• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Ultimatumi’ i Berishës për Bashën/ VOA: Situata është përshkallëzuar, 5 janari, dita e përballjes së madhe

by
23/12/2021 19:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Shqipëri, zotit Berisha dhe mbështetësit e tij i kërkuan sot kryetarit demokrat Lulzim Basha të respektojë vendimet e marrë në Kuvendin dhe referendumin e organizuar prej tyre dhe të largohet nga zyra e tij brenda datës 5 janar.

Në rast të kundërt sipas tyre do të jetë anëtarësia vetë që do marrë në kontroll selinë. Nga ana e tij kryetari demokrat i cili nuk i njeh veprimet e palës tjetër, deklaroi se PD i ka marrë vendimet e veta e do i qëndrojë atyre deri në fund

Anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, struktura e ngritur nga Kuvendi i 11 dhjetorit për drejtimin e përkohshëm të partisë, ishin sot sërish në selinë e PD-së, ku pak ditë më parë ata paralajmëruan se do t’i dërgonin me shkrim “deputetit Basha” vendimet. Këtë herë zoti Berisha mungonte.

Ndryshe nga çfarë ndodhi dy ditë më parë kur ata shqyen derën e mbyllur të sallës ku hynë, sot e gjetën atë të hapur.

Në shkresën e përgatitur për zotin Basha, e cila ju lexua paraprakisht gazetarëve, zotit Basha i kërkohet, përmes një ultimatumi, që të respektojë vendimet për shkarkimin e tij “duke liruar ambjente e punës së Kryetarit të Partisë, si dhe duke bërë dorëzimet përkatëse të Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PDSH deri në datë 5 Janar 2022”.

Për më tepër kërkesa paralajmëron marrjen në kontroll të situatës nga vetë anëtarët: “Refuzimi i vendimit të Kuvendit Kombëtar, si organi më i lartë statutor i Partisë Demokratike të Shqipërisë si dhe refuzimi i vullnetit të 43385 anëtarëve të PDSH të cilët ratifikuan vendimin e shkarkimit tuaj, do të detyrojë anëtarësinë të shndërrohet në përmbaruesin politik të vendimit dhe vullnetit të saj”.

Nga ana e tij kryetari demokrat e ka bërë të qartë se nuk njeh asnjë nga veprimet e ndërmarra nga zoti Berisha dhe mbështetësit e tij. Ai foli me tone mospërfillëse ndaj ultimatumit të sotëm. “PD i ka marrë vendimet e veta e do i qëndrojë atyre deri në fund. Kuvendi Kombëtar i 18 dhjetorit është jo vetëm ndarja nga e shkuara, por dhe përqafimi i të ardhmes. Eshtë zgjedhja e të ardhmes, jo vetëm për ne, por dhe për shqiptarët. Ndaj çdo veprim i PD do jetë në funksion të njerëzve dhe halleve të tyre. Nuk na plas për karriket e atyre që paskan qenë këtu vetëm për karrike”, deklaroi zoti Basha.

Gjithshka sot u zhvillua larg tensioneve të pak ditëve më parë. Por pavarësisht kësaj, situata në të vërtetë është përshkallëzuar dhe data 5 janar shfaqet kështu si dita e përballjes së madhe.

/b.h

Next Post
E lidhur me “Agimin e Artë”?!/ Evi Kokalari padit Saljanjin në SPAK për shpifje

“Bashën duhet ta nxjerrë policia nga zyra”/ Evi Kokalari gjen 'fajtorin': Kush na solli deri në këtë pikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

September 10, 2026
Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

September 10, 2026
Tensionet në veri/ Ish-presidenti Thaçi lë qelinë dhe shkon në Kosovë

Thaçi thyen heshtjen për Gjykatën Speciale: E shmangëm Rusinë, sot po paguaj çmimin në lëkurën time!

September 10, 2026
Berisha në SHBA, takimi me shqiptarët në New Jersey: Rama po zbraz Shqipërinë

Berisha flet nga New Jersey: Vendimi ‘non-grata’ ishte lobim korruptiv i Ramës dhe Sorosit

September 10, 2026
“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

September 10, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

U kap me armë zjarri dhe jelek antiplumb, arrestohet pronari i një hoteli në Fushë-Krujë

September 10, 2026
Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

September 10, 2026
Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

September 10, 2026
Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

September 10, 2026
Shkodër/Ardi Veliu kritikon ashpër policinë vendore për grupet kriminale e kultivimin e drogës

Trafik armësh? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! (Çfarë thotë për Ron Yeffet?)

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com