• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Universitetet, nis ulja e vijës së kuqe për regjistrimet

by Java News
17/10/2016 08:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbrëmja e djeshme ka qenë shansi i fundit i regjistrimit për kandidatët e shpallur fitues në fazën e dytë të aplikimit në universitet. Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, atyre maturantëve që nuk janë regjistruar brenda datës 16 tetor, degët ku janë shpallur fitues do iu fshihen automatikisht nga sistemi. Ata do kenë mundësi të vijojnë garën për preferencat e tjera me uljen e vijës së kuqe. Nënfaza e parë e spostimit të vijës së kuqe nis sot, pra 48-orëshi i parë i regjistrimeve është 17-18 nëntor, duke iu dhënë mundësi atyre maturantëve që janë poshtë vijës që të regjistrohen në kuotat e paplotësuara. Maturantët i bëjnë verifikimet se sa afër vijës së kuqe janë nëpërmjet sistemin online klasifikimi.ualbania.rash.al. Në këtë portal ata mund të hynë vetëm nëpërmjet ID-së së tyre. Sipas ndryshimit të udhëzimit të MAS-it, nëse edhe në nënfazën tjetër, pra në datat 19-20 tetor, do mbeten vende të lira, regjistrimi do vijojë deri më datë 27 tetor 2016 për të plotësuar të gjitha kuotat e pranimit.

Fazat e regjistrimit

Sot pritet që, të gjithë kandidatët që do përfitojnë nga ulja e vijës së kuqe të sinjalizohen nga sistemi online i klasifikimit. Kandidatët të cilëve preferencat u kanë ndryshuar ngjyrë, pasi me vendet e lira ata janë shpallur fitues, tashmë kanë mundësi që të regjistrohen në sekretaritë mësimore të fakulteteve përkatëse.

Në udhëzimin nr.24/1, datë 12 tetor, përcaktohet se:

“Kandidatët që nuk janë regjistruar brenda datës 16 tetor, humbin të drejtën për t’u regjistruar në fazat e mëtejshme të parashikuara më poshtë në programet e studimit ku ata rezultonin fitues gjatë raundit të dytë. Pas mbylljes së regjistrimeve të raundit të dytë, në datat 17-18 tetor 2016, sekretaritë mësimore të universiteteve do të regjistrojnë, online dhe me dokumentacion, kandidatët sipas listave, pas zbritjes së vijës së fituesit të fundit. Kandidatët që rezultojnë fitues në këtë fazë dhe nuk regjistrohen, humbin të drejtën e regjistrimit në fazat e mëpasshme të konkurrimit për programet e studimit ku ata rezultonin fitues në këtë fazë.

Në datat 19-20 tetor 2016, sekretaritë mësimore do të regjistrojnë, online dhe me dokumentacion, konform numrit të kuotave të parashikuara për programin përkatës të studimit, kandidatët që rezultojnë fitues pas zbritjes së vijës së fituesit të fundit të fazës pararendëse, dhe për shkak të mosregjistrimit gjatë kësaj faze, brenda datës 18 tetor, kandidatët e tjerë pararendës fitues, duke respektuar renditjen në listat e fituesve të raundit të dytë. Në rast se konstatohen kuota të paplotësuara edhe mbas datës 20 tetor 2016, procesi i regjistrimeve online dhe me dokumentacion, vijon me faza 48-orëshe, konform numrit të kuotave të parashikuara për programin përkatës të studimit dhe duke respektuar renditjen në listat e fituesve të raundit të dytë. Këto faza vijojnë deri në plotësimin e kuotave të parashikuara, deri në datën 27 tetor 2016. Në çdo fazë regjistrohen kandidatët që rezultojnë fitues pas zbritjes së vijës së fituesit të fundit të fazës pararendëse për shkak të mosregjistrimit gjatë kësaj të fundit. Kandidatët nuk mund të regjistrohen në më shumë se një program studimi”.

BW/d.i.

 

Next Post
Prokuroria kërkon 6 vjet burg për ish-drejtorin e INUV, Florenc Hoxha

Prokuroria kërkon 6 vjet burg për ish-drejtorin e INUV, Florenc Hoxha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e sotme me kthjellime e vranësira kalimtare, rriten temperaturat

Dita e sotme me kthjellime e vranësira kalimtare, rriten temperaturat

February 23, 2026
Protesta para Kryeministrisë, procedohet nga policia Adriatik Lapaj: Zaptoi hapësirën publike

Çfarë pret Adriatik Lapaj?

February 23, 2026
4 marsi afati i fundit! Kurti nis konsultimet me opozitën, a ka marrëveshje për Presidentin?

4 marsi afati i fundit! Kurti nis konsultimet me opozitën, a ka marrëveshje për Presidentin?

February 23, 2026
Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Fati i drejtuesve të UÇK, Basha: Rama tërhoqi vëmendjen e Trump. Aty nuk po jepet drejtësi, po përbaltet lufta e mbuluar me gjak

February 23, 2026
Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In