• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Eja pleqëro me mua, mjaft me Koçon!

by Bledi Mane
03/04/2016 12:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Atje te sheshi i fshatit ne Vuno kur dielli te zgjase koken mbi çatite e rrenuara dhe bluja e detit perballe tu sjelle pak buzeqeshje nostalgjie pleqve ortodokse, une do t’ia beh si pirat fshehur gati per grabitjen e rradhes. Do te shkund si i çmendur litarin e kembanes se kishes dhe zhurma e saj kanonike te turbulloje relaksin tuaj rural. Do e shkund fort kembanaren aq sa trokitjet e bastuneve, trokitjet e dominove, trokitjet e zareve te tavllës, trokitjet e dybekeve te plakave, trokitjet e deckeve te DJ, trokitjet e pompimit te hashashit, trokitjet e shazllongeve te shtrenjte, trokitjet e bisedes tende me Koçon e kerrusur te zveniten e te perpeliten.

Do u kerkoj falje banoreve te vjeter e te rinj, do u kerkoj falje pronareve te vjeter e grabitesve te rinj, do i kerkoj falje dallges se detit dhe kreshes se malit te zhveshur e do ulem i paftuar mes teje dhe Koços. Do ulem aty e nuk do tu le te qete te llafosni si dijetaret e rende ne katedrat primitive te mesjetes e do bertas me teper seç çirret Besa e Koços para mikrofonit.

Ke 18 vjet qe e njeh e nuk te ka çuar gjekundi me keshillat dhe latimin e mitomanise se tij. Ke 18 vjet qe e njeh Koçon dhe ia di me detaje e ne cdo qelize sipermarrjet e tij te deshtuara. Iu qas rinise komuniste kur studentet e dhjetorit shkermoqen bolshevizmin. Iu qas Hajdin Sejdise kur shkermoqi kursimet e vobekta te shqiptarëve. U pasurua ne tranzicionin pa rregulla e pa identitet te post ’90. Filloi botimin e gazetes Shekulli duke shkaterruan median shqiptare e duke gjobitur politiken mekatare.

Bleu gazeten legjendare “Sporti Shqiptar” dhe e shkerdheu.

Ngriti radion kombetare “+2” dhe e dhjeu.

Celi revisten “Spekter” dhe e ngordhi.

Celi gazeten “Biznesi” dhe e pordhi.

Hapi televizionin “A1” dhe deshtoi.

Filloi me botime librash dhe avulloi.

Me klubin sportiv “Apollonia” masakroi talentet dhe sportin, me “Abissnet” perlau parane publike e tani pret me ankth vendimin e Gjykates Kushtetuese. Ndertoi pa fund pallate te shemtuara ne Tirane, Fier, bregdet duke poshteruar rregulla urbanistike dhe arkitekturore dhe rruget qe sistemoi i tkurri si xhade katundesh. Nderkohe me ty flirtoi me Berishen, Meten, Bashen e qysh sa e fute ne Partine Socialiste ka 3 vjet qe eshte kthyer në më antipatikun e se majtes. Qarqet e Vlores dhe Gjirokastres i keqperdor me shemtuar se horoskopi i manipuluar i “Shekullit” dhe pavaresisht goditjes qe mori ne kongresin e marsit ende ndjen ose shperdoron prudencen tende…

Mos humb kohe e nxirre ne pension. Mos e ko me shpresa te vakta. Lere te dalldise mes megallomanise dhe egocentrizmit te tij. Lere te genjeje hallexhinjte e fundit e mos i premto qe do pleqeroni te dy. Perse do te bisedoni ne sheshin e fshatit Vuno kur te plakeni apo do tu besh retrospektivë dallavereve te tij qe linden në monizem dhe ende ti ia mban me oksigjenin e nje enigme sa misterioze e sa qesharake. Enigme e nje miqesie qe ka goxha kosto morale, politike dhe financiare!

Next Post

Majko: Asambleja e NATO-s, më 27 maj në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Buxheti 2027 nuk ndryshon, PD: Ekonomia në rënie! Ibrahimaj: E shihni gotën gjysmë bosh!

Buxheti 2027 nuk ndryshon, PD: Ekonomia në rënie! Ibrahimaj: E shihni gotën gjysmë bosh!

November 9, 2026
Nis faza e dytë e Reformës Territoriale, Mazniku pas bojkotit të opozitës në Komision: Ftesa për PD-në është e hapur, t’i bashkohet procesit!

Nis faza e dytë e Reformës Territoriale, Mazniku pas bojkotit të opozitës në Komision: Ftesa për PD-në është e hapur, t’i bashkohet procesit!

November 9, 2026
Megatek, koha për të përfituar nga Gift Card! Bli më lirë deri më 22 nëntor!

Megatek, koha për të përfituar nga Gift Card! Bli më lirë deri më 22 nëntor!

November 9, 2026
Faza e dytë e Territoriales, PS shton në Komision deputetë të Doshit dhe Shehajt, mbeten jashtë Lapaj e Qorri!

Faza e dytë e Territoriales, PS shton në Komision deputetë të Doshit dhe Shehajt, mbeten jashtë Lapaj e Qorri!

November 9, 2026
Vuan nga leuçemia, nxënësit dhe mësuesit e Fierit solidarizohen në ndihmë të 11-vjeçarit!

Vuan nga leuçemia, nxënësit dhe mësuesit e Fierit solidarizohen në ndihmë të 11-vjeçarit!

November 9, 2026
“Mos u habisni kur…”- PD braktisi mbledhjen, PS i vendos afate PD për Reformën Zgjedhore! Balla: Pas 30 nëntorit i çojmë propozimet në Kuvend

“Mos u habisni kur…”- PD braktisi mbledhjen, PS i vendos afate PD për Reformën Zgjedhore! Balla: Pas 30 nëntorit i çojmë propozimet në Kuvend

November 9, 2026
Autoriteti për ish-dokumentet e Sigurimit të Shtetit kërkesa për investim te “Xhafaj”! Financat: S’e ka përdorur plotësisht buxhetin e dy viteve të fundit

Autoriteti për ish-dokumentet e Sigurimit të Shtetit kërkesa për investim te “Xhafaj”! Financat: S’e ka përdorur plotësisht buxhetin e dy viteve të fundit

November 9, 2026
Lufta hibride/ Rusia pas protestave në Francë? Raporti i BE: Shfrytëzoi kaosin për narrativë kundër emigrantëve!

Lufta hibride/ Rusia pas protestave në Francë? Raporti i BE: Shfrytëzoi kaosin për narrativë kundër emigrantëve!

November 9, 2026
Liga e Kombeve/ Maran fton tifozët në stërvitje: Kaq pranë Kombëtares nuk i kishim parë prej kohësh!

Liga e Kombeve/ Maran fton tifozët në stërvitje: Kaq pranë Kombëtares nuk i kishim parë prej kohësh!

November 9, 2026
“Kemi policë me kafkë të çarë e këmbë të thyer!”- Kapri akuza për autobotet e dronët në protestë, Hita: Zero lekë nga buxheti, janë në përdorim!

“Kemi policë me kafkë të çarë e këmbë të thyer!”- Kapri akuza për autobotet e dronët në protestë, Hita: Zero lekë nga buxheti, janë në përdorim!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In