• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Prokuroria kërkon 6 vjet burg për ish-drejtorin e INUV, Florenc Hoxha

by Java News
17/10/2016 08:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar në total 34 vite burg për 17 ish-inspektorë të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Vendor të Bashkisë Tiranë. Mes të pandehurve është edhe ish–drejtuesi Florenc Hoxha. Sipas organit të akuzës, të gjithë këta persona akuzohen për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Vetëm për Hoxhën, Prokuroria ka kërkuar 6 vite burg si dhe heqjen e së drejtës për të ushtruar detyra publike për tri vite. Ndërsa për 16 vartësit e tij prokuroria ka kërkuar heqjen e së drejtës për të ushtruar detyra publike për një vit. Mësohet se 17 të pandehurit kanë pranuar gjykimin e shkurtuar, ndaj në rast dënimi nga gjykata ata përfitojnë uljen e dënimit me një të tretën. Sipas Prokurorisë së Tiranës, thuhet se është e provuar se Florenc Hoxha ka shpërdoruar detyrën në 531 raste. Ndërsa, vartësit e tij kanë shpërdoruar detyrën gjithsej 690 herë. Sipas hetuesve të çështjes, ka rezultuar se këta persona kanë lejuar ndërtimet e paligjshme në të gjitha zonat e kryeqytetit, duke pasur dijeni lidhur me këtë fakt.

Hetimet

Hetimi lidhur me këtë çështje përfshin periudhën korrik 2012-dhjetor 2013. Mësohet se kallëzimi është bërë nga IKMT-ja dhe hetimet mbi shkeljet e tyre janë ndjekur më pas nga njësia Task-Forcë e Prokurorisë së Tiranës. Ndërkaq, në dosje thuhet se “është proceduar me vendime pezullimi dhe gjoba për shkeljet e konstatuara, por në asnjë rast nuk është proceduar me vendim për prishje të objekteve të ndërtuara pa leje.

Për ndërtimet pa leje, që INUV-i ka konstatuar dhe ka proceduar me vendim pezullimi, rezulton se pavarësisht kësaj vendimmarrjeje, ndërtimet janë përfunduar. Lidhur me mbajtjen e këtyre akteve nga INUV-i, hetimi ka provuar gjithashtu se nga deklarimet e personave ndaj të cilëve tregojnë rrethana të dobishme për hetimin, rezulton se këto subjekte nuk kanë marrë dijeni, duke iu mohuar të drejtën e ankimit në rrugë administrative dhe në gjykatë. Në disa raste këto gjoba janë kthyer në titull ekzekutiv pa dijeninë e subjekteve ndaj të cilëve është proceduar”.

BW/d.i.

Next Post
Ekspertiza, katër prova që përjashtojnë vetëvrasjen e Besnik Pudjes

Vrasja në Shëngjergj, dyshohet edhe për dy pjesëmarrës të tjerë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, sulmohet anija teksa kalonte pranë Omanit, ja për çfarë dyshohet

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, sulmohet anija teksa kalonte pranë Omanit, ja për çfarë dyshohet

August 8, 2026
Arsenali bën goditjen e merkatos, rrëmben Bruno Guimarres nga Njukasëlli për 87 mln euro!

Arsenali bën goditjen e merkatos, rrëmben Bruno Guimarres nga Njukasëlli për 87 mln euro!

August 8, 2026
Kreu i Forcave të Armatosura të SHBA-ve i kërkon Trump tërheqje ushtarake nga Irani! Frika nga një përshkallëzim, mungesa e municioneve dhe…

Kreu i Forcave të Armatosura të SHBA-ve i kërkon Trump tërheqje ushtarake nga Irani! Frika nga një përshkallëzim, mungesa e municioneve dhe…

August 8, 2026
Detaje tronditëse nga vrasja, autori dhe viktima ishin shokë, i arratisuri me precedentë! Zbulohet FOTO e viktimës, ende i panjohur motivi

Detaje tronditëse nga vrasja, autori dhe viktima ishin shokë, i arratisuri me precedentë! Zbulohet FOTO e viktimës, ende i panjohur motivi

August 8, 2026
Vrasja e ushtarakut në Korçë, identifikohet autori i krimit, Policia vihet në ndjekje! Sekuestrohen kamerat e bizneseve, pistat e dyshuara (FOTO)

Vrasja e ushtarakut në Korçë, identifikohet autori i krimit, Policia vihet në ndjekje! Sekuestrohen kamerat e bizneseve, pistat e dyshuara (FOTO)

August 8, 2026
Zjarr i madh në pyjet e Fushë-Krujës, flakët shumë pranë banesave dhe spitalit!

Zjarr i madh në pyjet e Fushë-Krujës, flakët shumë pranë banesave dhe spitalit!

August 8, 2026
Plagoset me armë një 33-vjeçar në Korçë, shkak sherri i çastit

EMRI/ Zbardhen detajet e vrasjes në Korçë, viktima ushtarak! Autori e ndoqi me kallash, pas krimit u arratis

August 8, 2026
Njihet si i besuari i presidentit, Senati zgjedh avokatin e Trump si Prokuror të Përgjithshëm!

Njihet si i besuari i presidentit, Senati zgjedh avokatin e Trump si Prokuror të Përgjithshëm!

August 8, 2026
“Besa s’ka lidhje me sorrat dhe korbat”, Rama: Të vijnë për dorëheqje poshtë penxheres sime deri në 2029-ën!

Monitorimi i trafikut rrugor / Do të aktivizohen kamerat, Rama apel drejtuesve: Respektoni rregullat

August 8, 2026
Pese të vrarë dhe dy të plagosur në më pak se 24 orë (pa përmendur dy qentë)

Të shtëna me armë në Korçë, dyshohet për një viktimë

August 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com