• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Unë, Eleana Zhako, Kristos Amando Gezos dhe Fredi Beleri në sfond

by Ilir Yzeiri
13/05/2023 12:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

Para disa ditësh, në një ambient të një librarie në Tiranë, u promovua romani « Balta » i autorit Kristos Amando Gezos, përkthyer nga Eleana Zhako. Kishte më shumë se një arsye për të marrë pjesë në këtë promovim. Në fillim ftesa e Eleanës dhe e Sokol Çungës që moderonte promovimin, pastaj kërshëria për të njohur një shkrimtar që kishte lindur në Himarë, me prindër himarjotë, por që ishte larguar në emigracion në Greqi qysh në moshën 4-vjeçare. I ati, Amandoja, kishte kryer Universitetin Bujqësor të Kamzës dhe kishte punuar si agronom për disa kohë edhe në Tepelenë, do të më thoshte Kristoja më vonë. Ai vetë, këto ditë po qëndronte në Tiranë te një mik i ngushtë i të atit, me sa më kujtohet, me emrin Ymer. Kristos nuk flet shqip, por u angazhua publikisht në atë takim që, kur të vijë herës tjetër, do të na flasë shqip.

Në vitin 2013 ai ka fituar në Greqi « Çmimin kombëtar të autorit të ri ». Është vetëm 35 vjeç, por çmohet si një nga shkrimtarët më të mirë në Greqi dhe librat e tij po përhapen me shpejtësi edhe në Europë. Në shqip, librin e ka përkthyer Eleana Zhako, një tjetër emër i shkëlqyer i kulturës shqiptare që vjen nga zona e minoritetit. Eleana jeton në Bruksel, por ashtu, pa bujë e pa zhurmë, është kthyer sot në ambasadoren më të mirë dhe më të dobishme të afrimit të kulturës shqiptare me atë greke dhe europiane, gjithashtu. Ajo ka përkthyer në greqisht me një mijë mundime autorë shqiptarë të dalluar si Ardian Vehbiun, Fatos Lubonjën e të tjerë, por ka përkthyer edhe nga frëngjishtja në shqip e anasjelltas.

Ndërsa nga greqishtja ka sjellë në shqip autorë të shquar, si psh. Ricosin, por tani në fund edhe një roman të një shkrimtareje greke Kristina Frangeskaki me titull « Këtu është parajsa », që e rrëfen fatin e emigrantit shqiptar me një realizëm mjeshtëror dhe me një empati që nuk do ta kishte madje as edhe ndonjë autor shqiptar. Eleana punon me një pasion të rrallë dhe, për fat të keq, institucionet shqiptare që harxhojnë miliona për idotësi të egocentrizmave provincialë, nuk dinë dhe nuk duan të mbajnë afër, të ndihmojnë dhe të krijojnë një fond të posaçëm jo vetëm për Eleanën, por për shumë Eleana të tjera që mund të ndihmojnë për të përkthyer letërsinë tonë në vendet fqinje dhe në botë, po ashtu. Po kjo është një temë tjetër.

Për nevojat e emisionit tim «ADN» e lamë që me Kristosin dhe Eleanën të zhvillonim një intervistë. Ashtu bëmë, e realizuam atë intervistë dhe ajo do të shfaqet ditën e enjte, më 18 maj në RTSH 2, në orën 21, si gjithmonë. Në atë intervistë, por edhe në bisedën që zhvillova më pas me Kristosin dhe Eleanën mora vesh shumë gjëra. Isha kurioz të kuptoja pse Kristosi ishte aq i talentuar dhe çfarë trajtonte në librin e tij. Këtë e mora vesh menjëherë, sepse librin e tij « Balta » e lexova me një frymë që atë natë. Dhe mbeta vërtet i mrekulluar. «Balta» është një roman modern në kuptimin e plotë të fjalës. Ai nuk ka subjekt. Është endja e personazhit në një areal rutinë ku heroi lëviz sa në një ambient në një tjetër duke u veshur herë si postier reklamash dhe herë si student.

Por magjia e rrëfimit qëndron diku tjetër. Kristos arrin të rrëfejë të trija planet e ligjërimit. Ashtu siç na ndodh ne shpesh që pjesën më të madhe të refleskioneve e bëjmë me të folurin e brendshëm me atë mërmëritjen që nuk arrijmë ta kuptojmë se nga na vjen, që disa herë është një dialog i ndëprerë para disa vjetësh, ose që mund të jetë një monolog i harruar, po që ringjallet përsëri dhe të bën që ty të të vijnë në mend copëra bisedash, hamendjesh, kuturisjesh emocionale, apo gjithë ajo bota e nëndheshme që ne nuk arrijmë ta tregojmë e pikërisht këtë Kristos e rrëfen, e aktualizon. Për këtë ai përdor fjalitë e gjata me nënrenditje dhe, për të dalluar ligjërimin real nga të folurit e brendshëm, përdor dallimin grafik. Ky i dyti shenjohet në libër me gërma italike.

