Analisti Neritan Sejamini tha se nga opozita pritet një përgjigje politike për fushatën e zgjedhjeve vendore të 14 majit. Ai e pyeti kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se si do të prishet rregjimi aktual që sundon në Tiranë dhe Shqipëri, me aleancën krim-oligarki-media. Ndërsa Meta u përgjigj se pas 14 majit korrupsioni absolut do të zëvendësohet nga transparenca.
Sejamini gjithashtu deklaroi se nuk mund të votojë kurrë për premtime populiste si “autobusi falas” i Këlliçit.
Biseda në studio:
Neritan Sejamini: Ajo që duhet të bëjë z. Meta, z. Berisha dhe kandidatët është që të argumentojnë politikisht pse jo z. Rama dhe z. Veliaj dhe po z. Berisha, Belindi e me radhë. Qytetarët duan përgjigje politike për një pyetje politike. Fushata nuk bëhet me programe. Unë përshembull nuk e gjej veten te programi i z. Këlliçi dhe nuk kam vendosur akoma për kë do të votoj.
Unë do të votoj politikisht dhe a mundet z. Meta, z. Këlliçi apo z. Berisha nëse do të prishet ky regjim, kjo strukturë e pastrimit të parave kriminale, e ekonomisë së kapur, në bashkëpunim me media, oligarkë, politikanë të korruptuar bashkë për të shfrytëzuar pasuritë e Tiranës dhe për ta kthyer në beton dhe asgjë tjetër. Si do të luftohet kjo? Unë autobusin falas nuk e votoj kurrë. Opozita duhet të më drejtohet mua për atë që më shqetëson, problemi politik i Tiranës, aleanca krim-oligarki-media.
Ilir Meta: Unë përgjigjen politike e kam dhënë në mënyrë konçize dhe kam përsëritur vazhdimisht se ky korrupsion absolut, jo vetëm për Tiranën, por këtu janë interesat më komplekse dhe korrupsioni më i madh se diku tjetër, por kudo më 15 maj zëvendëson me transparencë. Unë dhe z. Berisha në emër të dy partive kemi firmosur një marrëveshje që këshillat bashkiake të jenë përgjithmonë të hapur, në prani të mediave dhe gjithçka do të jetë në dritë për qytetarët shqiptarë. Jo vetëm kaq. Katër vjet nuk ka patur mbledhje në këshillat bashkiakë se i kishte 100 për qind Rilindja, por do të ketë seanca të veçanta ku qytetarët do të flasin në këshillin bashkiak, sipas grupeve të interesit. Pra kjo errësirë dhe korrupsion absolut në 4 vjet do të zëvendësohet me transparencë absolute. Nëse kjo nuk ndodh pas datës 15 maj ju keni të drejtë të thoni se ju bëtë këtë gjë në mënyrë të fshehtë.
/a.r