• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Unë jam trampist

by Artur Ajazi
21/01/2025 16:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR AJAZI

Në Shqipërinë tonë të vockël, kanë ndodhur dhe ndodhin çudira të mëdha. Ndodhin dhe janë reale, aspak thashetheme apo sajesa. Ka qysh nga koha e Zogut, Enverit, apo dhe në këto 34 vite tranzicion, që e vetëquajmë vehten “zogistë, enveristë, titistë, stalinistë, bushistë, klintonistë, obamistë, trampistë, bidenistë, dhe sërish sot, trampistë”. Duket sikur veçanarisht politikanëve, u mungon iddentiteti, u mungon kurajo për të qenë vetvetja, për të barazuar kontributin që japin për vendin dhe popullin me anëtarët e tjerë të klasës sonë politike.

Por duan të gjithë të dalin foto me presidentët amerikanë , francezë, kryeministrat italianë, englezë, gjermanë,etj….Ka një lloj manie nga klasa politike, pale pastaj edhe nga populli i thjeshtë, që shohin dhe bëjnë tifo me “politikanin që del në foto me presidentin e SHBA”, nga politikani që nuk e ka problem atë pjesë, por punon për vendin e tij. Ç’nuk kanë dhënë dikur dhe tani politikanët, veçanarisht ata të opozitës së vjetër, dollarë deri premtime stratosferike , vetëm e vetëm të quhen “bidenistë apo trampistë”. Prej 2 muajsh ka nisur gara e madhe mes politikanëve, se kush e ka më tepër “mik personal presidentin e 47 të SHBA zotin Trump”.

Gallata shkon deri atje sa në studio televizive thonë se “i nisa sms apo i nisa letër Trump, e urova, më premtoi”, etj…Dhe hajde pastaj të kam rixha, të futet kjo klasë politikanësh në Bashkimin Europian. Njerëz pa rybe fare , pa personalitet, pa identitet, pasi jetojnë vetëm me simbole presidentësh të huaj. Më famozi është Berisha. Dikur tha se “Belindi ka patur një takim të ngrohtë, dhe shumë miqësor me Donald Trump, dhe i ka premtuar sa të vij në Shtëpinë e Bardhë, do firmos haqjen e “non-grata” të Berishës”. Edhe pse sajesa ishte allashqiptarçe, edhe sot e kësaj dite ajo po serviret si e vërtetë. A thua se, zoti Turmp e mban “vrapin” tek Sali Berisha.

Nuk e zë gjumi natës për Berishën, dhe ja sa të shkelë në zyrën ovale, do të firmosë heqjen “non-grata” së tij. Po të dëgjosh demokratët e selisë blu në oborrin e saj, apo në bulevarde tek dalin për të protestuar, të gjithë tani thonë “jemi trampistë”. Madje e krahasojnë rastin e gjykimit të Donald Trump në SHBA, “toidhio” me rastin e “liderit historik të PD në Shqipëri”. Pastaj vazhdojnë duke thënë se “u gjykua Trump, fitoi pushtetin, po gjykohet Berisha do të fitojë pushtetin”. Ka dhe llafe të tilla si “Trump dhe Berisha janë miq të hershëm”. Kjo është politika tek ne. Ky është tregu llafeve, dhe barcaletave, që të shkrin gazit kur i dëgjon. Dhe përballë tyre, qëndron stoik Edi Rama.

Asgjë nuk thotë, asgjë nuk parashikon dhe asgjë nuk premton, pasi nuk e lë largpamësia si politikan europian të gabojë, dhe të bjerë në nivele periferike. Ardhja e Trump, nuk ndryshon asgjë nga politika e jashtme e SHBA, pasi janë primare interesat amerikane. Këtë nuk e di zoti Berisha, apo më mirë të themi, këtë nuk e përmënd kurrë në fjalime ai. Ndaj dhe të vetët ngazëllehen kot, dhe thonë “jemi trampistë”…..

Next Post
Gripi arrin pikun në Shqipëri, rreth 16 mijë raste vetëm gjatë javës së fundit

Fluks i lartë infektimesh nga gripi, ISSH e pranon: Jemi në prag epidemie!

Comments 1

  1. L. Xh. says:
    1 year ago

    ….sikur ….sikur….. vetëm për ATË që ka thënë që DO TË KETË VETËM FEMËR DHE VETËM MASHKULL…. ja vlen për të qënë President i MADHËRISHËM I SHBA….
    Të tjerat janë dokrra hinit.

    Reply

Leave a Reply to L. Xh. Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In