nuk e kam zyrtarisht akuzën në dorë. Këtu vrasjet i organizon dikush tjetër, nuk jam unë ai që thonë se është Coza Nostra, apo kreu i mafias së “Burgjeve në Greqi”, se nuk kam para të blej as një paketë cigare. Dua që shteti shqiptar të interesohet dhe të dëgjojë se si na ndëshkojnë dhe si na trajtojnë dhe çfarë na bëjnë.

E kuptova që duan të më vrasin duke shkuar më parë në repartin mendor të burgut, nuk e di si na drogojnë meqë fillojmë të flasim marrëzi. Unë, Coza Nostra, që nuk kam mbaruar ende 8 vjet shkollë, më futën këtu për vjedhje kuletash dhe prandaj hyra këtu dhe si po shkojnë gjërat do të më vrasin. Prandaj dua të dëgjohem në mediat shqiptare dhe ato greke.

Unë dyshoj se organizatori i të gjitha këtyre vrasjeve është vetë drejtori i burgut psikiatrik Korydallos, ai i organizon këto vrasje dhe prandaj do të më eliminojë edhe mua. Është ai që del në TV dhe flet kundër meje. Është ai që ka pas vetes një truprojë shqiptar që është dënuar me 11 burgime të përjetshme, është ai që e ka nxjerrë nga burgu dhe është ai që do të më vrasë mua. Ejani mediat dhe na takoni për të parë situatën reale, si na trajtojnë dhe si na fajësojnë, për të parë se kush po i vret shqiptarët. Nuk duroj dot që shqiptarët të na vrasin. Ata vranë aksidentalisht grekun se donin të më vrisnin mua. Por Zoti më ka shpëtuar tani për tani, por çfarë do të ndodhë nesër? E vranë në qeli Bardhyl Tushën. Pse drejtësia greke nuk thotë se kush e vrau? A e vrava edhe unë?

Këtu po vrasin njëri pas tjetrit, pasi vranë aksidentalisht Arbër Bakon, kujtuan se isha unë. Unë paguaj për atë që kam bërë, por nuk duhet të paguaj për atë që nuk kam bërë. Dua që drejtësia të kryqëzojë faktet për akuzën e vrasjes, ndërkohë që nuk kam avokat edhe pse javën tjetër kam gjyq”, thuhet në video mesazhin e tij në 2019./m.j

Next Post
FOTO / Brenda “bunkerit” 40 milionë euro të Nusretit në zemër të Stambollit

FOTO / Brenda “bunkerit” 40 milionë euro të Nusretit në zemër të Stambollit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Planet e Trump për aneksimin e Groenlandës, ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët!

Planet e Trump për aneksimin e Groenlandës, ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët!

January 10, 2026
Përmbytje nga shiu dhe bllokime nga bora, situata problematike në Shkodër, Durrës dhe Gjirokastër. Policia: Kujdes me parakalimet

Përmbytje nga shiu dhe bllokime nga bora, situata problematike në Shkodër, Durrës dhe Gjirokastër. Policia: Kujdes me parakalimet

January 10, 2026
Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç/ Kontabilistët: Ja si mund të përfitoni edhe rimbursim për arsimimin e tyre

Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç/ Kontabilistët: Ja si mund të përfitoni edhe rimbursim për arsimimin e tyre

January 10, 2026
Lokali shkrumbohet nga flakët në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Çfarë u pa në kamerat e sigurisë

Lokali shkrumbohet nga flakët në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Çfarë u pa në kamerat e sigurisë

January 10, 2026
Samiti i IV-t mbahet në prill, Spiropali me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fokusi në fuqizimin e rolit të diasporës

Samiti i IV-t mbahet në prill, Spiropali me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fokusi në fuqizimin e rolit të diasporës

January 10, 2026
“Unë do e rrëzoj me 17 janar”, Adriatik Lapaj thërret protestë për largimin e Ramës disa ditë para tubimit të  Berishës

“Unë do e rrëzoj me 17 janar”, Adriatik Lapaj thërret protestë për largimin e Ramës disa ditë para tubimit të Berishës

January 10, 2026
U vu në pranga pasi u kap duke konsumuar drogë në një klub nate, lirohet pas pak orësh aktori i njohur turk

U vu në pranga pasi u kap duke konsumuar drogë në një klub nate, lirohet pas pak orësh aktori i njohur turk

January 10, 2026
Përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste për Kupën e Shqipërisë, ndahen vazot për shortin

Përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste për Kupën e Shqipërisë, ndahen vazot për shortin

January 10, 2026
Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

January 10, 2026
Regjimi qëllon mbi turmën e protestuesve në Iran/ 65 viktima, mbi dy mijë arrestime, spitalet në kolaps

Regjimi qëllon mbi turmën e protestuesve në Iran/ 65 viktima, mbi dy mijë arrestime, spitalet në kolaps

January 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In