Nje dite pasi thirrjes se protestuesve, iu pergjigj duke u treguar gishtin, vjen reagimi i pare i ambasadorit te OSBE ne Tirane.
Me nje shenim ne faqen e prezences se OSBE ne Tirane, ne rrjetin social Twitter, ambasadori ka lene nje mesazh ndjese.
“Do të doja t’u kërkoja sinqerisht ndjesë atyre që mund të kem fyer dje. Unë e respektoj të drejtën e shqiptarëve për të protestuar paqësisht”, shkruan ambasadori Borchardt.
Mbrëmjen e së dielës, 13 tetor, Ambasadori i OSBE-së Berndt Borchard po dilten nga hyrja e një pallati tek “Myslym Shyri” ku banon kur një grup të rinjsh, protestues afër drejtorisë së policisë thërrisnin “Rama ik! Rama ik!
Në një moment njëri prej tyre ka thënë “Shame on you”
Ambasadori ka reaguar duke treguar gishtin e mesit, por pa kthyer kokën pas.
Një veprim i tillë është përsëritur dhe një herë të dytë.
Banorët e “Unazës së Re” të cilët vijuan mbrëmë protestën kanë treguar përpara kamerave se janë ndjerë të ofenduar nga ky gjest.
g.kosovari