• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Koha e gabuar” e Salianjit

by Mero Baze
28/12/2025 19:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Kam dëgjuar shpesh javët e fundit që disa emra të njohur të PD-së së Berishës, të vendosur në siklet nga procesi i diferencimit që Berisha po bën brenda PD, nën moton “ose me mua, ose me Salianjin”, të dalin e të thonë që lëvizja e Salianjit “nuk është në kohën e duhur”.
Madje dëgjova dhe Genc Pollon ta thoshte këtë dhe mu duk fundi I botës.

Tani e kuptoj që është një lloj sikleti kur je brenda PD-së së Berishës dhe të kërkojnë të sulmosh Salianjin me akuza të tipit “mitingjet i organizon Suel Çela”, pastaj Roland Bejko, pastaj Benet Beci e kështu me radhë. Por kur nuk ta kërkojnë këtë, nuk ke pse thua budallallëqe.

Kjo ideja që “lëvizja e Salianjit nuk është në kohën e duhur”, nuk të shpëton nga situata. Çfarë ka kundër kohës lëvizja e Salianjit?

PD është në mandatin e katërt në opozitë, me një 82-vjeçar të korruptuar, non grata, dhe me një rreth kriminal ende në këmbë, të ushqyer dhe nga korrupsioni i socialistëve. Është shumë normale që opozita të kërkojë të vijë në pushtet, por me këtë garniturë në krye të saj, nuk ka asnjë shans, as kombëtar, as ndërkombëtar. Atëherë ndryshimi i lidershipit të PD-së do të ishte në këto kushte e vetmja shpresë për të ardhur në pushtet. Ta shtysh në kohë këtë ndryshim, do të thotë ta shtysh në kohë rrëzimin e pushtetit socialist dhe t’i japësh atij mundësi të rigjenerohet.

Lëvizja e Salianjit është një lëvizje e vonuar për PD, ose më mirë të themi: pason shumë lëvizje të dështuara për ndryshim në PD. Të gjitha, kur kanë nisur, u është thënë e njëjta gjë: “Jo tani, se kemi armikun përballë”. Opozita gjithmonë do të ketë një armik përballë, por nëse nuk ndryshon dot veten, nuk ka si ta ndryshojë Shqipërinë.

Duke qenë lëvizje e vonuar, lëvizja e Salianjit duhet ndihmuar të shpejtohet, jo të shtyhet në kohë, pasi çdo shtyrje në kohë e bën edhe më të madhe diferencën mes pushtetit dhe opozitës.

Turrja e gjithë lakejve të Berishës për ta anatemuar atë dhe pastaj dalja e këtyre të moderuarve që thonë se “nuk është në kohën e duhur”, është rruga më vdekjeprurëse për opozitën në këto kohë të arta për të. Domethënë: në një klimë të mbushur me akuza por edhe fakte për korrupsionin e pushtetit, shqiptarët duhet t’i hedhin sytë te ata që mund ta ndryshojnë vendin dhe jo te ata që mund ta kthejnë pas në vite.

Të frenosh sot ndryshimin e opozitës, do të thotë t’i bësh nder të njëjtit pushtet, nder që nuk ua bën dot as Suel Çela, as Benet Beci, apo këdo që shpik Berisha si “organizatorë” të tubimeve kundër tij.

E vërteta është se publiku shqiptar ka treguar së paku 10 herë më tepër interes për takimet e Salianjit në raport me ato të Berishës, çka do të thotë se ata e shikojnë si lëvizje të mirëpritur dhe jo të parakohshme.

Dhe arsyeja është se në sallat e tij nuk shkojnë zyrtarë të PD-së që ua kanë sjellë demokratëve në majë të hundës, por shkojnë demokratët e papërfaqësuar, ata që kanë humbur shpresën nga kalçifikimi i strukturave të PD-së. Kjo tregon se ka një opozitë dhe një PD tjetër, më të interesuar për ndryshim, se sa servilët e Berishës.

