• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I riu bie në koma pas arrestimit, Policia: Rasti po hetohet nga AMP! U shtrua në spital pasi…

by A R
02/05/2023 09:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas rastit të publikuar në emisionin “Uniko” të gazetarit Spartak Koka nga nëna e 27-vjeçarit Jani Rustemaj, e cila tregoi se i biri pas arrestimit nga policia ndodhet në gjendje kome në QSUT, ka reaguar Policia e Tiranës.

Në një njoftim, policia sqaron dinamikën e ngjarjes. Sipas policisë, Rustemaj më datë 14 Prill, teksa ka qenë i arrestuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ka shfaqur shqetësime shëndetësore. Po në të njëjtën ditë, sipas uniformave blu, i është dhënë ndihma e nevojshme mjekësore dhe gjendja e tij është përmirësuar.

Ditën tjetër, më 15 Prill, ai është dërguar në Gjykatën e Tiranës, për t’u njohur me masën e sigurisë ku i është caktuar “arresti në burg”. Më datë 16 Prill, ai është dërguar në Burgun 313, por për shkak të mbingarkesës në këtë institucion është rikthyer sërish në Bllokun e Sigurisë së Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Një ditë më vonë, më 17 Prill, i riu Rustemaj ka shfaqur sërish shqetësime shëndetësore. Po këtë ditë ai është transportuar në spitalin “Nënë Tereza” ku është shtruar në spital. Në njoftimin e saj, policia nuk sqaron se çfarë problemesh shëndetësore ka shfaqur 27-vjeçari Jani Rustemaj.

“Me datë 14.04.2023, kohë që ky shtetas ka qenë në Bllokun e Sigurisë te DVP Tiranë, ka shfaqur shqetësime shëndetësore, dhe nga strukturat që merren me sigurimin e të ndaluarve dhe arrestuarve është njoftuar shërbimi i emergjencës mjekësore, të cilët janë paraqitur në ambientet e Bllokut të Sigurisë dhe pas ndihmës mjekësore të dhënë, gjendja e tij është përmirësuar.

Me datë 15.04.2023, ky shtetas është shoqëruar në ambientet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku kjo Gjykatë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Me datë 16.04.2023, pas daljes së urdhrit të ekzekutimit të masës së sigurisë nga Prokurori, është përgatitur dokumentacioni i nevojshëm, dhe ky i arrestuar është dërguar në IEVP-313, Tiranë. Autoritetet e IEVP 313, nuk kanë pranuar që ta marrin në dorëzim për shkak të mbingarkesës në këtë institucion dhe në këto kushte ai është rikthyer dhe vendosur përsëri në Bllokun e Sigurisë Tiranë.

Me datë 17.04.2023, shtetasi Jani Rustemaj, ka shfaqur përsëri shqetësime shëndetësore dhe pas ardhjes së emergjencës shëndetësore është transportuar në spitalin “Nënë Tereza”, ku dhe është shtruar dhe në ambientet e spitalit është siguruar me punonjës Policie të DVP Tiranë. Në zbatim të urdhrit të ekzekutimit të Prokurorit, me datë 19.04.2023, në ambientet e spitalit “Nënë Tereza”, është marrë në ruajtje nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia thotë se aktualisht është ngritur një grup hetimor në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore që po heton për këtë rast. Kjo pasi nëna e 27-vjeçarit më 30 Prill ka bërë kallëzim në komisariatin nr. 3 duke ngritur pretendime për trajtimin shëndetësor të djalit të saj. Nga AMP-ja janë pyetur në cilësinë e personave që mund të tregojnë rrethana të dobishme për hetimin disa policë dhe stafi mjekësor i Bllokut të Sigurisë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

“Më datë 30.04.2023, në Komisariatin e Policisë Nr. 3, Tiranë, është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasja Pranvera Rustemaj, (nëna e të arrestuarit) e cila ka ngritur pretendime për trajtimin shëndetësor të djalit të saj. Strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në bashkëpunim me Drejtorinë e AMP-së Tiranë, kanë administruar kallëzimin e kësaj shtetaseje, kanë sekuestruar të gjithë praktikën procedurale dhe shëndetësore për këtë të arrestuar, kanë pyetur më cilësinë e personit që tregojnë rrethana të dobishme për hetimin, disa punonjës Policie dhe stafin mjekësor të Bllokut të Sigurisë, dhe materialet do ti kalojnë për vlerësim Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë”, njoftoi policia.

