• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pas sulmeve të Berishës, Marsida Xhaferllari dorëhiqet nga trupa gjykuese

by S T
09/01/2025 18:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjyqtarja Marsida Xhaferllari ka dhënë dorëheqjen nga gjykimi për masën e sigurisë për kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezin.

Në letrën e dorëheqjes drejtuar kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçajt, Xhaferllari thekson se i ka qëndruar me përpikmëri punës së saj dhe në asnjë moment nuk është ndikuar nga faktorë të jashtëm apo dhe persona të tjerë më qëllim ndikimin në çështjen e Berishës dhe Malltezit.

“Në asnjë rast, asnjë familjar dhe asnjë person me lidhje të afërta me mua nuk ka tentuar të më ndikojë në ushtrimin e detyrës. Në kërkesë nuk ka asnjë provë që sugjeron një veprim specifik nga ana ime, por vetëm aludime subjektive të palëve të treta.

Deklaroj se nuk kam marrë pjesë në asnjë aktivitet politik të ndonjë partie apo shoqate me natyrë politike. Për më tepër, kujtoj se edhe Kuvendi i Republikës, me shumicën politike të asaj kohe, ka miratuar një rezolutë kundër anëtarësimit tim në Gjykatën Kushtetuese, gjë që tregon qëndrim të kundërt me atë që përfaqëson kërkuesi ose personat që ai përmend. Po ashtu, gjatë karrierës sime profesionale kam shërbyer edhe në administratën e lartë shtetërore, nën drejtimin e z. Sali Berisha, person i afërt me kërkuesin, çka mund të kishte krijuar dyshime të kundërta, nëse pranohen insinuatat për lidhje emocionale ose politike.

E kuptoj që insinuatat e natyrës politike mund të zënë vend në një shoqëri si e jona, dhe për këtë arsye i vlerësoj me kujdes. Kam dëshmuar gjithmonë qëndrime profesionale, dhe jam deklaruar hapur kur kam qenë në pakicë, duke dokumentuar në çdo rast mendimin tim, mbi të cilat mund të gjykohet objektivisht nga palët pjesëmarrëse në gjykim dhe nga çdo qytetar”, shkruan ajo ndër të tjera në kërkesën dorëzuar Zaçajt.

Sali Berisha ka kërkuar disa herë përjashtimin nga çështja e tij dhe të Malltezit të anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari.

Sipas tij, Xhaferllari nuk duhet të jetë pjesë e çështjes sepse është partnerja e Enkelejd Alibeaj, kundërshtar i tij politik.

Në dokumentin e dorëzua më herët nga Sali Berisha, i cili është marrë i pandehur nga SPAK për korrupsion, thuhej se gjyqtarja Marsida Xhaferllari s’mund të marrë pjesë në shqyrtimin e çështjes ndaj tij, pasi është në konflikt interesi përderisa është partnere e Enkelejd Alibeaj.

Alibej është i vetmi deputet nga radhët e opozitës që mori pjesë në Këshillin e Mandateve dhe votoi pro heqjes së mandatit për Sali Berishën, në kohën kur u kërkua nga Prokuroria e Posaçme.

Next Post
Ekstradimi i Dritan Rexhepit, Proda falenderon ambasadorin turk: Policia e Shtetit, e hapur për zgjerimin e bashkëpunimit

Ekstradimi i Dritan Rexhepit, Proda falenderon ambasadorin turk: Policia e Shtetit, e hapur për zgjerimin e bashkëpunimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Katari: Izraeli po pengon procesin e paqes në Gazë, duhet të tërhiqet

Katari: Izraeli po pengon procesin e paqes në Gazë, duhet të tërhiqet

August 4, 2026
Ebola bën kërdinë në Kongo, regjistrohen mbi 1700 viktima

Ebola bën kërdinë në Kongo, regjistrohen mbi 1700 viktima

August 4, 2026
Situatë e vështirë me zjarret në Mallakastër, evakuohet një familje, ndërhyjnë pesë repartet e zjarrfikësve

Situatë e vështirë me zjarret në Mallakastër, evakuohet një familje, ndërhyjnë pesë repartet e zjarrfikësve

August 4, 2026
Kontrolle në Durrës dhe Golem për zhurmën në lokale, në terren edhe policë italianë

Kontrolle në Durrës dhe Golem për zhurmën në lokale, në terren edhe policë italianë

August 4, 2026
“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Shansi i fundit për Iranin, më pas kapitullimi”, Trump lëshon ultimatumin, Amerikës i mbarojnë raketat

August 4, 2026
‘Kriza’ në Aeroportin e Vlorës, qeveria nis procedurat për zgjidhjen e kontratës

‘Kriza’ në Aeroportin e Vlorës, qeveria nis procedurat për zgjidhjen e kontratës

August 4, 2026
Paradoksi: Nafta u importua 136 dollarë/ton më lirë, por në pompa mbetet 214 lekë/litër

Paradoksi: Nafta u importua 136 dollarë/ton më lirë, por në pompa mbetet 214 lekë/litër

August 4, 2026
U shpall non-grata nga Shqipëria, reagon Halimi. Kam marrë pjesë në dy luftërat e UÇK. Isha në Shkodër dhe…

U shpall non-grata nga Shqipëria, reagon Halimi. Kam marrë pjesë në dy luftërat e UÇK. Isha në Shkodër dhe…

August 4, 2026
Lufta kaplon Rusinë, Ukraina i vë flakën Moskës, viktima në të dyja anët

Lufta kaplon Rusinë, Ukraina i vë flakën Moskës, viktima në të dyja anët

August 4, 2026
Shpërthen kondicioneri, digjet banesa dykatëshe në Fiershegan të Lushnjes

Shpërthen kondicioneri, digjet banesa dykatëshe në Fiershegan të Lushnjes

August 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com