Stacionisti i Larisës doli përpara Prokurorisë për të kërkuar falje në lidhje me aksidentin tragjik hekurudhor.
Ndaj tij është ngritur kallëzim penal për prishje të sigurisë së transportit por për vrasje nga pakujdesia ndërsa rrezikon burgimin e përjetshëm. “Unë mbaj 35 arkivole në shpinë”, u shpreh ai duke bërtitur jashtë ambjenteve të Prokurorisë përpara se të hynte në sallë. 59 vjeçari sipas autoriteteve është shfaqur në gjendje të rëndë psikologjike.
Stacionisti foli për një gabim fatal edhe pse fillimisht ai pretendoi se aksidenti ishte për shkak të një gabimi të sistemit, duke thënë se e kuptoi kur u informua për atë që kishte ndodhur, ai në fund pranoi se kishte drejtuar trenin e pasagjerëve në shina të gabuara. Por për shkak të një defekti teknik avokati i tij u shpreh se të dhëna të reja kanë dalë në dritë por nuk do të bëhen publike pasi hetimi do të vijojë sërish ditën e hënë.
Ndërkaq, drejtuesi i një autobusi turistik i cili u kontaktua nga Hellenic Train ishte i pari që mbërriti në vendin e tragjedisë në Tempes. Kostas Mylonas foli për televizionin SKAI për atë që pa pikërisht një minutë pas përplasjes së dy trenave, teksa kaloi në vendngjarje.
“Vazhduan të thërrisnin për ndihmë. Disa po qanin. Pastaj më merr në telefon një koleg, dhe më thotë të telefonoj Hellenic. Më morën në orën 23:38 dhe më thonë je ti shoferi? Unë them se dy trena janë përplasur me njëri-tjetrin. Ai më thotë se është e pamundur. Unë them se keni dërguar një tren Athinë – Selanik. Më vjen keq t’ju them, por shoferi nuk mendoj se është gjallë. Ka një zjarr në të djathtën time, zjarri ishte shumë i fortë. Sapo mbërritëm me autobus në stacionin e OSE-së në Selanik dhe hapa dyert që pasagjerët të zbrisnin, disa prindër më thanë “shiko fëmijën tim, a e solle?” dhe thashë ka autobusë të tjerë nga pas që po sjellin të tjerë persona. Ishte e tmerrshme mu prenë këmbët pasi shihja familjarë që vetëm ulërisnin”, u shpreh ai.
Ndërkaq kanë përfunduar kontrollet në laboratorët e Drejtorisë së Hetimeve Kriminale të të gjitha mostrave të materialit biologjik që ishin mbledhur nga forcat speciale zjarrfikëse nga vendi i aksidentit fatal. Në laboratorët e mjekësisë ligjore kanë mbërritur gjithsej 107 mostra nga trupat e pajetë dhe pjesët e njeriut . Hetimi ka identifikuar 57 të vdekurit.
Në vendin e aksidentit, puna e zjarrfikësve pothuajse ka përfunduar, pasi janë hequr të gjitha vagonët dhe mbeturinat nga përplasja mes dy trenave. Njëkohësisht, informacionet bëjnë me dije se nuk përjashtohet që hetimi i autoriteteve të shtrihet në stacionin tjetër pas Larisës, në Neas Poros Pieria, pasi treni i mallrave po zbarkohej prej andej dhe autoritetet duan të konstatojnë nëse dy trenat po lëviznin në të njëjtën linjë. Vlen të theksohet se në vendin e tragjedisë është gjetur edhe regjistruesi, e ashtuquajtura “kutia e zezë” e njërit prej dy trenave, pa u saktësuar aktualisht se cilit tren i përkiste. Në mikroskopin e Autoriteteve janë edhe të gjitha bisedat mes makinistit të Intercity 62 dhe Station Masterit të Larisës.
Nga ana tjetër një grup personash të paidentifikuar kanë sulmuar me gurë dhe mjete shpërthyese pjesën e poshtme të sheshit kryesor në Selanuk, ndërsa forcat janë kundërpërgjigjur duke hedhur gaz lotsjellë
Tension ka mbizotëruar në Lefko Pyrgos të Selanikut, mes policëve dhe demonstruesve që më herët kishin vendosur pankarta proteste për aksidentin e trenit në Tempi. Incidentet nisën kur forcat e sigurisë tentuan të heqin pankartën, ndërsa gjatë përleshjes, janë lënduar dy demonstrues.
Tubimi kishte nisur i qetë dhe me një pjesëmarrje të madhe, pasi numri i demostruesëve arriti në 12.000. Thirrjes së Sindikatës së Hekurudhave, iu përgjigjën edhe sindikatat, shoqatat studentore, dhe arsimore si dhe organizata të tjera, duke mbajtur tullumbace të zeza dhe pankarta me sloganin “Drejtësi”.
/a.r