• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ultimatumi” i Berishës për 5 janarin/ Çollaku: E trishtueshme thirrja e miqve të mi demokratë për të pushtuar godinën e PD

by Java News
02/01/2022 19:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i PD Kreshnik Çollaku thotë se thirrja e disa deputetëve të PD, që ende i konsideron miq, për “të pushtuar dhe dhunuar selinë e PD” është e trishtueshme. Sipas deputetit të rreshtuar krah Bashës, ultimatumi i Berishës për lirimin e zyrës deri më 5 janar është një dhuratë e pamerituar për Edi Ramën.

Në një intervistë për RTV Ora, Kreshnik Çollaku tha se palët duhet t’i thërrasin arsyes. Edhe nëse bashkëjetesa nuk është e mundshme, ai u shpreh se ndarja duhet të jetë e qytetëruar dhe të mos damkosin me turp partinë.

“Të përpiqemi të qëndrojmë bashkë duke pasur ide të ndryshme por edhe nëse vlerësojmë se nuk mund të rrimë dot bashkë se jemi aq të ndryshëm ka mënyra civile, të qytetëruara që të ndahemi në mënyrë të qytetëruar.Është e trishtueshme, do të desha të ishte një ëndërr e keqe thirrja e disa miqve të mi dhe të tjerëve këtu për të pushtuar, dhunuar demokratët apo selinë e PD.

Të gjithë e dinë as në 5, as në 8 as në 18 asgjë nuk ndodh se partia ka institucione. Të krijohet një provokim i tillë i shëmtuar do të ishte një dhuratë e pamerituar për Edi Ramën, turpërim i PD. Sot që të shmangin këtë turp e kanë në dorë këta miqtë e mi, jo demokratët e mërzitur me Lulzim Bashën, me ne, jo ata që kanë firmosur, jo ata që kanë menduar se po bëjnë referendum, kuvend.

Sot këtë përgjegjësi e ka një grup 10-20 vetash që për karrierën e tyre, kënaqësitë dhe pakënaqësitë e tyre dhe Lulzim Bashën, disa e kanë të drejtë mërzinë me Lulzim Bashën por jo për këtë motiv. Ata e kanë në dorë ti thërrasin arsyes dhe ta shpëtojnë të gjithë bashkë këtë seli, këtë sigël, këtë parti nga një turp. Nëse akte të tilla ndodhin do të ishte turpërimi më i madh për këtë parti”, është shprehur deputeti i PD.

Next Post

Më në fund kemi një skenë politike tripolare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com