• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Politikë

Uniformat e policisë/Ish drejtoresha Naqellari: Më mbajtën në burg pa të drejtë! Kushtetuesja i rrëzon pretendimet

by Java News
09/04/2022 21:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Afera me uniformat e policisë, ish drejtoresha Edlira Naqellari: Më

Nga Adriatik Doçi

Ish-drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari, e arrestuar për korrupsion me tenderin për uniformat e Policisë së Shtetit si dhe e dënuar me një vit burg, është ankuar pranë Gjykatës Kushtetuese për arrestim dhe mbajtje në burg në mënyrë të padrejtë. Në 8 shkurt të vitit 2022, zonja Naqellari i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, duke i kërkuar rrëzimin e të gjitha vendimeve për arrestimin dhe mbajtjen e saj në izolim. Një muaj më pas, Naqellari doli nga burgu, por vetëm pasi vuajti dënimin për veprën penale të shkeljet së barazisë në tendera.

Konkretisht, Edlira Naqellari ka kërkuar rrëzimin e vendimit të datës 12 korrik 2021, të Gjykatës së Posaçme, e cila ka pranuar kërkesën e SPAK për ta arrestuar dhe lënë me masën arrest me burg. Naqellari ka kërkuar rrëzimin vendimit të 30 korrikut 2021 të Gjykatës së Posaçme të Apelit, e cila la në fuqi vendimin e shkallës së parë. Kërkoi gjithashtu rrëzimin e vendimit të Gjykatës së Lartë të datës 9 nëntor 2021 e cila rrëzoi vendimin e Apelit dhe ktheu çështjen për masën e sigurisë së ish drejtoreshës po në Gjykatën e Apelit, me një tjetër trupë gjykues.

Edlira Naqellari ka pretenduar se gjykatat, në vendimet e tyre, nuk kanë përcaktuar kohëzgjatjen e masës së sigurimit personal, çka sipas saj sjell pavlefshmëri të vendimeve për izolimin e saj në burg. Sipas saj edhe SPAK nuk ka ngritur si pretendim rrezikun e largimit të saj, ky element është shtuar në vendimin e gjykatës. Naqellari ka pohuar se Gjykata e Lartë ka konstatuar se gjykatat e tjera nuk kanë dhënë arsye të mjaftueshme se përse masa e arrestit në burg ishte masa më e përshtatshme në rastin e saj. Megjithatë, Naqellari, ka shtuar se Gjykata e Lartë nuk e ka ndërprerë këtë gjendje paligjshmërie, duke kthyer çështjen në Apel, ndërsa ajo vijonte të qëndronte në burg.

Gjykata Kushtetuese nuk e ka pranuar kërkesën e Edlira Naqellarit me arsyetimin se ish drejtoresha nuk i ka shteruar ende të gjitha shkallët e gjyqësorit, pasi çështja e arrestimit dhe mbajtjes së saj në burg, është aktualisht në Gjykatën e Posaçme të Apelit. “Për sa më lart, në kushtet kur çështja është kthyer për rigjykim dhe procedurat gjyqësore për shqyrtimin e saj nuk kanë përfunduar në gjykatat e juridiksionit të zakonshëm, Kolegji vëren se kërkuesja ka ende mjete ligjore në dispozicion për të paraqitur pretendimet e saj për të drejtat që pretendon se i janë shkelur”, thuhet në vendim.

Megjithatë, Edlira Naqellari e vuajtur dënimin dhe u liruar nga burgu në 10 mars të vitit 2022.  Tenderi i uniformave është dhënë në kohën kur ministër i Brendshëm ishte Sandër Lleshaj, ndërsa abuzimi është kallëzuar në SPAK nga ish-deputeti Myslim Murrizi në vitin 2020.

Procedurat e tenderimit nisën që në 2019-ën dhe sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi, tenderi duhet të ishte i ndarë në tre pjesë të ndryshme, duke filluar më uniformat, këpucët dhe shpërndarja. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në Ministrinë e Brendshme ka bërë bashkimin e të tre këtyre pjesëve në vetëm një të tillë, çfarë ka çuar deri në rritje të çmimit, ulje të sasisë së materialeve dhe reduktim të cilësisë.

Fituesi i tenderin me vlerë 2.8 miliardë lekë, që ishte bashkimi i 4 operatorëve ekonomik, një kompani shqiptare “D&E shpk”  dhe 3 kompanive të huaja “Summer Conf s.r.l”, kompania “Lovers s.r.l”  dhe kompania YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN. TIC., kishte mangësi në plotësimin e dokumentacionit, ndërsa janë skualifikuar kompani që kanë ofruar çmime më konkurruese.

Kujtojmë se SPAK mësyu në Ministrinë e Brendshme më 10  korrik 2021, ku u arrestuan ish-drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruar Edlira Naqellari bashkë me 8 ish-zyrtarët e tjerë. Dy zyrtarë u kthyen në bashkëpunëtorë të SPAK-ut.(Shqiptarja.com)

Next Post
“Ronaldo u detyrua të largohet nga Reali sepse do të vinte Neymar”

Pandemia nuk u bëri asgjë “yjeve” të futbollit: Ja më të paguarit gjatë vitit 2021

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD mbledh Grupin Parlamentar/ Berisha: Rama ka vendosur në funksion të krimit kreun e SHISH

PD mbledh Grupin Parlamentar/ Berisha: Rama ka vendosur në funksion të krimit kreun e SHISH

September 23, 2026
Shtëpia e Bardhë shtron tapetin e kuq për Xi Jinping, përgatitje madhështore për vizitën historike

Shtëpia e Bardhë shtron tapetin e kuq për Xi Jinping, përgatitje madhështore për vizitën historike

September 23, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Zogjtë e Profesor Ilias dhe ne, barbarët

September 23, 2026
Nga rreziqet e sigurisë kombëtare te dezinformimi, kreu i SHISH raporton në Kuvend! Reagon edhe ndaj akuzave të opozitës

Hyseni në arrest shtëpie, Elvis Lila merr përkohësisht drejtimin e SHISH-it

September 23, 2026
Reforma territoriale: Mazniku: Bashki më të forta, shërbime më cilësore dhe më shumë mundësi nga fondet e BE-së

Reforma territoriale: Mazniku: Bashki më të forta, shërbime më cilësore dhe më shumë mundësi nga fondet e BE-së

September 23, 2026
Rregullorja e GJKKO, Dhoma e Avokatisë merr vendim drastik: Bojkotojmë pa afat seancat gjyqësore!

U gjobitën nga GJKKO për bojkotin, Haxhia: Do ankimojmë vendimin, i jemi drejtuar KLGJ-së

September 23, 2026
Aman Sali, mos fol për sherbimin sekret

Aman Sali, mos fol për sherbimin sekret

September 23, 2026
Eurodeputetja gjermane: Duam që Shqipëria të jetë pjesë e BE sa më shpejt, duke garantuar standardet!

Eurodeputetja gjermane: Duam që Shqipëria të jetë pjesë e BE sa më shpejt, duke garantuar standardet!

September 23, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 24 Shtator 2026

September 23, 2026
Makina bie në humnerë, dy të plagosur në aksin Shkodër-Koman

Aksident i rëndë në Bulqizë, fuoristrada del nga rruga dhe përfundon në humnerë! Dyshohet për një viktimë, Policia në vendngjarje

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com