• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Uragani “Florence”, shkon në 13 numri i viktimave. Zyrtarët: Përmbytjet, sa kanë nisur

by Java News
16/09/2018 09:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Reshjet e pamëshirshme të stuhisë tropikale “Florence” kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të të dy Karolinave, në Shtetet e Bashkuara, ndërsa zyrtarët paralajmërojnë të shkaktojnë edhe më shumë dëme gjatë ditëve në vijim, vetëm një ditë pasi ajo preku tokën si një uragan që la pas të paktën 13 të vdekur, përfshi një foshnje.

Problemet e fundit kanë detyruar zyrtarë të Karolinës së Veriut t’u sugjerojnë shoferëve se cilat autostradra të frekuentojnë e cilat jo, në mënyrë që të shmangen bllokimet e mundshme të njerëzve.

“Gjëja e parë që dua të parandaloj momentalisht është të mos i lë më gjatë në pritje mijëra njerëzit e bllokuar nëpër autostrada të ndryshme”, tha Sekretari për Transportin i shtetit në fjalë, Jim Trogdan. Një mbikalim prej 117 km u mbyll gjatë së shtunës për shkak të përmbytjeve dhe një aksidenti rrugor.

Zyrtarët paralajmëruan se përmbytjet vetëm sa kanë nisur.

“Rreziku nga përmbytjet që mund të sjellë kjo stuhi është më i qenësishëm sot, se ç’ishte kur ajo preku tokën 24 orë më parë”, tha guvernatori i Karolinës së Veriut, Roy Cooper. “Ne përballemi me sasi të jashtëzakonshme uji në brigjet tona, nëpër lumenj dhe përgjatë fermave, në qytete dhe në fshatra”.

Qendra e stuhisë po zvarritet mbi Karolinën e Jugut, por shumica e sasisë së reshjeve prekin ende atë të Veriut, duke shkaktuar ato që mund të jenë ditët e vazhdueshme me përmbytje për disa komunitete. Përmbytje të konsiderueshme parashikohen për të dyja shtetet, pasi disa lumenj nuk munden të rezistojnë më edhe për 3 apo 5 ditë të tjera, por kërcënojnë të dalin nga shtratet.

Florence u përplas me brigjet e Karolinës së Veriut mëngjesin e së premtes, si një uragan i kategorisë së parë, duke shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike për mbi 796 mijë banorë atje dhe në Karolinën e Jugut. Ndërkohë, shumë persona ngelën të bllokuar në shtëpitë e tyre të përmbytura.

a.ç

Next Post
VIDEO/ Rama viziton një familje në varfëri ekstreme, ja premtimi që bën kryeministri

VIDEO/ Rama viziton një familje në varfëri ekstreme, ja premtimi që bën kryeministri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si të bëni rivlerësimin e pasurisë? Mund të zgjidhni mes tarifës minimale në e-Albania dhe vlerësuesit të certifikuar

Si të bëni rivlerësimin e pasurisë? Mund të zgjidhni mes tarifës minimale në e-Albania dhe vlerësuesit të certifikuar

February 28, 2026
Parshikimi i motit për ditën e parë të marsit, ja çfarë ndodh me temperaturat

Parshikimi i motit për ditën e parë të marsit, ja çfarë ndodh me temperaturat

February 28, 2026
Rusia: Sulmi ndaj Iranit është aventurë e rrezikshme që mund të destabilizojë gjithë rajonin

Rusia: Sulmi ndaj Iranit është aventurë e rrezikshme që mund të destabilizojë gjithë rajonin

February 28, 2026
FOTO / Irani sulmon me raketa kullën “Palm Jumeirah”, hoteli në Dubai shpërthen në flakë

FOTO / Irani sulmon me raketa kullën “Palm Jumeirah”, hoteli në Dubai shpërthen në flakë

February 28, 2026
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Guterres: Dënoj sulmet e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Guterres: Dënoj sulmet e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit

February 28, 2026
ARRSH të hënën nis përcaktimin e afateve për ndërtimin e rrugës alternative në “Arrat e Gurrës”

ARRSH të hënën nis përcaktimin e afateve për ndërtimin e rrugës alternative në “Arrat e Gurrës”

February 28, 2026
“Të ndalen menjëherë veprimet ushtarake!”, Kina reagon për sulmet në Iran

“Të ndalen menjëherë veprimet ushtarake!”, Kina reagon për sulmet në Iran

February 28, 2026
Të “tredhësh” artin politik përmes krenarisë kombëtare

Të “tredhësh” artin politik përmes krenarisë kombëtare

February 28, 2026
Alarm edhe gjatë lidhjes LIVE! Ambasadorja Meri Kumbe: 11 shqiptarë ndodhen në Izrael

Alarm edhe gjatë lidhjes LIVE! Ambasadorja Meri Kumbe: 11 shqiptarë ndodhen në Izrael

February 28, 2026
Khamenei, sekrete dhe një grusht i hekurt: Ja si e ka mbajtur pushtetin trashëgimtari i Khomeinit për 30 vjet në Iran

Khamenei është vrarë? Reagon ministri i Jashtëm i Iranit: Nëse amerikanët duan të flasin me ne, dinë ku të na gjejnë

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In