• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Unë thjesht hodha firmën, e solli Ina Rama…” Garanti (i munguar) i ligjshmërisë dhe Kutia e Pandorës në Gjykatën Administrative

by Java News
16/04/2026 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Orgen Peci

Duke thënë “unë thjesht hodha firmën mbi atë që më solli Ina Rama”, ish-Presidenti Bamir Topi ndoshta mbron veten nga akuza e një qëllimi të keq, apo një dyshimi të korruptimit të sistemit, por ekspozon institucionin e kreut të shtetit, si një hallkë që nuk ka bërë asnjë kontroll substancial të ligjshmërisë. Si do sillet në këtë rast Gjykata Administrative?

Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi,  këtë të martë ka rrëfyer për herë të parë se si është bërë emërimi i z.Olsi Dado Prokuror i Republikës në vitin 2008.  Sipas Topit, propozimi ka ardhur nga Kryeprokurorja e asaj kohe, Ina Rama, dhe ai ka pasur vetëm tagrin për ta dekretuar formalisht.

Ai tha se gjithçka që i takonte procedurës ezaurohej brenda Prokurorisë, e cila administronte të gjitha dokumentet kur hapej gara dhe te Presidenti vinte vetëm propozimi formal për dekretim.

“Njerëzit duhet ta kuptojnë: Tek Presidenti nuk vijnë gjëra të karakterit analitik. Dekreti është në përputhje me parimet kushtetuese. Cilat janë parimet kushtetuese? Që në këtë marrëdhënie midis dy institucioneve, të drejtën e propozimit e ka Kryeprokurori, i cili vjen vetëm me një propozim formal dhe Presidenti e dekreton. Këtu mbyllet rruga institucionale.

Me sa unë kam në memorie, jo thjesht si procedurë specifike, por sipas ligjit dhe Kushtetutës, ka pasur një tagër, ndoshta minimal, por e ka pasur edhe Presidenti, edhe Kryeprokurori, në rastin konkret Kryeprokurorja, e cila sipas analizës së rrethanave, unë nuk e kam shfrytëzuar personalisht, ka pasur një minimum të drejte për të futur në sistem edhe ndonjë person, burrë apo grua, ç’rëndësi ka, e cila e tejkalonte këtë pjesën e Shkollës së Magjistraturës”, ka thënë ish-Presidenti.

Prononcimi ngre pyetje delikate për balancën mes procedurës formale dhe përgjegjësisë së institucioneve. Nga pikëpamja e protokollit shtetëror, shpjegimi i z.Topi mund të jetë teknikisht i saktë, dmth ai mbështetej te vërtetësia e dokumentacionit që i përcillte Prokuroria e Përgjithshme.

Por këndvështrimi kushtetues dhe veçanërisht ai moral ngre pyetjen: A mund të jetë Presidenti thjesht një “shënues” i propozimeve, një noterizues? Edhe pse ai thotë se tagri ishte “minimal”, Kushtetuta e ngarkon Presidentin me rolin e garantit të ligjshmërisë.

Nëse një emërim anashkalon një kusht kritik siç është Shkolla e Magjistraturës, mbrojtja pas “formalizmit” mund të interpretohet si shmangie e përgjegjësisë për kontrollin e cilësisë së figurave që hyjnë në sistem.

Z.Topi pranon ekzistencën e një mundësie për të futur njerëz në sistem jashtë Magjistraturës. A ishte ky një përjashtim ligjor i rregullt apo një interpretim elastik i ligjit të kohës? Të pranosh këtë sot pas 16 vitesh, duket si përpjekje për të treguar sinqeritet mbi mekanizmat e pushtetit, por njëkohësisht zbulon mungesën e filtrave të kryqëzuar të kontrollit të ligjshmërisë.

Ky pohim vjen në një moment kritik, kur Kryebashkiaku i Tiranës ka hapur një front ligjor në Gjykatën Administrative.​Thelbi i kërkesëpadisë së Erion Veliajt qëndron te mungesa e Shkollës së Magjistraturës për prokurorin Dado.

