Drejtoresha e UNICEF-it, Henrietta Fore tha se periferia e Damaskut, Guta lindore, është bërë “ferr në tokë për fëmijët” dhe kërkohet asistencë urgjente.
“Bombardimi është i vazhdueshëm, dhuna po shtohet dhe kjo do të thotë se fëmijët do ta shohin gjithë këtë dhunë dhe vdekje.
Tani nuk ka ujë dhe ushqim, do të ketë edhe sëmundje”, alarmoi Fore.Guta lindore është shndërruar në vendin më të bombarduar në botë, ku i tërë qyteti është shndërruar në gërmadha.
Nga sulmet e regjimit të Sirisë dhe aleatëve të saj, kanë humbur jetën qindra fëmijë, përgatiti Koha. (b.an)