• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Unë, më i miri? Varet nga shija e njerëzve”/ Cristiano Ronaldo mbush sot 36-vjeç. Njëri nga lojtarët më të mëdhenj që ka njohur futbolli

by Java News
05/02/2021 13:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Cristiano Ronaldo mbush 36 vjeç. Është e vështirë t’i urosh diçka, ashtu siç duhet të jetë shumë e ndërlikuar të vendosësh se çfarë t’i dhurosh. Çfarë mund të dëshirosh më shumë për dikë që ka fituar 5 Champions League, po kaq Topa të Artë, 4 Botërorë për Klube, 7 tituj kampion të fituar në 3 ligat më të rëndësishme europiane (Premier League, La Liga dhe Seria A …, ka shënuar 762 gola në karrierë, duke u përfshirë mes futbollistëve rekordmenë Pelé, Bican dhe Romario. Zgjohet çdo mëngjes pranë Georginës dhe mund t’ia lejojë vetes të dëfrehet me makinë dëbore gjatë bllokimit.

Fjalët për arritjet e CR7 nuk mbarojnë kurrë. Sigurisht që ai ndihet shumë më i ri se 36 vjeç dhe tashmë po bisedon me Juventusin për të zgjatur kontratën. Urimet më të shumta ndoshta janë ato që vijnë nga Spanja, me “As” që analizon dy sezonet e fundit të Realit pa portugezin në organikë: “Los blancos” kanë shënuar (në dy sezonet e fundit) në total 175 gola, ndërsa në dy të mëparshmit, me CR7, (2016 -2017 dhe 2017-2018), arritën shifrën 300 gola (173 + 127).

Në dy sezone e gjysmë me Juventusin, Cristiano ka shënuar 87 gola. Në të parin ai arriti ta çonte topin në rrjetë 28 herë, të dytin e mbylli me 37 finalizime. Në aktualin, më gjysmë të rrugës, ka shënuar 22 herë.

Me pak fjalë, Ronaldo thjesht duhet të mbajë këtë ritëm. Ndoshta mund të fitojë një tjetër “Top të Artë” (për të arritur Messin) ose një tjetër Champions League, për t’u bërë i vetmi, bashkë me Genton (Real Madrid), që e fiton  6 herë trofenë me veshë të mëdhenj.

Cristiano Ronaldo dos Santos Aveiro, sot mbush 36 vjeç 🇵🇹❤
⚽️ Golashënuesi më i mirë i Real Madridit në histori
⚽️ Golashënuesi më i mirë i Portugalisë në histori
⚽️ Golashënuesi më i mirë i Ligës së Kampioneve në histori
⚽️ Golashënuesi më i mirë i historisë së futbollit
⚽️ Lojtari i sezonit në Premier League
⚽️ Lojtari i sezonit në Champions League
⚽️ Lojtari i sezonit në Serie A
🏆 Pesë herë fitues i Champions League
🥇 Pesë herë fituesi i “Topit të Artë”
👟 Katër herë fitues i “Këpucës së Artë”
Sot ka ditëlindjen një prej futbollistëve më të mëdhenj të historisë.
🗣 “Unë, më i miri? Varet nga shija e njerëzve. Personalisht mendoj se jam numri 1 në histori. Për disa fansa, numri 1. Për të tjerët, numri 2, por nuk ka rëndësi. E di që jam në historinë e futbollit si një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave”.
⚽️ 5 gola me Sporting
⚽️ 118 gola me Manchester United
⚽️ 450 gola me Real Madridin
⚽️ 87 gola me Juventusin
Nuk bëhesh rastësisht një nga futbollistët më të mirë në botë! 🔥
g.kosovari

Next Post
Basha ‘hap thesin’ e premtimeve për fushatë: Fëmijët studim dhe drekë në shkollë të paguar nga shteti

Mëso ta fitosh votën Lulzim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD nuk është më parti e demokratit kuksian

“Koha e gabuar” e Salianjit

December 28, 2025
Përfundon procesi i votimi në Kosovë! Deri në orën 18:00 pjesëmarrja në zgjedhje rezulton në afro 40%

Përfundon procesi i votimi në Kosovë! Deri në orën 18:00 pjesëmarrja në zgjedhje rezulton në afro 40%

December 28, 2025
“Patëm një bisedë produktive”, Donald Trump telefonon Vladimir Putinin pak orë nga takimi me Zelenskyn

“Patëm një bisedë produktive”, Donald Trump telefonon Vladimir Putinin pak orë nga takimi me Zelenskyn

December 28, 2025
I kërkonte raporte shëndetësore qytetarëve për t’i shoqëruar të jepnin votën, një person shoqërohet nga policia e Kosovës

I kërkonte raporte shëndetësore qytetarëve për t’i shoqëruar të jepnin votën, një person shoqërohet nga policia e Kosovës

December 28, 2025
Nuk u zgjodh Avokate e Popullit, Adriana Kalaja njofton ankimimin e vendimit në Gjykatën Kushtetuese

Nuk u zgjodh Avokate e Popullit, Adriana Kalaja njofton ankimimin e vendimit në Gjykatën Kushtetuese

December 28, 2025
Rikthimi i lobimit shqiptar dhe pse u bë i nevojshëm

Rikthimi i lobimit shqiptar dhe pse u bë i nevojshëm

December 28, 2025
e-Albania jashtë funksionit prej më shumë se një jave, qytetarët dhe bizneset në vështirësi

e-Albania jashtë funksionit prej më shumë se një jave, qytetarët dhe bizneset në vështirësi

December 28, 2025
Qeveria miraton amnisti në fundvit/ 300 të burgosur përfitojnë lirinë, 900 të tjerë ulje dënimi

Qeveria miraton amnisti në fundvit/ 300 të burgosur përfitojnë lirinë, 900 të tjerë ulje dënimi

December 28, 2025
E zuri korrenti gjatë punës në anijen Kyebele, humb jetën 24- vjeçari në Durrës

Shkaktoi aksident me vdekje në aksin rrugor ‘Qafë Thanë–Librazhd’, arrestohet 31-vjeçari

December 28, 2025
Çmim reference për mallrat në doganë, ekspertët: Rriten kostot për qytetarët

Çmim reference për mallrat në doganë, ekspertët: Rriten kostot për qytetarët

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com