• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Do themi e gjetëm në rrugë”, vdekja e 19-vjeçares shqiptare në Greqi, si u transportua dhe u braktis nga tre të rinjtë

by A R
16/04/2026 10:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më shumë detaje janë publikuar në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi ishullin e Kefalonisë në Greqi gjatë natës së Pashkës, ku 19-vjeçarja shqiptare Myrto humbi jetën pas konsumimit të lëndës narkotike kokainës në një apartament. Ngjarja ka hapur një debat të gjerë mbi përgjegjësinë e të rinjve dhe rolin e shoqërisë, ndërsa tre persona tashmë përballen me akuza të rënda.

Sipas hetimeve, Myrto kishte hyrë në apartament me të dashurin e saj 23-vjeçar rreth mesnatës. Më vonë iu bashkuan një ish-peshëngritës 26-vjeçar dhe një 22-vjeçar po me origjinë shqiptare, të cilët sollën drogën. Pas konsumimit, vajza pësoi konvulsione dhe humbi ndjenjat. Në vend që ta dërgonin në spitalin pranë, të rinjtë e braktisën pa ndjenja në rrugë, duke u përpjekur më pas të fshehin gjurmët e ngjarjes.

Sipas dëshmive, 23-vjeçari është përpjekur  të zhvendosë përgjegjësinë tek viktima dhe tek dy të tjerët, duke deklaruar se ishte vetë 19-vjeçarja që kërkoi përdorimin e drogës. Megjithatë, versioni i tij lë shumë pikëpyetje, pasi nga hetimet rezulton se pasi vajza humbi ndjenjat, asnjë prej tyre nuk kërkoi ndihmë mjekësore.

Në vend të kësaj, të rinjtë organizuan largimin e saj nga dhoma, duke e transportuar jashtë dhe duke e braktisur në një zonë publike, për të shmangur implikimin. Dy prej tyre qëndruan në vendngjarje dhe u shtirën sikur nuk e njihnin, ndërsa 23-vjeçari u kthye pas për të pastruar hapësirën ku ishte konsumuar droga dhe për të fshehur prova, përfshirë edhe telefonin e vajzës.

Autoritetet theksojnë se veprimet e tyre nuk tregojnë panik, por një sjellje të organizuar, ndërsa mbeten ende shumë pyetje pa përgjigje për rrethanat e sakta të vdekjes së 19-vjeçares.

Pamjet filmike dhe dëshmitë tregojnë se njëri prej të rinjve e ka transportuar 19-vjeçaren në gjendje të rëndë, ndërsa dy të tjerët e ndiqnin pas. Më pas, ata e kanë lënë në rrugë, duke pretenduar se po përpiqeshin ta ndihmonin të merrte ajër.

Ajo që ka shkaktuar reagime të forta është qëndrimi i tyre pas ngjarjes. Sipas autoriteteve, të rinjtë kishin dërguar mesazhe ku pranonin se e kishin lënë vajzën vetëm, ndërsa në një tjetër moment kishin menduar të thoshin se “e gjetën në rrugë”, në përpjekje për të shmangur përgjegjësinë.

Tre të rinjtë përballen me akuza për vrasje me dashje nga mosveprimi dhe posedim të drogës. Të tre pritet të dalin para gjykatës për të dhënë dëshmitë e tyre të premten.

Next Post
Bien rezervat e naftës në SHBA, BE thërret ambasadorët

Bien rezervat e naftës në SHBA, BE thërret ambasadorët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Meraku i tij janë familja dhe fëmijët”, Ndreca: Veliajt iu ndalua komunikimi me të afërmit

October 28, 2026
“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

October 28, 2026
Persekutimi gjyqësor ndaj Veliajt, pse dhëndri i Berishës gjykohet në liri me të njëjtat akuza!

Pse u transferua Veliaj në burgun e Fierit? Gazetarja zbulon çfarë do të ndodhë gjatë 10 ditëve të ardhshme

October 28, 2026
Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

October 28, 2026
Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

October 28, 2026
“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

October 28, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

October 28, 2026
Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

October 28, 2026
Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

October 28, 2026
“40% e shqiptarëve në kufijtë e varfërisë”, Zogaj: Paketa e Ramës duket si improvizim, taksat rrezikojnë punësimin

“40% e shqiptarëve në kufijtë e varfërisë”, Zogaj: Paketa e Ramës duket si improvizim, taksat rrezikojnë punësimin

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In