• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Unë mbaj 35 arkivole mbi shpinë”, stacionisti i Larisës kërkon falje në gjyq, protestuesit kërkojnë drejtësi

by A R
05/03/2023 14:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Stacionisti i Larisës doli përpara Prokurorisë për të kërkuar falje në lidhje me aksidentin tragjik hekurudhor.

Ndaj tij është ngritur kallëzim penal për prishje të sigurisë së transportit por për vrasje nga pakujdesia ndërsa rrezikon burgimin e përjetshëm. “Unë mbaj 35 arkivole në shpinë”, u shpreh ai duke bërtitur jashtë ambjenteve të Prokurorisë përpara se të hynte në sallë. 59 vjeçari sipas autoriteteve është shfaqur në gjendje të rëndë psikologjike.

Stacionisti foli për një gabim fatal edhe pse fillimisht ai pretendoi se aksidenti ishte për shkak të një gabimi të sistemit, duke thënë se e kuptoi kur u informua për atë që kishte ndodhur, ai në fund pranoi se kishte drejtuar trenin e pasagjerëve në shina të gabuara. Por për shkak të një defekti teknik avokati i tij u shpreh se të dhëna të reja kanë dalë në dritë por nuk do të bëhen publike pasi hetimi do të vijojë sërish ditën e hënë.

Ndërkaq, drejtuesi i një autobusi turistik i cili u kontaktua nga Hellenic Train ishte i pari që mbërriti në vendin e tragjedisë në Tempes. Kostas Mylonas foli për televizionin SKAI për atë që pa pikërisht një minutë pas përplasjes së dy trenave, teksa kaloi në vendngjarje.

“Vazhduan të thërrisnin për ndihmë. Disa po qanin. Pastaj më merr në telefon një koleg, dhe më thotë të telefonoj Hellenic. Më morën në orën 23:38 dhe më thonë je ti shoferi? Unë them se dy trena janë përplasur me njëri-tjetrin. Ai më thotë se është e pamundur. Unë them se keni dërguar një tren Athinë – Selanik. Më vjen keq t’ju them, por shoferi nuk mendoj se është gjallë. Ka një zjarr në të djathtën time, zjarri ishte shumë i fortë. Sapo mbërritëm me autobus në stacionin e OSE-së në Selanik dhe hapa dyert që pasagjerët të zbrisnin, disa prindër më thanë “shiko fëmijën tim, a e solle?” dhe thashë ka autobusë të tjerë nga pas që po sjellin të tjerë persona. Ishte e tmerrshme mu prenë këmbët pasi shihja familjarë që vetëm ulërisnin”, u shpreh ai.

Ndërkaq kanë përfunduar kontrollet në laboratorët e Drejtorisë së Hetimeve Kriminale të të gjitha mostrave të materialit biologjik që ishin mbledhur nga forcat speciale zjarrfikëse nga vendi i aksidentit fatal. Në laboratorët e mjekësisë ligjore kanë mbërritur gjithsej 107 mostra nga trupat e pajetë dhe pjesët e njeriut . Hetimi ka identifikuar 57 të vdekurit.

Në vendin e aksidentit, puna e zjarrfikësve pothuajse ka përfunduar, pasi janë hequr të gjitha vagonët dhe mbeturinat nga përplasja mes dy trenave. Njëkohësisht, informacionet bëjnë me dije se nuk përjashtohet që hetimi i autoriteteve të shtrihet në stacionin tjetër pas Larisës, në Neas Poros Pieria, pasi treni i mallrave po zbarkohej prej andej dhe autoritetet duan të konstatojnë nëse dy trenat po lëviznin në të njëjtën linjë.  Vlen të theksohet se në vendin e tragjedisë është gjetur edhe regjistruesi, e ashtuquajtura “kutia e zezë” e njërit prej dy trenave, pa u saktësuar aktualisht se cilit tren i përkiste. Në mikroskopin e Autoriteteve janë edhe të gjitha bisedat mes makinistit të Intercity 62 dhe Station Masterit të Larisës.

Nga ana tjetër një grup personash të paidentifikuar kanë sulmuar me gurë dhe mjete shpërthyese pjesën e poshtme të sheshit kryesor në Selanuk, ndërsa forcat janë kundërpërgjigjur duke hedhur gaz lotsjellë

Tension ka mbizotëruar në Lefko Pyrgos të Selanikut, mes policëve dhe demonstruesve që më herët kishin vendosur pankarta proteste për aksidentin e trenit në Tempi. Incidentet nisën kur forcat e sigurisë tentuan të heqin pankartën, ndërsa gjatë përleshjes, janë lënduar dy demonstrues.

Tubimi kishte nisur i qetë dhe me një pjesëmarrje të madhe, pasi numri i demostruesëve arriti në 12.000. Thirrjes së Sindikatës së Hekurudhave, iu përgjigjën edhe sindikatat, shoqatat studentore, dhe arsimore si dhe organizata të tjera, duke mbajtur tullumbace të zeza dhe pankarta me sloganin “Drejtësi”.

/a.r

Next Post
A mund të falë veten presidenti Trump para largimit nga detyra?

Trump nis fushatën me presione: Vetëm po u zgjodha unë, shmanget Lufta e Tretë Botërore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në aksin Librazhd-Elbasan, një i vdekur dhe 4 të plagosur!

Aksident tragjik në Lezhë! Vdes shoferi, motra dhe djali përfundojnë te Trauma

June 24, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Grekët e serbët vunë në shërbim Berishën”, Beqiri: Shikoni kush ka mbetur në protestë dhe…

June 24, 2026
Më pak rezervime për pushime jashtë vendit, rritet interesi për destinacionet vendase

Më pak rezervime për pushime jashtë vendit, rritet interesi për destinacionet vendase

June 24, 2026
Ja si do të ndahet bonusi i fundvitit, Gonxhja: Krenar, është më i madhi ndonjëherë

Gonxhja: Njerëzit duhet të informohen se kush iu flet, kujdes nga kush po e merr sheshin…

June 24, 2026
Bien Facebook dhe Instagram, mijëra përdorues raportojnë problemin

Bien Facebook dhe Instagram, mijëra përdorues raportojnë problemin

June 24, 2026
Anglia ngec përballë Ganës, “Tre Luanët” zhgënjejnë në Boston dhe shtyjnë festën e kualifikimit

Anglia ngec përballë Ganës, “Tre Luanët” zhgënjejnë në Boston dhe shtyjnë festën e kualifikimit

June 24, 2026
“Nuk ka nevojë për forcë, duhet kontratë!”, administratori i VIA-s i përgjigjet Pacollit pas përplasjeve për Aeroportin e Vlorës

“Nuk ka nevojë për forcë, duhet kontratë!”, administratori i VIA-s i përgjigjet Pacollit pas përplasjeve për Aeroportin e Vlorës

June 23, 2026
Goditje për Trump në Senat! Miratohet rezoluta për largimin e forcave ushtarake nga konflikti me Iranin

Goditje për Trump në Senat! Miratohet rezoluta për largimin e forcave ushtarake nga konflikti me Iranin

June 23, 2026
Konfliktet në Lindjen e Mesme, SHBA veçon Libanin nga Irani

Konfliktet në Lindjen e Mesme, SHBA veçon Libanin nga Irani

June 23, 2026
“Kërcënimet në emrin tonë janë plotësisht të pavërteta”, ambasada e SHBA rrëzon pretendimet e protestuesit

“Kërcënimet në emrin tonë janë plotësisht të pavërteta”, ambasada e SHBA rrëzon pretendimet e protestuesit

June 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In