• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Urdhëri që i preu kokën Ali Pashë Tepelenës

by Java News
26/01/2017 10:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me shqiptarët apo arnautët, siç i thoshin ata, Porta e Lartë ishte përpjekur gjithnjë të bënte “krushqi”. Shumë syresh u kishte dhënë ofiqe, tituj të lartë, i kishte bërë vezirë e sanxhakbej, drejtues ushtrish, por kishte edhe nga ata që nuk bindeshin gjithsesi. Aliu i Janinës ishte ai më rebeli.

ali-pasha

E sulltani, nuk duronte dot rebelizmin dhe nënshkroi jaftën: T’i pritet koka! Plot 195 vjet më parë u ekzekutua me vdekje Ali Pashë Tepelena. Ishte 24 janar i vitit 1822. Në përkujtim të kësaj dite, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka publikuar një dokument të rrallë që ruhet në këtë institucion.

Është pikërisht vendimi për dënimin me vdekje të shqiptarit, që po i sillte shqetësime Portës së Lartë e Sulltanit Mahmut II. Dokumenti në fjalë, i cili është një kopje e marrë prej arkivave osmane, shoqërohet edhe me një shënim të shkurtër nga ana e DPA-së: “Luani i Epirit u ekzekutua me vdekje më 24 janar të vitit 1822, teksa prej kohësh përpiqej të krijonte territorin e tij të pavarur nga Porta e Lartë.

Përmes dokumentit që paraqesim, Sulltani urdhëronte asgjësimin e tij dhe sjelljen e kokës së Aliut në Stamboll, siç edhe ndodhi. Në foto: ‘jafta’, ose dënimi me vdekje lëshuar për Ali Pashën”. Përveç përmbajtjes së dokumentit, i cili do të duhej të merrej nën shqyrtim nga ana e historianëve dhe osmanologëve, një kuriozitet më vete përbën edhe forma e tekstit në dokument, e cila i ngjan një pike loti.

VRASJA

Ali Pashë Tepelena, i njohur ndryshe edhe si Luani i Epirit apo Janinës, është pa dyshim një nga figurat më kontroversale të historisë së Shqipërisë. Rrëfime, kujtime udhëtarësh, letërkëmbime, fermanë, kanë mbërritur deri në ditët tona për të dëshmuar nga njëra anë për luftëtarin e paepur, gjakatar, hakmarrësin e pamëshirshëm dhe nga ana tjetër të diplomatit, i cili bënte letërkëmbime me Napoleon Bonapartin, që priste e përcillte në sarajet e tij historianë, poetë, mjekë etj.

Ali Pashë Tepelena thuhet të ketë lindur në dimër të vitit 1740 në Tepelenë dhe u vra në moshën 82-vjeçare, pas 34 vitesh sundim mbi pashallëkun e Janinës. Mënyra e vrasjes së tij e ka legjendarizuar edhe më figurën e Aliut, i cili sot ka dy varre. Trupi i tij u varros më 25 janar të vitit 1822 në ishullin e Kastros, në liqenin e Janinës, ndërsa koka më 5 shkurt në varrezat e Stambollit, në vendin e quajtur Porta e Silirvisë.

Sipas historianëve, një prej arsyeve të zemërimit të Portës së Lartë ndaj tij ishte bashkëpunimi me rebelët grekë, të cilët po përgatisnin kryengritjen e tyre në 1821, por edhe sjellja e tij e pavarur, ambicia për pushtet dhe mosbindja ndaj Sulltanit. Vrasja e tij është përshkruar prej konsullit francez Pukëvil, i cili përshkruan një betejë heroike të Aliut dhe rojeve të tij në shkallët e shtëpisë, në ishullin e liqenit të Janinës. Sipas tij, fjalët e fundit të Aliut ishin për Vasiliqinë.

