• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Unë do të jem duke shitur shalqi”, përgjigjia epike e Saimir Korreshit nëse zgjidhet Basha kryetar i PD-së

by A R
09/06/2023 08:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetët dhe anëtarët e Kryesisë së PD-së, Dash Sula dhe Saimir Korreshi, u shprehën në emisionin “Të Paekspozuarit” kundër zgjedhjes së Lulzim Bashës në krye të PD-së. Të pyetur nga analisti Neritan Sejamini nëse do të shkonin në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së më 30 korrik, nëse Basha zgjidhet kryetar më 29, Sula tha se do të ishte duke punuar me kompjuter në shtëpi, ndërsa Koreshi bëri batutën epike të Myzeqesë se do të ishte duke shitur shalqi.

Biseda në studio

Sula: Te fisi im, familja ime, njeriu që e do më shumë Lul Bashën, jam vetëm unë. Askush nga familja ime se do. Ça të them unë.

Abilekaj: Kjo ishte shumë e fortë.

Sula: Po ça të them  unë tani. Kjo parti nuk ka pasur garë reale.

Mërtiri: Kjo që po bën ti është diversion.

Sula: Buka që të bëhet bukë do 1 kg miell. Ne kemi 100 gram miell. Berisha ka 500 mijë, ne kemi 100 mijë vota.

Mërtiri: Kjo që po thua ti është rrugë qorre.

Sula: Edhe lufta në Ukrainë, qëllimi është që të afrohen palët.

Mërtiri: Këto janë zgjedhje të vonuara. Pse si bëtë zgjedhjet?!

Sejamini: Ishte projekt i qëllimshëm, që mos të futeshin fare në zgjedhjet lokale. Ky është fakt.

Sula: Problemi në PD janë ata të dy.

Rakipi: Ju nuk e keni kuptuar se Basha do që të jetë deputet.

Korreshi: Jo të gjithë deputetët mund t’i etiketoni njësoj. Në 2021 sollëm 17 mijë e 200 vota unë bashkë me çunat e tjerë. Pse ishin në hile këto zgjedhje. Saimirin kishin harruar që ta njoftonin për mbledhjen, se isha kundër Bashës. Në darkë jam vetëm në Lushnjë unë, se tërë ditën jam në Tiranë.

Abilekaj: Pse për Edi Ramën do të votonte ai?

Rakipi: S’mund të vijë njeri pas 1 viti dhe të kërkojë të zgjidhet. Ai nuk ishte në punë. Ishte deputet i PD, po ku ishte?

Sejamini: A mund të na thoni zoti Sula se çfarë do të bëni? Mos kini pikë dyshimi, ai do t’i bëjë zgjedhjet. Do të bëjë dhe komisionin zgjedhor, do t’i bëjë të gjitha. E ka këtë plan.

Sula: Unë, Koreshi dhe ne të tjerët që nuk duam zgjedhjen e Bashës, kemi thënë: procesi është i vonuar, duhet riorganizim i PD.  Ne po themi, që të zgjidhet kryetari, duhet të gjejmë anëtarët. T’i certifikojmë ata. Ata thonë; do të zgjedhim kryetarin e më pas sesionin.

Korreshi: Jap dorëheqje nga kryetar partie, nuk e ndjek. Ta gëzojë nëse shkon kështu.

Rakipi: Atij si bën përshtypje. Ai është në punën e vetë, këtë skemë ka patur. Projekti në fjalë është në fundin e vetë, po zbatohet. Merr vulën ai në 29 korrik, në vapë. Ju do të rreshtoheni përballë Bashës, po ju ça do të bëni se po i bëjmë legenit më duket.

Sejamini: Çfarë do të bëni?

Sula: I kam thënë të gjithëve që nuk njoh një proces farsë.

Mërtiri: A e zgjodhi Kryesia? Do të bëhet pra. Vendimet i merr Kryesia. Grupi Parlamentar nuk ekziston.

Sejamini: Më 29 korrik Basha zgjidhet kryetar. A do të shkoni ju në mbledhjen e grupit më 30 korrik?

Sula: Do të jem duke punuar me kompjuter në shtëpi. Nuk do të jem në mbledhje.

Korreshi: Unë do të jem duke shitur shalqi.

/a.r

Next Post
Ambasadori i SHBA në Beograd: Kemi probleme me Kryeministrin Kurti

Ambasadori i SHBA në Beograd: Kemi probleme me Kryeministrin Kurti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

February 18, 2026
4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

February 18, 2026
Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

February 18, 2026
“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

February 18, 2026
Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

February 18, 2026
Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

February 18, 2026
“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit  para trupës gjykuese në Hagë

“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit para trupës gjykuese në Hagë

February 18, 2026
U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

February 18, 2026
Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

February 18, 2026
2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In