• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

UNESCO/ The Guardian krahason modelin e Parkut të Butrintit me “Stonehenge”

by Java News
26/07/2021 22:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një artikull i botuar në gazetën britanike “The Guardian” se një nga
ikonat e Trashëgimisë Britanike “Stonehenge” mund të humbasë
statusin e trashëgimisë botërore, rikthen edhe njëherë në vëmendje
Planin e Integruar të Menaxhimit të Butrintit në Shqipëri.
Kjo pasi “Stonehenge” u përmend në vitin 2019 edhe në vendin tonë,
kur ministrja e Kulturës, Elva Margariti deklaroi se Plani i Menaxhimit
të Butrintit ishte bërë sipas modelit të “Stonehenge” në Britaninë e
Madhe.
Në një kohë që rrethi i njohur me gurë në Wiltshire mund të humbasë
statusin e pasurisë botërore të UNESCO-s, studiuesi dhe ish-drejtori i
Parkut Kombëtar të Butrintit, Auron Tare ka ngritur shqetësimin se
çfarë do të ndodhë me qytetin e lashtë të Butrintit.
“Ministrja Margariti dhe drejtori i fondit shqiptaro-amerikan, Michael
Granof deklaruan se Plani i Menaxhimit të Butrintit ishte bërë sipas
modelit të ‘Stonehenge’ në Britaninë e Madhe. Zonja Margariti me
kënaqësi e reklamoi Modelin e ‘Stonhenge’ si modelin e duhur për
Butrintin megjithëse jam i sigurt që nuk e ka parë ndonjë herë këtë
qendër dhe nuk ka pasur mundësi ta studiojë problematiken e kësaj
qendre që i është shitur nga hartuesit e Planit si një histori suksesi”,
thotë ish-drejtori i Parkut Kombëtar të Butrintit, Auron Tare.

I pyetur nga Gazetasi, studiuesi Tare duke bërë dhe një paralelizëm
mes planeve të menaxhimit, thotë se ato nuk mund të merren
shabllon.
“Plani i Menaxhimit nuk mund të merret shabllon pa u konsultuar me
specialistët vendës dhe pa parë problematikën vendëse. Nëse
Margariti na tha që ky qenka më i mirë, bazuar ku është më i mirë?”,
thotë ai.
Lidhur me Planin e Menaxhimit të Integruar të Butrintit, kritik është
edhe arkeologu Neritan Ceka.
“Bëhet fjalë për trashëgiminë kulturore shqiptare, por nuk merren
parasysh ekspertët shqiptarë. Po humbet tradita, duhej të pyetej
brezi i tanishëm i arkeologëve”, thotë arkeologu Ceka ndërsa nuk bën
një paralelizëm me modelin “Stonehenge”.
Ndër të tjera, studiuesi Tare thotë se menaxhimi i parkut të Butrintit
nga një fond i huaj është i gabuar.
Ai shton se Butrinti duhet të jetë modeli, ku Shqipëria të tregojë
suksesin në ruajtjen dhe menaxhimin e kësaj trashëgimie.
“Me kënaqësi do të shtoja se ky mendim imi publik u mbështet nga
vizita private e disa personaliteteve të larta amerikane dhe britanike
javën e shkuar në Butrint, ku ideja se Butrinti duhet të ishte patjetër
“modeli Shqiptar” ne hapësirën europiane të Trashëgimisë Kulturore
dhe Historike ishte modeli i duhur”, vijon më tej studiuesi Tare.
Plani i Integruar i Menaxhimit për Parkun Arkeologjik të
Butrintit
Plani 10-vjeçar për Menaxhimin e Integruar të sitit të Butrintit u bë
publik nga Ministria e Kulturës në vitin 2019. Dokumenti i hartuar nga
Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit në bashkëpunim me Ministrinë
e Kulturës i njohur si “Plani i menaxhimit të integruar për Parkun
Kombëtar të Butrintit”, është miratuar nga Këshilli i Ministrave në
korrik të vitit 2020.
“Plani i menaxhimit të integruar për Parkun Kombëtar të Butrintit”,
parashikon se një nga sitet më të rëndësishme të trashëgimisë
kulturore të vendit në dhjetë vite do të menaxhohet nga një
fondacion i ri.
Procesi i menaxhimit të Butrintit u hap në tetor të vitit 2018 kur u
nënshkrua një tjetër marrëveshje për bashkëpunim midis Ministrisë
së Kulturës dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim me një
financim prej 250 mijë dollarësh prej këtij të fundit.
Marrëveshja pasoi miratimin e Ligjit të ri për Trashëgiminë Kulturore
dhe Muzetë, ku parashikohej edhe administrimi indirekt i pasurive
kulturore shqiptare në pronësi publike.
Plani i ri synon, që të prodhojë, krahas planit të përgjithshëm të
menaxhimit, një plan biznesi të ri për zonën UNESCO të Butrintit, si
dhe përgatitjen e një harte të përditësuar GIS për gjithë territorin e
Parkut Kombëtar të Butrintit 9 000 ha.
Qyteti antik i Butrintit për herë të parë u shpall monument kulture më
1948; më 1999 u regjistrua në listën e Trashëgimisë Botërore të
UNESCO-s.