Një ditë më parë në emisioni  “Uniko” në Klan Plus, u trajtuar historia e të riut Jani Rustemaj i cili ndodhet në QSUT në gjendje të rëndë për jetën pasi u arrestua nga policia më 12 Prill 2023. I riu u vu në pranga për vjedhjen e një tapeti dhe një palë atlete. 5 ditë pas arrestimit ai u dërgua në QSUT ku ndodhet në gendje kome.

Në një intervistë për Uniko, nëna e Jani Rustemaj tregoi se policia nuk i ka dhënë asnjë informacion për gjendjen shëndetësore të të birit. Ajo theksoi se djali nuk vuan nga asnjë sëmundje dhe nuk e lënë as që të hyjë në spital t’i qëndrojë afër.

Intervista e publikuar në Uniko:

Pranvera Rustemaj: Jam një nënë me 5 jetimë. Kam problemin e djalit, Jani Rustemi e ka emrin, është kapur më datë 12 Prill, në orën 15:30. Pasi u kap, i shkova njëherë në burg. E arrestuan për vjedhje, kishte arrestuar një tapet një palë atlete. Më erdhi policia në darkë bashkë me çunin, dola jashtë, te furgoni i policisë e kisha djalin. Fola, ishte mirë djali atë ditë. Pastaj pas 4 ditëve më mori në telefon, më tha o ma më sill pasaportën se nuk më regjistrojnë këtu. Ja ku e kam pasaportën e djalit. Nuk kam arritur me ia çuar.

Spartak Koka: Çfarë i ndodhi?

Pranvera Rustemaj: Nuk arrita, nuk kam pasur lekë, thashë kur të bëhem me lekë do shkoj do bëj takim për djalin. Pastaj më morën në telefon policët. Më thanë Pranvera Rustemi je? Po i thashë. Shkoni më thanë se keni djalin sëmurë. Kam shkuar te burgu i policisë.

Spartak Koka:E kishe djalin sëmurë, po nga se?

Pranvera Rustemaj: Nuk ma thanë arsyen nga se.

Spartak Koka:Vuante nga ndonjë gjë? Kishte ndonjë problem shëndetësor?

Pranvera Rustemaj: Jo. Asnjë lloj problemi. Kam vajtur, kam pyetur te spitali i burgjeve. I thashë ndodhet këtu Jani Rustemi, se më morën në telefon (më datë 17 prill). Nuk e gjeta aty, nuk ishte i shtruar. Pastaj pas disa ditëve më erdhi polici, dy civilë këtu në shtëpi. Shko më thanë filan vend. E ke sëmurë, pak me ftohje. Shkuam në spital. Kam vajtur te Nënë Tereza, çuni ishte në reanimacion, ishte shumë keq. Doktori më tha nuk kam shpresa për djalin tënd.

/a.r

Next Post
Vangjeli bën llogaritë, tregon sa bashki merr Rama. Meta: Kot nuk e vure 61 bashki…

Vangjeli bën llogaritë, tregon sa bashki merr Rama. Meta: Kot nuk e vure 61 bashki…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA E REL/ A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

August 28, 2026
10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

August 28, 2026
Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

August 28, 2026
Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

August 28, 2026
Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

August 28, 2026

Trump njofton krijimin e Akademisë Kombëtare të Hapësirës në SHBA

August 28, 2026
Kadastra: Hapat si të regjistroni pronësinë e shtëpive të ndërtuara para vitit ’91

Nisin aplikimet për banesa, 300 kredi me 0% interes për punonjësit e administratës

August 28, 2026
Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

August 28, 2026
Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

August 28, 2026
Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com