Urdhëri për ekzekutimin e Ali Pashë Tepelenës nga Sulltan Mahmut II, dokument i Arkivit të Shtetit
Urdhëri për ekzekutimin e Ali Pashë Tepelenës nga Sulltan Mahmut II, dokument i Arkivit të Shtetit

Aliu kërkoi që rojet e tij besnike të vrisnin Vasiliqinë “që ajo të mos binte në duart e turkut”. Shkrimtari Aleksandër Duma e përshkruan kështu prerjen e kokës së Ali Pashës:

“Edhe koka e tij e prerë përçonte akoma një efekt njëherazi të tmerrshëm dhe të mahnitshëm sa ata që e shihnin, mbeteshin të shtangur në vend. Kur Hurshidit ia sollën në një tepsi të madhe prej argjendi, ai u ngrit hopthi për ta marrë, u përkul tri herë përpara saj dhe, me respektin më të madh, i puthi mjekrën, duke shprehur me zë të lartë dëshirën se edhe ai vetë do të dëshironte të meritonte një fund të ngjashëm. Një adhurim i tillë për trimërinë e Aliut i prekte e i frymëzonte kaq shumë këta barbarë sa zhdukeshin nga kujtesa krimet e tij. Hurshidi urdhëroi që koka të parfumohej me esencat aromatike më të kushtueshme. Përpara se ta dërgonte në Stamboll, ai i lejoi shqiptarët t’i bënin nderimet e fundit ish-padronit të tyre”./panorama/a.k

Next Post
FOTOT/ Aktori i Hollywood hedh trutë në erë… LIVE në Facebook

FOTOT/ Aktori i Hollywood hedh trutë në erë... LIVE në Facebook

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I armatosur me thikë dhe dy çekiçë, i riu shqiptar terrorizon kalimtarët në Romano di Lombardia

I armatosur me thikë dhe dy çekiçë, i riu shqiptar terrorizon kalimtarët në Romano di Lombardia

September 29, 2026
Zelensky: Mbi 8 mijë trupa të Koresë së Veriut ndodhen në Rusi, po përgatitet dërgimi i 10 mijë të tjerëve

Zelensky: Mbi 8 mijë trupa të Koresë së Veriut ndodhen në Rusi, po përgatitet dërgimi i 10 mijë të tjerëve

September 29, 2026
“Euronews”: Shqipëria, në krye të listës botërore për progresin më të shpejtë në turizëm

“Euronews”: Shqipëria, në krye të listës botërore për progresin më të shpejtë në turizëm

September 29, 2026
Komploti për sulm terrorist në bazën amerikane në Britani, Rubio: I përfshirë një aktor i huaj

Komploti për sulm terrorist në bazën amerikane në Britani, Rubio: I përfshirë një aktor i huaj

September 29, 2026
U kap me doza kokaine për shitje në lokalin e marrë me qira, arrestohet 57-vjeçari

U kap me doza kokaine për shitje në lokalin e marrë me qira, arrestohet 57-vjeçari

September 29, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

TOP BAROMETER: PS-ja zbret në dyshemenë e saj elektorale, por…

September 29, 2026
Valë e fuqishme dronësh mbi Ukrainë, goditet Akademia e Shkencave në Kiev! Shënohen disa viktima

Valë e fuqishme dronësh mbi Ukrainë, goditet Akademia e Shkencave në Kiev! Shënohen disa viktima

September 29, 2026
Rama sot në Bruksel, merr pjesë në Samitin e Euronews për Turizmin

Rama sot në Bruksel, merr pjesë në Samitin e Euronews për Turizmin

September 29, 2026
Horoskopi javor sipas Paolo Fox për datat 18 deri me 24 Prill 2022

Horoskopi i Paolo Fox për sot, e martë 29 shtator 2026: Peshqit afrohen te një vendim i madh në dashuri

September 29, 2026
Përshpejton plakjen dhe rrit kolesterolin, ky është mishi më i keq për shëndetin tuaj

Ndalimi i importeve nga Brazili, pritet rritja e çmimeve të mishit: Ai i viçit shkon deri në 1,700 lekë/kg

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com