• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Universitetet publike, ka edhe 5470 kuota të lira

by Java News
24/10/2016 08:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në universitetet publike vijojnë të jenë ende 5.470 kuota të paplotësuara. Kalvarit të regjistrimeve duket se po i vjen fundi, për shkak të kufizimit të MAS-it, që ka vënë si datë të fundit të regjistrimeve 27 tetorin, pasi kuotat bosh janë ende të shumta në numër, dhe pritet të mbeten edhe pas kësaj date.

Ndërkohë që nga drejtuesit e fakulteteve, dhe sidomos të atyre të degëve të preferuara, është ngritur si shqetësim ulja e cilësisë së maturantëve të cilët po regjistrohen nga ulja e vijës së kuqe. “Me zgjatjen e procesit të regjistrimeve, ka ndodhur një fenomen, që neve na ka ikur një kategori e maturantëve të mirë.

Shumë maturantë e kanë bërë zgjedhjen e tyre të nxituar, nën presionin dhe frikën se ndofta nuk do fitonin program tjetër. Po ajo që po ndodh është se, me zbritjen e vijës së kuqe po ulet edhe niveli i maturantëve”, – sqaroi dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Dhori Kule. Sa u përket kuotave të lira, numrin më të lartë të kuotave bosh e ka Universiteti i Tiranës, i cili vijon të ketë 1.416 kuota të paplotësuara. Po ashtu, edhe në universitetet e rretheve numri i kuotave është i lartë; në 6 universitetet e rretheve janë ende të lira 3.350 vende vakante.

Kuotat bosh & regjistrimi
Sot është afati i fundit i regjistrimeve për ata kandidatë që janë shpallur fitues nga ulja e vijës në datën 22 tetor, të cilët kanë afat edhe ditën e sotme, pra më datë 24 tetor që të regjistrohen. Në të gjitha universitetet pa përjashtim ka ende kuota të paplotësuara. Në Universitetin e Sporteve ka vetëm 1 kuotë të lirë, ndërkohë te Artet ka ende 45 kuota të lira, ku 12 kuota janë në Regji Filmi.

Po ashtu, në universitetet më të kërkuara, siç është Universiteti i Mjekësisë vijojnë të jenë të lira ende 170 kuota, dhe 1.416 kuota të lira janë në Universitetin e Tiranës, ku mbi 330 janë në Fakultetin e Ekonomisë, ndërsa Shkencat e Natyrës kanë 567 kuota të paplotësuara.

Formula e re e pranimeve në universitet “ndëshkon” degët e preferuara, si Informatikë Ekonomike, ku ka ende 54 kuota të lira, apo Ekonomiks, ku janë 70, ndërsa degët si Gjuhë e Huaj Ruse dhe ajo Turke kanë vetëm 3 dhe 5 kuota të lira. Edhe në Universitetin Politeknik janë ende bosh një numër shumë i lartë kuotash, plot 707 kuota të lira.

Në këtë universitet, degët e Inxhinierisë kjo formulë e re pranimi çuditërisht i ka kthyer në degët më pak të preferuara. Pasi dega Inxhinieri Ndërtimi vijon të ketë 53 kuota të lira, nga 100 kuota pranimi në total, pra janë regjistruar më pak se 50% e kandidatëve.

Në Universitetin Bujqësor janë të lira 309 vende, në universitetet e rretheve janë në total 3.350 kuota të lira, ku 438 kuota janë në Universitetin e Durrësit, 642 vende bosh janë në Universitetin e Gjirokastrës, 416 kuota bosh janë në Universitetin e Korçës, në Vlorë ka ende 554 kuota të lira, Universiteti i Shkodrës ka 586 kuota të lira, po ashtu edhe në Universitetin e Elbasanit janë plot 714 kuota të paplotësuara.

Në tabelat bashkëngjitur shkrimit gjeni maturantët fitues në Fakultetin e Ekonomisë, të cilët duhet të regjistrohen brenda datës 24 tetor 2016. Po ashtu janë edhe kuotat e lira për çdo program studimi në 12 universitetet publike.
BW/d.i.

Next Post
Merkel “në presion” nga partia për t’u rikandiduar për kancelare

Merkel “në presion” nga partia për t’u rikandiduar për kancelare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E dënuar me 10 vjet burg në Gjermani për drogë, kapet 19-vjeçarja në Tiranë

E dënuar me 10 vjet burg në Gjermani për drogë, kapet 19-vjeçarja në Tiranë

March 2, 2026
Bilanci tragjik i përshkallëzimit, harta e viktimave në Lindjen e Mesme pas sulmeve të fundit

Bilanci tragjik i përshkallëzimit, harta e viktimave në Lindjen e Mesme pas sulmeve të fundit

March 2, 2026
Rrëzohet avioni luftarak në Kuvajt pranë bazës ajrore amerikane

Rrëzohet avioni luftarak në Kuvajt pranë bazës ajrore amerikane

March 2, 2026
Ambasada franceze reagon ashpër ndaj PD: Nuk mund ta injoronit faktin se ‘Vila 31’ është rezidencë për artistët e huaj!

Historia hipokrite (e vonuar) e Sali Berishës që shkon të djegë Enverin pas 30 vitesh

March 2, 2026
Digjen dy automjete pas mesnate, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Digjen dy automjete pas mesnate, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

March 2, 2026
Vrasja e Khameneit, precedentët historikë dhe debati mbi ligjshmërinë e eliminimit të liderëve të huaj

Vrasja e Khameneit, precedentët historikë dhe debati mbi ligjshmërinë e eliminimit të liderëve të huaj

March 2, 2026
Godinat te “5 Maji” gati për të prekurit nga tërmeti, Veliaj: Të ndëshkojmë ata që pengojnë punën

Kredia për prona e dhënë po i afrohet vlerës së pesë miliardë eurove

March 2, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

March 2, 2026
Shuhet në moshën 79-vjeçare Mane Lumani, një nga shtyllat e “4 Parodistëve të Vlorës”

Shuhet në moshën 79-vjeçare Mane Lumani, një nga shtyllat e “4 Parodistëve të Vlorës”

March 2, 2026
Valë e re sulmesh nga Teherani, 31 viktima në Liban, alarm në Izrael dhe Gjirin Persik

Valë e re sulmesh nga Teherani, 31 viktima në Liban, alarm në Izrael dhe Gjirin Persik

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In