• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Urdhërdhënësi i katër vrasjeve kthehet tek vrasjet e 2 prillit

by Java News
03/04/2016 12:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lulzim Basha, i njohur si shefi de jure i pëdëistëve, këtë 2 prill, ishte në qytetin e Shkodrës. Për të përkujtuar një vrasje të katërfishtë, ndodhur 25 vite më parë, atëherë kur gjërat po ndodhnin me një rrokullisje të habitshme, por të pritur.

Nuk dua të futem në ngjarjet e 2 prillit të vitit 1991. Kjo është bërë nga të tjerët, është bërë edhe në disa shkrime të miat, vite më parë, por edhe vitet e fundit, e tani, rrëfimi në DITA, nga zëvendësshefi i policisë së kohës, po risjell edhe një herë ngjarjet e asaj dite.

Për mua, që në krye të herës , ka qenë e njohur dora që i qëlloi dhe, kur Emin Musliu, ish deputet i PD-së , në krye të Komisionit parlamentar kuvendor, cilësoi se vrasjet nuk ishi bërë nga policia, por me armë të tjera, kjo nuk ishte asgjë tjetër, veçse konfirmim i asaj që kisha ditur.

E dija se ku kishte qëndruar Azem Hajdari me 1 prill, në shtëpinë e cilit njeri, që e kisha mik edhe unë, si shokë gjimnazi; e dija edhe se çfarë kishte ngrënë, si kishte ikur pas mesnate i veshur me rroba grash në sediljen e pasme të një makine etj.

Nuk ka më kureshtje për ngjarjen, sepse ajo edhe nga vetë PD-ja e Berisha është qartësuar, duke e akuzuar Azem Hajdarin si njeriun që qëndronte pas vrasjeve.

E dija përse liderë e PD-së nuk i kishin dërguar fëmijët asaj dite në gjimnazin e tyre, përse ishin fshehur Arbnori, Spahia, kush priste në morg dhe nuk lejoi ekzaminimin e trupave të ndjerë,  e dija përse atë ditë të 2 prillit do të digjej ish Komiteti i Partisë, që veç të tjerave , kishte dosjet e stërmëdha të 45 viteve.

Dhe si unë, këtë e dinin shumë vetë.

I habitur jam me paturpësinë e një lideri – de jure gjithnjë – që, duke qëndruar vetë pas katër vrasjeve në një demonstratë shumë më paqësore dhe e qetë se ajo e 2 prillit, vjen tani e flet për demokraci, pikërisht në atë shesh, ku me porosi të shefave të tij, thjeshtë për të marrë pushtetin, vranë ato që u zuri dora, me përjashtim të Arben Brocit, që e kishte pritur këtë, dhe ishte si të thuash, dëshmi e një vrasje të paralajmëruar.

Thonë se vrasësi kthehet përsëri në vendin e krimit. Nuk e di në sa vende do të duhej të kthehej Berisha, e pas tij edhe Basha, pasi, gjëmat që kanë sjellur janë jo vetëm në Shkodër, por, për fat të keq, që nga Tropoja e deri në brigjet jugore që desh i falën, përsëri për pushtet.

Ndërsa shikoja përmes kanaleve TV pamjet e Bashës në Shkodër dhe dëgjoja fjalët e tij, e para gjë që më erdhi në mendje ishte, “si nuk ka turp”, por pastaj mendova se, kur je pjesë e krimit politik një herë dhe e pranon këtë, e ke lehtë të bësh edhe komedianin vrasës.

Kur dëgjon të flasë për lirinë, demokracinë, prosperitetin, ndershmërinë, një njeri, i cili , si pak kush, ka mbi vete gjithë të kundërtat e tyre, të vjen ndot.

Natyrisht opozita në çdo vend e kërkon pushtetin.

Kjo është e para, ndoshta e vetmja opozitë evropiane, e cila, që ditën kur u formua, e kërkoi dhe e kërkon pushtetin përmes vrasjeve, territ dhe poshtërimit.

Lereni të qetë Shkodrën.

Kurbanizimi i saj për hir të pushtetit, nga kushdo qoftë, vetëm hap plagë të reja, kur ende nuk ka mbyllur të vjetrat.

Mjaft, edhe kaq është tepër.

Bedri Islami / DITA

Next Post

Eja pleqëro me mua, mjaft me Koçon!

Comments 1

  1. Petrit says:
    10 years ago

    Nuk te njoh personalisht por me keto zhgarravina qe mundohesh te shkruash dukesh nje njeri shume i ulet
    Nje njeri qe vetem vjell vrer pA asnje fakt
    Dukesh shume i vogel
    Turp per ty qe shkruan keto zhgarravina

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

Pse krimi shqiptar është problem për SHBA-të? Hoxha: Si ia pa DEA potencialin në Ekuador…

January 15, 2026
Shtëpia e Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

January 15, 2026
Cili ishte gabimi i Ramës dhe çfarë pritet prej tij në Himarë!

Shembja e Iranit dhe pasojat për Shqipërinë

January 15, 2026
Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

January 15, 2026
Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

January 15, 2026
Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

January 15, 2026
“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

January 15, 2026
Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

January 15, 2026
Zelensky: Sulmet e Rusisë me raketa kërkojnë një përgjigje të fortë

Zelensky: Vizita e ministres shqiptare në Ukrainë është një sinjal i fortë mbështetjeje

January 15, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In