• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Universitetet, ja cilat janë mundësitë për të qenë fitues

by Java News
29/08/2018 21:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Disa orë pas shpalljes së fituesve në universitete, ajo që e mundon më tepër shumicën e kandidatëve është pyetja: A e kap dot këtë degë me këtë renditje që kam?! Ndërkohë, nuk mungojnë dhe ata që janë në dilemë midis dy profileve dhe kërkojnë ndihmën e familjes e të njohurve. Nëse zgjedhin që tani, shpejtojnë e shkojnë në zgjedhje të gabuar.

Nëse presin, rrezikojnë dhe ato degë, pasi po nuk u regjistruan në fazën e parë, profili lihet automatikisht i lirë duke i kaluar një tjetri që ndodhet poshtë vizës së kuqe. E vetmja gjë që thotë udhëzimi i pranimeve në universitet është ndjekja e ecurisë së pranimeve pas çdo faze. Por, vetëm kandidati është ai që duhet ta gjejë të mesmen e artë, kohën sa duhet të presë për “zgjedhjen inteligjente”.

Përvoja me maturantët e viteve të shkuara, të pranuar me sistemin e ri, ka treguar që padurimi është gabimi më i madh që ata bëjnë. Nga frika e mosshpalljes fitues në degën që duan, ata regjistrohen direkt në një tjetër degë më pak të preferuar. Gabimi kuptohet pas pak fazash, kur vënë re që me pikët që kishin mund të kishin kapur degën në fjalë. Për të mbetur te pikët, një tjetër gabim është pretendimi.

Kandidati i njëmijtë në radhë (shembull) për një vend te Mjekësia e Përgjithshme nuk mund të presë pambarimisht për të qenë fitues aty, në një kohë që janë vetëm 260 vende. Edhe në rastin hipotetik, sikur të regjistrohen vetëm pak studentë në fazat e para, viza e kuqe nuk do të ulet kurrë aq poshtë. ILUSTRIMI Përpos këshillave praktike, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ka postuar në rrjete sociale një video ilustruese me hapat teknikë që duhet të ndjekë çdo kandidat për të parë nëse është fitues apo jo.

Futja e ID-së së maturantit është veprimi i parë që siguron akses në faqen e Ualbania për një kandidat për shkollë të lartë, për t’iu shfaqur më pas të dhjetë degët që ka renditur në formularin A2, të ngjyrosura. Ashtu si semafori, e gjelbra është sinjali pozitiv, e kuqja tregon që nuk jeni fitues. Çfarë duhet të bëjë tani aplikanti? Krahas degëve dhe pikëve të grumbulluara, ka disa kolona që tregojnë rendin aktual në klasifikim dhe kuotat në fazën e ardhshme.

I vetmi shans për t’u hapur vende të lira është që fituesit në ato degë që ka renditur kandidati të regjistrohen në degë të tjera. Vetëm në rast se lirohen po aq kuota sa dhe rendi i kandidatit në klasifikim, hapet drita jeshile për këtë të fundit.

Sistemi i u-albania sinjalizon ngjyrosjen e degës me ngjyrë të verdhë, çka nënkupton se në fazën pasuese, kandidati, po të dëshirojë, mund të shkojë të regjistrohet. Pas këtij procesi, të gjitha preferencat e tjera në sistem shfaqen me ngjyrë gri. Nesër nis faza e parë e regjistrimeve në sekretaritë e fakulteteve, me shtatë faza 48-orëshe, deri në datën 12 shtator. /panorama

ma.me

Next Post
Doni të studioni në SHBA? Ambasada amerikane nxjerr udhëzimet

Doni të studioni në SHBA? Ambasada amerikane nxjerr udhëzimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Akademia e Shkencave mban ceremoni solemne në nderim të Luan Omarit, homazhe për akademikun 101-vjeçar

Akademia e Shkencave mban ceremoni solemne në nderim të Luan Omarit, homazhe për akademikun 101-vjeçar

October 30, 2026
Tentoi të hynte në Shqipëri, kapet në Morinë turku i shpallur në kërkim për vrasje në Shkup

Tentoi të hynte në Shqipëri, kapet në Morinë turku i shpallur në kërkim për vrasje në Shkup

October 30, 2026
‘Strehimi social’, si ndahen shtëpitë dhe qiratë. Kush përfiton me ligjin e ri

EMRAT/ Kush janë 1,737 fituesit e kredive për strehim nga Bashkia Tiranë? Zbulohet lista!

October 30, 2026
U bënte fotografi linjave hekurudhore, arrestohet në Poloni 55-vjeçari rus i dyshuar për spiunazh dhe sabotim

U bënte fotografi linjave hekurudhore, arrestohet në Poloni 55-vjeçari rus i dyshuar për spiunazh dhe sabotim

October 30, 2026
Taksë për shtëpitë bosh: 1 në 5 banesa me konsum zero energjie! Po ndërtuesit që i mbajnë pa shitur?

Taksë për shtëpitë bosh: 1 në 5 banesa me konsum zero energjie! Po ndërtuesit që i mbajnë pa shitur?

October 30, 2026
Aksidenti hekurudhor në Spanjë, raporti: Treni po udhëtonte me 160 km/orë kur u përplas me trenin e palëvizshëm

Aksidenti hekurudhor në Spanjë, raporti: Treni po udhëtonte me 160 km/orë kur u përplas me trenin e palëvizshëm

October 30, 2026
Makina përplas turmën gjatë festës së Halloween-it në New York, plagosen gjashtë persona, mes tyre tre fëmijë

Makina përplas turmën gjatë festës së Halloween-it në New York, plagosen gjashtë persona, mes tyre tre fëmijë

October 30, 2026
Kontrollet në zyra dhe arrestimi i gazetarit të tyre, gazeta ruse njofton mbylljen: Shkak presioni nga autoritetet

Kontrollet në zyra dhe arrestimi i gazetarit të tyre, gazeta ruse njofton mbylljen: Shkak presioni nga autoritetet

October 30, 2026
Rrëzimi i helikopterit italian në Bosnje, shkak dyshohet një defekt teknik, një nga helikat mund të jetë bllokuar

Rrëzimi i helikopterit italian në Bosnje, shkak dyshohet një defekt teknik, një nga helikat mund të jetë bllokuar

October 30, 2026
288,000 ton naftë ruse, 7 cisterna lundrojnë drejt SHBA-së pas marrëveshjes së Trump me Putin

288,000 ton naftë ruse, 7 cisterna lundrojnë drejt SHBA-së pas marrëveshjes së Trump me Putin

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In