• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Universiteti ynë

by Java News
16/12/2018 20:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Erion Hiluku

Imagjino për një moment se godinës qëndrore të Universitetit të Tiranës i ka rënë zjarri, flakët dalin mbi ҫatinë e Rektoratit, e ndërkohë Kryeministri dialogon me zjarrfikësit sesi mund ta fikin. Ju vetëm imagjinojeni, po vërtet Universiteti u ndez, më në fund, e vende, vende, meriton ta inkurajosh me flakë hedhës.

Oligarkia politike e ka dhunuar e grabitur Universitetin tonë, atë dikur tempull të dijes, me të njëjtën mizori siҫ ka vepruar p.sh. me Bankën e Shqipërisë, në atë moment. Por si dhe atëherë, ne qytetarët shqiptarë, në shumicë, bëjmë sikur nuk ka ndodhur gjë, e kthejmë kokën mënjanë, pavarësisht se ndokush proteston. Për rrjedhojë oligarkia politike vazhdon të grabitë sistemin bankar, ose pasuri të tjera publike, dhe pse jo edhe Universitetin të cilin për shkak të karakteristikave të veҫanta që ka mund ta përdorë edhe për nevojat e veta fiziologjike. Mos ma keqkuptoni këtë të fundit: e kam fjalën për numrin e pafund të analfabetëve funksionalë që dekorojnë zyrat e shtetit tonë, për politikanë, dhe ca të tjerë kryesisht shqiptarë, që zbukurimin e injorancës së tyre me diploma dhe doktoratura fallco e kanë të domosdoshme si nevojën fiziologjike.

Shpresoja unë njëherë se do mundej dikush nga ata profesorët e mëdhenj, ndonjëri nga ata intelektualët, se do e thoshte të vërtetën e Universitetit tonë herët a vonë, por më kot. Se në prostutituimin e Universitetit shqiptar nuk marrin pjesë vetëm politikanët, jo vetëm maskarenjtë që shesin provimet, që shantazhojnë, ose kriminelët që dhunojnë dinjitetin e vajzave tona, janë edhe këta intelektualët që vazhdojnë të rrinë me gojën mbyllur, këta të heshturit. Kështu ndërmjet të gjithë maskarejnve, kriminelëve dhe të heshturve, është bërë një pjesëmarrje masive ku pak kush shpëton pa qenë fajtor, një pakt mafjoz dhe solidar tradhëtarësh, ku të gjithë përfitojnë. Përgjegjësia është e të zotit të punës, e profesionistit, e profesorit dhe drejtuesve të Ministrisë dhe politikës, të gjithë e dinin se ҫfarë pislleku dhe padrejtësie po ndodhte, si po del tani sheshit nga protestat, por e mbanin gojën të mbyllur. Edhe për ngrohjen po, se deri aty ka arritur babëzia e vjedhjes në bashkëpunim, po është edhe më rëndë: ata studentë, ata bijtë tanë, motrat e vëllezërit tanë, janë po aq të varfër e të drobitur, sa të kequshqyer e të pashpresë për të ardhmen e tyre, e dinë se pavarësisht mundimit, diplomat e tyre nuk do pinë ujë askund në botë, nëse gjërat nuk ndryshojnë njëherë e mirë.

Ndërkohë që studenti shqiptar duhet të vendosë ndërmjet byrekut dhe librit, gjykatës, prokurorë, policë e nëpunës përgjegjës, nuk reagojnë fare, pak rëndësi ka se ndonjë profesor akuzohet me emër e mbiemër, foto e video, në mes të Tiranës për dhunime e favore korruptive, duke lënë të kuptohet se shumica prej tyre janë produkt i këtij skandali, që nuk do të kalojë pa lënë një plagë në historinë e kombit tonë.

Ata studentë që protestojnë janë të paktë në numër mbase, por janë ajka e kombit, ata duhen përqafuar nga të gjithë qytetarët me dy pare mend, duhen inkurajuar e mbrojtur nga oligarkia politike, nga profesorët e tyre dhe nga injorantët e servilët që janë me shumicë tashmë në shërbimet publike. Ajo pakicë e vogël që proteston është një iluzion që ka pushtuar zemrat e sinqerta të atyre pak njerëzve të qytetëruar e të ndershëm që nuk ja kanë mbathur, ndërkohë që përballë tyre janë qindra dhe mijëra gjeni të sajdisur me diploma e doktoratura, të bindur se qeveria ka për detyrë të ofrojë vetëm dialog dhe asgjë më shumë.

 

 

 

Next Post
Ndryshon mosha e daljes në pension për gratë dhe vitet e vjetërsisë në punë për burrat

Ligji i ri/ Si do të jetë shtesa e re e pensioneve, ja kategoritë që përfitojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In