• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Unioni gjermano-shqiptar jep 100 bursa për studentet femra

by A R
25/03/2016 12:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Unioni i bizneseve gjermano-shqiptare në Gjermani ka dhënë 100 bursa për studentet femra të Universitetit të Prishtinës, si dhe disa bursa për studentet e Luginës së Preshevës dhe të Maqedonisë.

Kryetari i këtij Unioni, Nazmi Viqa, tha se “Unioni i bizneseve shqiptaro-gjermane në Gjermani për studentet shqiptare ka ndarë 100 bursa me vlerë prej 120 mijë euro. Përfituese të këtyre bursave janë edhe studentet që vijnë nga Lugina e Preshevës dhe Maqedonia”.

“Duke i ditur vështirësitë e shumta që i kanë vajzat shqiptare për shkollim në Kosovë dhe duke pasur parasysh gjendjen e fëmijëve tanë, që shkollohen në universitete gjermane dhe përgjithësisht nëpër Evropë edhe në tërë botën e zhvilluar, dëshirojmë t’iu krijojmë kushte përafërsisht të njëjta si fëmijëve tanë së paku në planin financiar”, nënvizoi Viqa.

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami u shpreh se “sot kemi një shembull shumë të mirë të ndihmës që mund të japin bizneset në edukimin e rinisë sonë dhe ky është një prej shembujve më të mirë se si mund të ndihmohet zhvillimi i vendit tonë duke e zhvilluar dhe duke mbështetur studentët tanë në studimet akademike, në ndërtimin e personaliteteve të veta dhe në kontributin që duhet t’i japin Kosovës në zhvillimin ekonomik”.

“Shembulli i Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane është një shembull me dy domethënie: e para biznesmenë të suksesshëm në cilindo vend të Bashkimit Evropian mund të tregohen të suksesshëm por kemi edhe njerëz që donë vendin, që e kanë ndjenjën e atdhedashurisë dhe që janë në gjendje që një pjesë të fitimit të bizneseve të veta ta investojnë aty ku është më e rëndësishmja pra tek rinia, tek vajzat tona”, tha ministri Bajrami.

Përfaqësuesi i këtij Unioni, Vllaznim Kelmendi, theksoi se “ne do të vazhdojmë me vazhdimin e bursave, prandaj falënderojmë të gjithë anëtarët e kryesisë së Unionit edhe anëtarët që na kanë përkrahur”

Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane vitin e kaluar ka ndarë 35 bursa.

Next Post

Takimet on- line, a ja vlejnë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
Deklaratat për armatosjen e Serbisë dhe akuzat për plane sulmi/ Presidenti kroat dhe Vuçiç përplasen në distancë

Deklaratat për armatosjen e Serbisë dhe akuzat për plane sulmi/ Presidenti kroat dhe Vuçiç përplasen në distancë

March 15, 2026
Zgjerohet harta arkeologjike e Shkodrës, zona “A” e Bushatit shpallet pasuri kulturore

Zgjerohet harta arkeologjike e Shkodrës, zona “A” e Bushatit shpallet pasuri kulturore

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In