Universiteti i Arizonës ka përgënjeshtruar shkresën e senatorëve të Universitetit të Prishtinës drejtuar Këshillit Drejtues, në dy nga arsyet që do të duhej të çonin në shkarkimin e rektorit Ramadan Zejnullahu, shkruan Koha Ditore.
Stephen K. Batalden dhe Shahin Berisha, dy të ngarkuarit për partneritet midis Universitetit të Arizonës dhe atij Prishtinës, ua kanë drejtuar të enjten një letër Senatit të UP-së duke thënë se janë të pavërteta deklarimet se UP-ja ka dështuar në rrafshin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe në realizimin e projekteve zhvillimore bazuar në këtë bashkëpunim.
Në këtë letër, një kopje të së cilës e ka “Koha Ditore”, thuhet se karakterizimi negativ i punës së rektorit të UP-së, Ramadan Zejnullahu, në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar është jokorrekt dhe i papërshtatshëm.