Meqë Berisha u rikthye me parullën “më të bashkuar, më të fortë”, ai ku ta gjente këtë lëvizje të Salianjit që i sjell opozitës njerëz që nuk i afrohen atij “se vjen era Flamuri dhe Albana”. E kundërta është e vërtetë: beteja kundër Salianjit e bën opozitën më të përçarë dhe më të dobët dhe ky është shërbimi real që I bëhet pushtetit prej Berishës.

Kjo ideja që sa herë dikush ngrihet kundër Berishës, duhet të thuhet “është i nxituar”, është arsyeja kryesore pse Partia Demokratike e ka udhëheqësin 82-vjeçar dhe pa shpresë për pushtet.

Nuk ka gjë më të përjetshme se sa përpjekjet për mbijetesë duke thënë “jemi të përkohshëm”, ndaj nuk duhen hequr.
Berisha ka prej vitit 1991 që është “i përkohshëm” në krye të PD-së, dhe kushdo që e kritikon apo kërkon largimin e tij, shpallet “i parakohshëm”.

E vetmja “kohë e gabuar” për të kërkuar ikjen e Berishës është kur ai të vdesë bashkë me PD-në. Atëherë do t’i turreni të gjithë si fajtorë, por ai s’ju dëgjon më dhe as PD nuk i duhet më askujt.

Next Post
Dalin exit poll-et e para për zgjedhjet në Kosovë/ Kryeson Kurti me 49 deputetë, PDK e dyta me 27 deputetë, LDK e treta

Dalin exit poll-et e para për zgjedhjet në Kosovë/ Kryeson Kurti me 49 deputetë, PDK e dyta me 27 deputetë, LDK e treta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kronikë për dy të tretat!

Lezha po vajton ikjen e Ulësisë! Karakaçi dhe Nufi shihen në pasqyrë dhe…

March 26, 2026
Shantazhi amerikan për energjinë e shtyn BE-në drejt marrëveshjes për tarifat

Shantazhi amerikan për energjinë e shtyn BE-në drejt marrëveshjes për tarifat

March 26, 2026
“Jam droguar dhe përdhunuar”, rrëfimi tronditës i një të mbijetuare të Jeffrey Epstein

“Jam droguar dhe përdhunuar”, rrëfimi tronditës i një të mbijetuare të Jeffrey Epstein

March 26, 2026
Trump propozon paqe 1-mujore, por Izraeli dhe Irani veprojnë sipas rregullave të tyre

Trump propozon paqe 1-mujore, por Izraeli dhe Irani veprojnë sipas rregullave të tyre

March 26, 2026
AMP aksion në Kapshticë, kapen 6 kg heroinë, dyshohet se janë përfshirë edhe policë

Kapet drogë në doganën e Kapshticës, arrestohet shtetasi grek

March 26, 2026

Rrënjët e identitetit

March 26, 2026
Çmimet rriten/ Shtrenjtohen sërish karburantet, nafta shitet me 185 lekë për litër, benzina arrin në 188 lekë për litër

Karburant më i lirë? Shpenzimet po “rrëshqasin” jashtë vendit

March 26, 2026
“92% e Marinës Iraniane është shkatërruar”, SHBA-të paralajmërojnë humbje të mëtejshme

“92% e Marinës Iraniane është shkatërruar”, SHBA-të paralajmërojnë humbje të mëtejshme

March 26, 2026
“Për çdo karrige në trotuar, mbill një pemë!”/ Rregulli i ri për baret, restorantet dhe hotelet

“Për çdo karrige në trotuar, mbill një pemë!”/ Rregulli i ri për baret, restorantet dhe hotelet

March 26, 2026
Shitblerja e votave: Ja si reagon politika në vendet demokratike

Liberalizimi i shpifjes? Ja si standardet e BE-së përgënjeshtrojnë Gonzaton

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In