Next Post
“Fëmijët e kishin të shkruar në fytyrë tmerrin”, ministrja Gërvalla e pikëlluar për aksidentin tragjik

Aksidenti i Kroacisë/ Eksperti: Shoferët duhet të pushojnë të paktën 10 orë, nuk duhet tejkaluar udhëtimi mbi…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Keir Starmer mbledh 35 shtete për Ngushticën e Hormuzit: Shqipëria pjesë e diskutimeve diplomatike

Keir Starmer mbledh 35 shtete për Ngushticën e Hormuzit: Shqipëria pjesë e diskutimeve diplomatike

April 2, 2026
Tensionet në Kuvend, Flamur Noka godet me shishe uji Taulant Ballën pas ndërprerjes së seancës (VIDEO)

Tensionet në Kuvend, Flamur Noka godet me shishe uji Taulant Ballën pas ndërprerjes së seancës (VIDEO)

April 2, 2026
Flamur Noka kërcënon Taulant Ballën në seancë: Do të të rrjep si kec, të bëj atë që s’të shkon në mendje

Flamur Noka kërcënon Taulant Ballën në seancë: Do të të rrjep si kec, të bëj atë që s’të shkon në mendje

April 2, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Pushka e jevgut dhe arixhofkat e Fan Nolit

April 2, 2026
KMSH merr pjesën më të madhe, Komuniteteve Fetare iu shpërndahen 203 mln lekë

KMSH merr pjesën më të madhe, Komuniteteve Fetare iu shpërndahen 203 mln lekë

April 2, 2026
Kriza e furnizimit me karburant aviacioni në Evropë, alarm në industrinë ajrore

Kriza e furnizimit me karburant aviacioni në Evropë, alarm në industrinë ajrore

April 2, 2026
Rasti i Noelia Castillo, ministrja spanjolle e Shëndetësisë i përgjigjet Trump: Mos ndërhy kudo!

Rasti i Noelia Castillo, ministrja spanjolle e Shëndetësisë i përgjigjet Trump: Mos ndërhy kudo!

April 2, 2026
Kaos në Kuvend, opozita bllokon foltoren, ndërpritet seanca plenare

Kaos në Kuvend, opozita bllokon foltoren, ndërpritet seanca plenare

April 2, 2026
Pashkë nën breshërinë e dronëve/ Rusia “shkrin” armëpushimin, Zelensky thirrje urgjente SHBA-ve

Pashkë nën breshërinë e dronëve/ Rusia “shkrin” armëpushimin, Zelensky thirrje urgjente SHBA-ve

April 2, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 3 Prill 2026

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In