Deklarata e ish-Presidentit konfirmon ekzistencën e një “shtegu” që tejkalonte këtë kriter, duke e cilësuar atë si një tagër që ai personalisht nuk e kishte shfrytëzuar, por që ishte përdorur në propozimin formal.

Nëse Gjykata Administrative e merr si provë apo indicie këtë rrëfim, implikimet janë masive.

Së pari, vërtetohet pretendimi i palës paditëse (Veliajt) se procedura ka anashkaluar filtrat profesionalë.

Së dyti, krijohet një precedent i rrezikshëm ose shërues (varësisht nga këndvështrimi) për të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët që kanë hyrë në sistem para reformës pa kaluar nga Magjistratura. Do hapte një “Kuti Pandore” për shumë emërime të tjera që kanë ndjekur të njëjtën procedurë.

Tashmë, topi është në fushën e Administratives. Të legjitimojë një praktikë të vjetër apo të vendosë një standard të ri për integritetin e emërimeve.

TemA

Next Post
“Do themi e gjetëm në rrugë”, vdekja e 19-vjeçares shqiptare në Greqi, si u transportua dhe u braktis nga tre të rinjtë

"Do themi e gjetëm në rrugë", vdekja e 19-vjeçares shqiptare në Greqi, si u transportua dhe u braktis nga tre të rinjtë

Comments 1

  1. Lisandër says:
    4 hours ago

    Bamir Topi, burrë pa tope. Amebë. Si çamçakëzi, shtype e nduke si të duash, dhe atë formë merr Ai. Tamam fërgesë me gjizë. Burrë muti.

    Reply

Leave a Reply to Lisandër Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bunë-Velipojë, zonë pilot, strategji e re për menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore

Bunë-Velipojë, zonë pilot, strategji e re për menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore

April 16, 2026
Nesër protesta e PD-së! Policia njofton masat e sigurisë: Ja rrugët që do të bllokohen

Nesër protesta e PD-së! Policia njofton masat e sigurisë: Ja rrugët që do të bllokohen

April 16, 2026
Bllokada ndaj Iranit vijon pa afat, SHBA paralajmëron goditje ndaj sektorit energjetik në rast përshkallëzimi

Bllokada ndaj Iranit vijon pa afat, SHBA paralajmëron goditje ndaj sektorit energjetik në rast përshkallëzimi

April 16, 2026
PBB e Kinës rritet me 5% në tremujorin e parë

PBB e Kinës rritet me 5% në tremujorin e parë

April 16, 2026
Të akuzuar për mashtrim kompjuterik ndaj shtetasve gjermanë, SPAK mbyll hetimet për 8 të akuzuarit

Të akuzuar për mashtrim kompjuterik ndaj shtetasve gjermanë, SPAK mbyll hetimet për 8 të akuzuarit

April 16, 2026
Vizita në Itali/ Edi Rama i ulet sërish në gjunjë Melonit (VIDEO)

Vizita në Itali/ Edi Rama i ulet sërish në gjunjë Melonit (VIDEO)

April 16, 2026
Vrasja e Gjin Ndojit, letër-porosi Francës për sqarimin e të dhënave SKY ECC

Vrasja e Gjin Ndojit, letër-porosi Francës për sqarimin e të dhënave SKY ECC

April 16, 2026
Sulmet e fundit të Rusisë në Ukrainë, Hoxha: Shkelje e së drejtës ndërkombëtare humanitare

Sulmet e fundit të Rusisë në Ukrainë, Hoxha: Shkelje e së drejtës ndërkombëtare humanitare

April 16, 2026
Shteti nuk behet me kërrcunj Doktor

Shteti nuk behet me kërrcunj Doktor

April 16, 2026
Taulant Balla padit për shpifje Sali Berishën, zbardhen detajet nga padia

Taulant Balla padit për shpifje Sali Berishën, zbardhen detajet nga padia

April 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In