• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Universitetet, shanset që kanë maturantët për të fituar në raundin e dytë

by Java News
07/09/2016 20:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kanë studiuar fort për tri vite a më shumë, shkëlqejnë edhe në provimet e maturës shtetërore, por nuk arrijnë të sigurojnë dot një vend në auditorin e universiteteve. Ky është handikapi që po mundon shumë maturantë garues për në universitete, të cilët dy ditë më parë e panë ID e tyre poshtë vijës së kuqe të fituesve në institucionet e arsimit të lartë publik.

E gjitha kjo, edhe sipas ekspertëve të arsimit, mësohet të ketë ardhur si pasojë e qindra kuotave të zëna nga nja “grusht maturantësh” ekselentë, të cilët kanë fituar të gjitha preferencat. Udhëzimi 13 i Ministrisë së Arsimit parashikon që nga e marta e javës që vjen deri më datë 20 shtator, ata të bëjnë zgjedhjen e tyre duke u regjistruar në një prej fakulteteve ku janë shpallur fitues.

Vetëm kjo gjë, do t’u hapë krah në një raund të dytë gare, që nis më 22 shtator, ish-maturantëve gjithashtu shumë të mirë, por që nuk kanë siguruar pikët e mjaftueshme për t’u shpallur fitues në degët e shumëkërkuara. Me shpalljen e listës finale, e më pas edhe vendeve të lira në fakultete, me laps në dorë, maturantët duhet të përllogarisin vetë pikët e tyre dhe t’i krahasojnë me pikët e fituesit të fundit të degëve që dëshirojnë të ndjekin. Kjo, në varësi jo vetëm të degës që ata duan, por edhe mundësive reale që kanë për ta fituar.

SISTEMI I PRANIMEVE

I pari vit i aplikimit të sistemit të ri të pranimeve, ku çdo gjë u lihej në dorë universiteteve, ka lënë shumë maturantë të zhgënjyer nga sistemi. Njësoj si një vit më parë, formula e pranimeve të reja këtë vit parashikonte që maturantët të rendisin në “Formularin e aplikimit në IAL” dhjetë degët e preferuara.

Por, ndryshe nga dhjetë vite më parë, aq sa funksionoi matura shtetërore, në raundin e parë të garës maturantët mund të shpallen fitues në më shumë se një degë, duke i lënë ato “pezull” për dy javë, deri në momentin që vendosin se ku dëshirojnë të regjistrohen. Këtu bëhet fjalë për nxënësit ekselentë, me notë mesatare mbi 9.5 e po aq edhe në provimet e fundit të maturës, të cilët rezultojnë të kenë fituar të dhjetë degët e mundshme që kanë caktuar në formularin e aplikimit në IAL.

Vetëm pas datës 20 shtator, datë kur fituesit kanë shprehur vullnetin e tyre në një degë, ciladoqoftë ajo, do të hapen vendet e lira për maturantët poshtë vijës së kuqe. Java që vjen është vendimtare edhe për ata që kanë fituar një degë më pak të preferuar. Ata duhet të vendosin nëse duhet të regjistrohen apo të vijojnë garën në raundin e dytë.

Çdo gjë do të jetë më e qartë në raundin e dytë. Sistemi i pranimeve u mundëson që në fazën tjetër ata të bëjnë një formular me të tjera preferenca, pasi të jenë konsultuar me universitetet. Kështu, nëse i bëjnë mirë llogaritë, ata mund të arrijnë të mos mbeten jashtë dyerve të fakultetit.

VENDET E LIRA

Sipas të dhënave të deritanishme, brenda të njëjtit universitet, shumë nxënës janë shpallur fitues në disa programe studimi. Ndonëse ende nuk mund të flitet me shifra, lista finale me përfundimin e regjistrimit të fituesve në një program studimi pritet të lërë bosh mbi 30% të vendeve në universitete.

Vetëm në Fakultetin e Ekonomisë, me kapacitet 1300 vende, në rast se regjistrohen të gjithë fituesit, mbeten bosh mbi 350 kuota. Mjekësia gjithashtu kishte 21 mijë kuota, por vetëm 7900 kandidatë, 880 prej të cilëve kanë fituar. Shumica prej tyre rezultojnë të kenë renditur të nëntë degët që ofron Universiteti i Mjekësisë.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe në universitetet e tjera. Kështu, ata që e kanë parë veten poshtë vijës së kuqe në listat e fituesve duhet të jenë optimistë për në fazën e dytë të garës, pasi shanset që të shpallen fitues janë shumë të mëdha. Rektorët u kërkojnë fituesve të bëjnë regjistrimin online në portalin e maturës shtetërore e më pas atë në fakultete.

ma.me

 

Next Post
Entuziazëm në mediat zvicerane pas vendimit të FIFA-s për yjet kosovarë

Entuziazëm në mediat zvicerane pas vendimit të FIFA-s për yjet kosovarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama mbledh Qeverinë në Pogradec. Më 7 shtator mbahet Asambleja që mund të ndryshojë kabinetin

Rama mbledh Qeverinë në Pogradec. Më 7 shtator mbahet Asambleja që mund të ndryshojë kabinetin

August 6, 2026
Alarm për bombë në stacionin e autobusëve në Prishtinë

Alarm për bombë në stacionin e autobusëve në Prishtinë

August 6, 2026
Vijon përhapja e zjarrit në Mallakastër, flakët drejt Vloshit, rikthehet ndërhyrja nga ajri

Vijon përhapja e zjarrit në Mallakastër, flakët drejt Vloshit, rikthehet ndërhyrja nga ajri

August 6, 2026
Ngërçi në formimin e institucioneve, SHBA thirrje liderëve politikë në Kosovë: Ka ardhur koha për progres dhe stabilitet

Ngërçi në formimin e institucioneve, SHBA thirrje liderëve politikë në Kosovë: Ka ardhur koha për progres dhe stabilitet

August 6, 2026
Vijon beteja me flakët në fshatrat e Fierit, rinis operacioni nga ajri për shuarjen e zjarrit

Vijon beteja me flakët në fshatrat e Fierit, rinis operacioni nga ajri për shuarjen e zjarrit

August 6, 2026
Si mund të përthithë një njeri, motori i avionit të ndaluar? IATA tregon çfarë ndodh

Lufta ndryshon turizmin/Konflikti në Lindjen e Mesme dëmton fluturimet dhe rrit kërkesën për Europën

August 6, 2026
VIDEO / Nufi ndan pamjet: Tre avionët zjarrfikës, investim strategjik për sigurinë e Shqipërisë

VIDEO / Nufi ndan pamjet: Tre avionët zjarrfikës, investim strategjik për sigurinë e Shqipërisë

August 6, 2026
UNICEF: Një fëmijë vritet përditë në Gaza, pavarësisht se ka armëpushim

UNICEF: Një fëmijë vritet përditë në Gaza, pavarësisht se ka armëpushim

August 6, 2026
Kasetofoni që u kthye në masakër! Zbardhet dosja e Hoxhës: Pas dy vëllezërve vrau edhe gruan e tij 19-vjeçare

Kasetofoni që u kthye në masakër! Zbardhet dosja e Hoxhës: Pas dy vëllezërve vrau edhe gruan e tij 19-vjeçare

August 6, 2026
Miratohet Traktati për Ekstradimet Shqipëri-SHBA/ Gjonaj: Do të garantohet bashkëpunim më efektiv në luftën kundër krimit!

Sinjali politik i ratifikimit nga SHBA me “procedurë të përshpejtuar” të marrëveshjes ushtarake me Shqipërinë

August 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com