• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Vetëvendosje: Shpend Ahmeti u bashkua me përçarësit

by Java News
09/03/2018 08:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lëvizja Vetëvendosje reagoi ashpër pas vendimit të Shpend Ahmetit për t’u larguar prej radhëve të kësaj force politike. Në deklaratën e saj përcillet qartë bindja se kryetari i Bashkisë së Prishtinës më shumë ka përfituar nga lëvizja sesa i ka dhënë asaj, duke mbajtur në fund krahun e atyre që konsiderohen përçarës. Sakrificat, puna e palodhur e aktivistëve dhe vullnetarëve dhe buxheti i ndarë për zgjedhjet lokale në Prishtinë nuk ka qenë për ta patur kryetarin vetëm 100 ditë, por për 4 vjet. “Ne e falenderojmë Shpend Ahmetin për kontributet në fitoret tona dhe natyrisht presim nga ai asgjë më pak sesa realizimin e premtimeve që ka dhënë në emër të lëvizjes në vitin 2013, por edhe në vitin 2017. Tani, padrejtësisht, lëvizja do të jetë në opozitë, aty ku në fakt fituam”, vazhdon deklarata.

Shpend Ahmeti, një nga figurat më të rëndësishme të kësaj lëvizjeje, u zgjodh kryebashkiak i Prishtinës në vitin 2013, pozita e parë e lartë e fituar nga Vetëvendosja. Ai u rizgjodh në të njëjtin post vitin e kaluar, ndërsa në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare rezultoi anëtari i dytë më i votuar nga kjo lëvizje.

Në letrën e dorëheqjes, Ahmeti theksonte se “motivi i vendimit tim është se arsyeja për të cilën iu bashkua kësaj force politike, nuk ekziston më. Vetëvendosja nuk është më. Mospajtimet kanë dëmtuar frymën, besimin dhe rrjedhimisht edhe kauzën”. Ai shtoi se është munduar të luajë rolin e ndërmjetësuesit për kapërcimin e problemeve, gjë që, sipas tij, është provuar e pamundur. Ahmeti shpjegoi më tej se e ardhmja e tij do të lidhet me punët e kryetarit të Prishtinës, ndërsa nuk përjashton vështirësitë që do të hasë atje, pasi një pjesë e madhe e Kuvendit Komunal të kryeqytetit përbëhet nga anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët votuan të mërkurën kundër raportit të tij buxhetor

a.ç

Next Post
‘Jam elektriçisti’, 20-vjeçari shqiptar përdhunon të moshuarën

'Jam elektriçisti', 20-vjeçari shqiptar përdhunon të moshuarën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

August 16, 2026
Zjarri në Belgjikë alarmon Gjermaninë, evakuohen banorët pranë kufirit: Flakët vetëm 1.5 km larg

Zjarri në Belgjikë alarmon Gjermaninë, evakuohen banorët pranë kufirit: Flakët vetëm 1.5 km larg

August 16, 2026
Kur hekurat e qelisë nuk janë pengesë/ Ish-krerët e UÇK-së votojnë në zgjedhjet e Kosovës nga paraburgimi

Hamza: Pas 6 vitesh në Hagë, 16 shtatori duhet t’i kthejë në shtëpi ish-krerët e UÇK-së

August 16, 2026
Flamingo, 80 ditët pa të nesërme, pa fytyrë dhe emër

Flamingo, 80 ditët pa të nesërme, pa fytyrë dhe emër

August 16, 2026
Tritoli i shkatërroi gjysmën e banesës, Ylli Zalla: Policia dhe bandat po tentojnë të më vrasin

Tritoli i shkatërroi gjysmën e banesës, Ylli Zalla: Policia dhe bandat po tentojnë të më vrasin

August 16, 2026
Kush lufton me kancerin, nuk kthehet më kurrë e njëjtë! 

Shkrirja e Bashkisë Selenicë!

August 16, 2026
Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

August 16, 2026
Qindra emigrantë protestojnë dhe kërkojnë azil në Ceuta të Spanjës: Nuk duam të kthehemi në Marok -

Qindra emigrantë protestojnë dhe kërkojnë azil në Ceuta të Spanjës: Nuk duam të kthehemi në Marok –

August 16, 2026
Më shumë se 100,000 persona pa energji elektrike në Hawaii nga uragani Lala -

Më shumë se 100,000 persona pa energji elektrike në Hawaii nga uragani Lala –

August 16, 2026
Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

August 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com