• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Universitetet nisin procesin akademik në nëntor, ja si do të zhvillohen leksionet dhe seminaret

by Ardit Rada
21/09/2020 16:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në javën e parë të nëntorit do të nisë procesi akademik në universitetin e Tiranës.

Nën prezencën e covid 19 edhe viti akademik në universitet do të përshtatet me situatën. Në intervistën e parë dhënë për “News24”,  në zyrën e rektorit të Universitetit të Tiranës, profesor Artan Hoxha thotë se po përballet me disa sfida.

E para është mbarëvajtja dhe përfundimi i vitit aktual akademik, e dyta planifikimi i vitit te ri dhe sfida e  tretë, pranimet e reja në Universitetin e Tiranës.

“Për shkak të pandemisë, ka kaluar afati ligjor i tij, por ne po përgatitemi për fillimin e vitit të ri akademik, që do të jetë nga java e parë e nëntorit, sipas përcaktimit të Minstrisë së Arsimit.

Përgatitjet për mirëpritjen e studentëve dhe ecurinë e mësimit kane filluar teksa ndiqet me vëmendje  ecuria e Covid-19. Universiteti i Tiranës ka vendosur të kombinojë mësimin në klasa me atë online.

Rektori thotë se specialistet janë duke krijuar platformen online për të gjithë studentët dhe pedagogët e Universitetit te Tiranës. Leksionet online do të kombinohen me mësimin fizik, por me pak studentë do të ndjekin seminaret dhe praktikat mësimore në auditore.

“Ne do përpiqemi maksimalisht të përdorim auditorin dhe ta kombinojmë me leksione online, për këtë po përgatitemi, që të kemi një platforme online të universitetit, të mos përdorim më programe të ndryshme, po trajnojmë IT dhe do bëjmë të mundur që UT,fillimin e vitit të ri ta ketë në një platformë lehtësisht te përdormshme për pedagogë.

I pyetur për ecurinë e regjistrimeve rektori i Universitetit të Tiranës bën me dije se mesatarja 7.5  në degët e mësuesisë po rrezikon mbylljen e disa degëve tek fakulteti i gjuhëve të huaja.

Nuk ka diferenca të mëdha krahasuar me regjistrimet e një viti më parë, por ajo që shqetëson rektorin është fakti që rusishtja ka të regjistruar vetëm një student ndërsa greqishtja vetëm tre deri më sot.

Pavarësisht shifrave dekurajuese, rektori Hoxha shpreson se këto degë do ia dalin të qëndrojnë hapur pasi do të ketë regjistrime në raundet në vijim.

Rektori i UT Artan Hoxha thekson deri më sot nuk janë raportuar studentë apo pedagogë të infektuar me Covid brenda Universitetit të Tiranës.

Ai siguron se në rast se identifikohen raste të tilla, atëherë do të merren masa të menjëhershme.

/e.rr

Next Post
Gara në Bankën e Shqipërisë, cilat janë tri gratë që kërkojnë të zëvendësojnë  Arben Malajn

Gara në Bankën e Shqipërisë, cilat janë tri gratë që kërkojnë të zëvendësojnë Arben Malajn

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

October 29, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

October 29, 2026
Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

October 29, 2026
Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

October 29, 2026
VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

October 29, 2026
“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

October 29, 2026
Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Manjani: Guvernatori duhet mbrojtur nga qeveria, jo nga drejtësia

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In