• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Unë jam rritur në një familje patriarkale”/ Elhaida Dani flet për fëmijërinë e saj të vështirë: Pësova një ndryshim radikal kur ika…!

by Java News
27/05/2023 18:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Elhaida Dani rrëfeu në një intervistë me kryeministrin Edi Rama në podkastin e tij “Flasim” se rritja në një familje patriarkale nuk ka qenë e thjeshtë, ndonëse për fat të mirë përjetoi një ndryshim radikal në jetën e saj kur zbuloi pasionin për muzikën.

“Ndërkohë që, nga kjo familje patriarkale që normalisht një vajzë edhe me talent, duhet te kishte pasur ndrydhjen e peshës së patriarkëve ose të patriarkut dhe të bashkëpunëtoreve të tij vëllezërve, rezulton që ka dalë një baba, i cili ka bërë çdo gjë që vajza të shihet, të admirohet nga gjithë çunat e botës dhe të shkëlqejë, duke i parë të gjithë çunat e botës nga lart-poshtë”, e pyeti Rama.

“Është nga ndryshimet më të mëdha të jetës time sepse kam lindur në një familje patriarkale, siç janë shumica mund të them, e familjeve shqiptare sot. Dhe prandaj ndoshta kam pasur një karakter kaq të ndrydhur. Nuk flisja, nuk hapesha, nuk tregoja me të vërtet vetveten duke u rritur sepse nuk e mendoja që opinioni im mund të kishte rëndësi.

Dhe është një problem që shumë vajza e kanë sot në Shqipëri. Kështu që, më ka ndodhur një ndryshim radikal në jetën time në moshën 19-vjeçare kur vendosa të iki në Itali sepse babai im, është e vërtetë patriarkal fanatik, këto mbiemra mund t’i jap, por kur kuptoi që unë kisha një talent për muzikën, aty tha “nuk mund ta ndrydh”.” – u shpreh Elhaida.

Në vijim të bisedës, ajo shtoi:

“Nëse do të flasim për mua, i vetmi person, ndër të vetmit persona që duhet të përmend gjithmonë është babi im. […] Në momentin që pa që kam diçka për të cilën dua të “luftoj”, më shtyu, ma dha karakterin e tij dhe më tha unë do të të ndjek kudo që të jesh. Dhe mbaj mend më shoqëronte në çdo audicion, nga Shkodra në Tiranë.

Priste orë e orë e orë të tëra në makinë që unë të mbaroja audicionet ose unë të mbaroja provat dhe gjendja ekonomike nuk ishte e mirë. Më shoqëronte nëpër audicione nëpër Europë, aty ku pastaj njoha njerëzit që më ftuan të bëj “The Voice of Italy”. Niste makinën, një Golf të vjetër dhe ecte 15 orë në ditë, duke mos ngrënë sepse do e zinte gjumi pastaj dhe s’do kishte energji. Babai im është hero. Ndoshta për çdo vajzë.”

Për momentin, Elhaida ndodhet në Shqipëri sepse është pjesë e kastit të shfaqjes “Notre-Dame de Paris”, shfaqja më e suksesshme në Europë, ku luan rolin e Esmeraldës. Muzikali, me muzikë të Riccardo Cocciante dhe bazuar në romanin e Viktor Hygo, vjen për herë të parë në Shqipëri./m.j

Next Post
Basha në Shkodër, ‘sfidon’ Berishën: Ky qytet nuk u ul kurrë para arrogancës, ditë më të mira do vijnë

Basha në Shkodër, ‘sfidon’ Berishën: Ky qytet nuk u ul kurrë para arrogancës, ditë më të mira do vijnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kontroll për sende të ndaluara në burgun e Shkodrës, zbulohen celular i ndezur dhe karikues

Kontroll për sende të ndaluara në burgun e Shkodrës, zbulohen celular i ndezur dhe karikues

October 21, 2026
I vendosën eksploziv makinës/ Policia e Vlorës arreston dy të dyshuarit për sulmin ndaj administratorit të Shushicës

I vendosën eksploziv makinës/ Policia e Vlorës arreston dy të dyshuarit për sulmin ndaj administratorit të Shushicës

October 21, 2026
Marrëveshja Trump-Putin, nesër niset tankeri i parë me naftë ruse drejt SHBA-së

Marrëveshja Trump-Putin, nesër niset tankeri i parë me naftë ruse drejt SHBA-së

October 21, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 22 Tetor 2026

October 21, 2026
Turqia planifikon mision ushtarak në Arabinë Saudite

Turqia planifikon mision ushtarak në Arabinë Saudite

October 21, 2026
U gjet i vrarë në makinën e tij, reagon Eduard Shalsi: 46-vjeçari nuk ka qenë shoferi im!

U gjet i vrarë në makinën e tij, reagon Eduard Shalsi: 46-vjeçari nuk ka qenë shoferi im!

October 21, 2026

Pedagogë që nxisin dhunën? Kur edukatorët harrojnë misionin e tyre

October 21, 2026
Putin pret të dërguarin e Trump për bisedimet e paqes në Ukrainë, teksa Rusia liron amerikanin e burgosur

Putin pret të dërguarin e Trump për bisedimet e paqes në Ukrainë, teksa Rusia liron amerikanin e burgosur

October 21, 2026
VIDEO/ Rama me drejtuesit e gjimnazeve: Protestat po shfrytëzohen për destabilitet dhe për të frenuar negociatat

“Personat me maska do t’i gjejmë përmes teknologjisë”, Rama: Ndalojmë aksesin në vendet e BE të protestuesve të dhunshëm

October 21, 2026
“Inflacioni në nivele të ulëta”, Sejko: Tensioni i lartë gjeopolitik dhe tarifat tregtare mund të sjellin një goditje oferte me pasoja negative!

Thyerja e bankomateve nga protestuesit, Sejko siguron qytetarët: Depozitat tuaja janë të sigurta

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In