• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kombëtarja serbe largohet pa incidente nga Shqipëria, serbët falenderojnë

by
09/10/2015 09:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth orës 03:00 të së premtes kombëtarja serbe e futbollit është larguar nga aeroporti i Rinasit për në Serbi.  Policia e Shtetit ka bërë të ditur se gjatë shoqërimit të autobusit, nga “Elbasan Arena” deri në aeroportin e Rinasit, nuk ka pasur asnjë incident. Mësohet se para se të largoheshin në drejtim të Rinasit, ambasadori i Serbisë në Tiranë, Miroljub Zariç dhe Shefi Sigurisë së Federatës Serbe, ish-gjeneral i Policisë Serbe, Milivoj Mirkov, kanë zhvilluar një takim falenderimi me Drejtorin e Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe Drejtorin e Përgjithshëm për Sigurinë, Altin Qato. Në këtë takim, Zariç ka falenderuar drejtuesit e Policisë së Shtetit për masat perfekte.

“I befasuar nga masat e Policisë Shqiptare. Plan masash dhe organizim e zbatim perfekt. Kam qenë në shumë vende, por masa të tilla nuk kam parë. Faleminderit për angazhimin tuaj personal mbrëmjen e djeshme të incidentit me autobusin, por masat e marra nga policia e bënë atë incident të izoluar e pa pasoja”, mësohet t’i ketë thënë Shefi Sigurisë së Federatës Serbe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Ndërkohë, Çako i është drejtuar zotit Milivoj Mirkov: “Unë e fitova ndeshjen time si polici. Si shqiptar keqardhje që humbëm. Angazhim e seriozitet i punonjësve të policisë për 48 orë rresht, mirënjohje e falënderim për ta. Falënderim edhe për tifozët për qytetarinë që treguan në shkallët e “Elbasan Arena”-s, por dhe jashtë tij. Bashkëpunuam me të gjitha agjencitë e zbatimit të ligjit. Punuam një muaj rresht për ta përmbyllur me sukses”.

Next Post

FOTOLAJM/ Edhe kapitenët qajnë, Cana në lot pas humbjes me Serbinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com