Në këtë ligjërim, Kristosi dekonstrukton çdo gjë. Nuk është e vështirë të vësh re aty ankthin dhe tëhuajësimin ekzitencial që vjen prej Kamysë. Te heroi i Kristosit është po i njëjti fat: Kamy është algjerian dhe francez, por vetëm në ligjërim, në gjuhë, sepse dallimi ruhej. Edhe fati i heroit të « Baltës » është fati i një të huaji emigrant që me vendin ku jeton e lidh gjuha, kultura, por e largon identiteti i emigrantit. Ndaj ai dekonstrukton të gjitha mitet. Heroi në një çast vret babain dhe ti nuk e merr vesh nëse ai ka vrarë të kaluarën apo vepra është futur në labirintet e trillerit sipas modelit të Edgar Allan Po-es, Në fund, edhe heroi ynë kërkon të vrasë veten, por ti nuk e kupton nëse e ka bërë vërtet atë akt apo jo. Një vepër që vërtet është shkruar bukur.

Këto dhe të tjera u përpoqëm të tregonim në intervistën që realizova, por të tjera gjëra mësova pasi ndenjëm dhe u ulëm për të pirë një kafe të tre: unë, Eleana dhe Kristoja. Isha kurioz të dija më shumë për të dhe e pyeta se si ndihet me këto tri identitete: lindur në Shqipëri, pjesëtar i një komuniteti në Himarë që e ndien veten grek, tani qytetar i Greqisë dhe madje shkrimtar i njohur. Përgjigjja e tij ishte si ajo e heroit: njeri. Nuk më intereson shumë identiteti. Dua që grekët dhe shqiptarët të njohin më shumë njëri-tjetrin sepse kemi shumë gjëra të përbashkëta ashtu siç kemi edhe të fantaksurit njësoj. Një prej atyre që e sheh Greqinë si qendër të botës e kemi edhe në parlament, më thotë Kristosi.

Ndërsa ne i kemi me shumicë nëpër televizione, i them unë. Ai mban në dorë një shishe me ujë « Glina ». Më pëlqen shumë thotë, por, kur shkoj në Himarë, miqtë më thonë pse pi atë ujë, kemi këtë tjetrin dhe më tregojnë një ujë me shkrim grek. Unë qesh dhe them po ç’punë ka uji. Po këtë bluzën e kuqe pse e mban, më thonë disa të tjerë. Pse, u them? E kuptoj që e kuqja është shenja që identifikohet me shqiptarët dhe përsëri qesh. Vjen biseda te zgjedhjet dhe Kristos, megjithëse nuk e zbulon votën, jam i bindur se nuk ka asnjë lidhje me atë frymë që përpiqet të mbahet gjallë nga fantazmat e së shkuarës.

Next Post
Erdogan, i bindur në fitore! Kiliçdaroglu shfaqet me antiplumb në tubimet e fundit

Erdogan, i bindur në fitore! Kiliçdaroglu shfaqet me antiplumb në tubimet e fundit

Comments 1

  1. ppa says:
    3 years ago

    Bukur, Ilir Yzeiri.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prezantohet busti i Konstantinos Mitsotakis në Derviçian, Rama takohet me nipin e kryeministrit grek

Prezantohet busti i Konstantinos Mitsotakis në Derviçian, Rama takohet me nipin e kryeministrit grek

May 5, 2026
Dëgjesa për Reformën Administrative, ish-ministri Malaj: Ktheni komunat! Situata nuk është aq rozë sa e paraqisni

Dëgjesa për Reformën Administrative, ish-ministri Malaj: Ktheni komunat! Situata nuk është aq rozë sa e paraqisni

May 5, 2026
Zgjedhjet në Kosovë/ Arrihet dakordësia, LDK garon me listë të përbashkët me Vjosa Osmanin

Zgjedhjet në Kosovë/ Arrihet dakordësia, LDK garon me listë të përbashkët me Vjosa Osmanin

May 5, 2026
Shqiptarët online, por shumë pas në aftësi digjitale

Shqiptarët online, por shumë pas në aftësi digjitale

May 5, 2026
Netanyahu takon Mladenov në Jerusalem, fokus te plani 20-pikësh i Trump për Gazën

Netanyahu takon Mladenov në Jerusalem, fokus te plani 20-pikësh i Trump për Gazën

May 5, 2026
Gjykata e Durrësit rindërton dinamikën e aksidentit tragjik, Nikoll Radaçi pretendon se u pengua nga një mjet tjetër

Gjykata e Durrësit rindërton dinamikën e aksidentit tragjik, Nikoll Radaçi pretendon se u pengua nga një mjet tjetër

May 5, 2026
Statuti i PD drejt Gjykatës! Kërkohet pezullimi si kryetar i Sali Berishës dhe ndalimi i kandidimit, zbardhet kërkesa zyrtare

“PD nuk ecën përpara me këtë drejtim”, analistët kritika Berishës: S’lejon garë të lirë, hiq dorë!

May 5, 2026
Kryeministri Rama në Gjirokastër: Rritet financimi për startup-et dhe investimet në inteligjencën artificiale

Kryeministri Rama në Gjirokastër: Rritet financimi për startup-et dhe investimet në inteligjencën artificiale

May 5, 2026
Rama dënon sulmin e Iranit ndaj Emirateve: Akt terrorist dhe kërcënim për paqen rajonale

Rama dënon sulmin e Iranit ndaj Emirateve: Akt terrorist dhe kërcënim për paqen rajonale

May 5, 2026
GJKKO rrëzon kërkesën e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro

May 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In