• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Unaza e Madhe”, hetim për tenderat, dyshohet se “Vëllezërit Hysa” u përdorën për koperturë

by Java News
18/12/2018 16:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

DH Albania”, kompania e cila falsifikoi dokumentet në tenderin e “Unazës së re”, nuk është e vetmja që do të hetohet. Pas shpërthimit të skandalit, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin edhe për dy lotet e tjera të tenderit, që janë fituar nga “Salillari” dhe “Viktoria Invest”.

Burime nga Prokuroria thanë për Top Channel se, kanë dyshime për abuzim në të trija lotet e tenderit me vlerë 40 milionë euro, ku më i forti është ai i skemës identike të tenderimit, me një ofertë të vlefshme dhe një tjetër fiktive.

Sipas Prokurorisë, këto dyshime forcohen edhe nga fakti se oferta fiktive në të trija lotet është bërë nga e njëjta kompani, “Vëllezërit Hysa”, për të cilën Prokuroria dyshon se është përdorur si koperturë në tenderin e paracaktuar.

Prokurorët kanë kërkuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dokumentacionin për të trija tenderat dhe mësohet se kanë nisur verifikimin e procedurave.

Tenderi për “Unazën e re”, në segmentin nga “Pallati me shigjeta” deri te rrethrrotulimi i “Shqiponjës”, shkaktoi debate të forta publike për vlerën 40 milionë euro të prokurimit. Fillimisht, skema e njëjtë e prokurimit në të trija lotet u denoncua nga Partia Demokratike si një aferë korruptive.

Por, skandali kulmoi kur në media u publikuan fakte se kompania “DH Albania”, fituesja e lotit të parë me vlerë 18 milionë euro, kishte falsifikuar firmën e Sekretarit amerikan të Shtetit. Tashmë Prokuroria ka vënë nën hetim të gjithë tenderin e “Unazës” dhe atë të linjës elektrike Peshkopi-Burrel, duke përfshirë jo vetëm dy institucionet shtetërore ARRSH dhe OST, por edhe kompanitë pjesëmarrëse. /TCH

a.meta

Next Post
West Side Family si Back Street Boys. Po grupet e tjera?!

West Side Family si Back Street Boys. Po grupet e tjera?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In