• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Ultimatumet: Luli deri nesër, Rama deri të shtunën… Berisha dhe Meta pa afat

by Mero Baze
16/03/2022 20:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Kemi dy ultimatume . I pari më i afërti vjen nga Grida Duma. Ajo i ka dhënë ultimatum Lulzim Bashës deri nesër të plotësoj kërkesat e saj ndryshe nuk e di çfat e pret. Nuk jam shumë i qartë se çfarë grupi përfaqëson ekzaktësisht Grida kundër Lulit, por mendohet se është një drejtueset e së paku tre grupeve që Basha ka kundër në PD, dhe vija e kuqe që ndan fatin e Lulzim Bashës, është së paku ikja nga kreu i PD.

Ultimatumi i Gridës pason ultimatumin e një prej mbështetësve të Berishës, që ka paralajmëruar Lulin, se duhet jo vetëm të largohet por të mbyll gojën dhe të mos kërkoj largimin e Doktorit.

Por as Edi Rama nuk i ka më mirë punët.

Grupi i gatshëm i protestuesve, që dalin në bulevard për shkak të rritjes së çmimeve, i kanë vënë Edi Ramës ultimatum deri të shtunën. Njëri prej liderëve të një prej grupeve që protestojnë, i ka renditur një tabelë me gjashtë pika dhe i thotë që nëse nuk i plotëson ato, atëherë duhet të i se ndryshe do ndodh më e keqja.

Një tjetër drejtues, i një grupi protestuesish, por që përfaqëson fraksionin e 8 janarit, ka denoncuar ultimatumin e parë, dhe ka paraqitur disa pika të tjera, duke mos e ndryshuar thelbin e kërcënimit. Thjesht Rama duhet të plotësoj kërkesat e tij dhe jo të atij tjetrit.

Kundër të dy grupeve, është një i tret, me prirje “arqiomarksiste” i cili nëse nuk do largohet Edi Rama e kërcënon se do ekzekutoj pesë gazetarë që e mbështesin atë në shenjë hakmarrje.

E përbashkëta e të dy ultimatumeve është Lulzim Basha, i cili ka gjasa të jetë fajtor jo vetëm për humbjen e PD edhe për rritjen e çmimeve, pasi protestuesit e mbajnë në duar dhe portretin e tij si sinonim i armikut.

Do të mjaftonin ultimatumet për të kuptuar se kush janë protestuesit, pse janë në rrugë dhe çfarë kërkojnë. Nuk janë njerëz të Putinit. Për hirë të së vërtetës ata janë serioz dhe nuk harxhojnë pare për gjëra joserioze. Kur e marrin ata në dorë, kuptohet qe është serioze. Këta thjesht duan ti bien ne sy për mirë.

Nuk janë as përfaqësues të njerëzve në nevojë dhe as përfaqësues idesh ekonomike. Një sharlatan që bën sikur qanë për naftën e ARMO e del duke bërë llogari nëpër ekrane, ka qenë bashkepuntor i Rezart Taçit, në historinë e privatizimit dhe mbledhës lekësh në AKBN duke u marrë dhe gjysmat e dietave punonjësve për llogari të LSI. E kam para sysh gëzimin e tij kur Rezart Taçi na agresonte ne gazetarëve që denonconim shitjen e ARMOS .

Të tjerët në shumicë janë mitomanë të konsumuar nga çdo parti dhe protestë prej dhjet vitesh në këtë vend. Ata ngjajnë më shumë me ato vajzat fatkeqe që dikush u ka premtuar parajsën dhe i nxjerr në semafor, dhe që tashmë atë që e kanë punë për bukë të gojës, na e paraqesin si ideal.

Ultimatumet e tyre na çojnë të gjithë tek Shtëpia e Lirisë, e cila në fakt vuan nga sindromi i ultimatumeve. I pari i shtëpisë, Sali Berisha, ka marrë një ndëshkim të përjetshëm, si hajdut për korrupsion domethënës, si minues i demokracisë dhe si dhe shantazhues i sistemit të drejtësisë.

I dyti Ilir Meta, dhe për shkak të problemeve mendore, jeton natë e ditë nën një kërcënim të padukshëm se mund ta degdisin të vdekur tek Mali me Gropa. Për këtë arsye ata janë të paqartë se ç’duhet të bëjnë me protestën, ç’duhet të bëjnë me ultimatumet e tyre, dhe mbi të gjitha ç’duhet të bëjnë me “fitoren” e tyre më 6 mars, e cila “fort po shndrin, e pak po ngroh”.

Ndaj tani duhet të durojmë disa ditë vetëm ultimatume. Luli e ka afatin deri nesër, Rama e ka afatin deri të shtunë, Berisha dhe Meta janë mall pa afat. Si gjithë të vdekurit.

Next Post
Pushtimi rus/ Sa e rrezikuar është Shqipëria e Kosova? Peleshi: Shpresojmë për skenarin më të mirë, por përgatitemi për më të keqin

Lufta në Ukrainë, Peleshi: Ku janë pozicionuar trupat shqiptare. Ndihma e Shqipërisë për Kievin...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

November 8, 2026
Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

Berisha u del në krah studentëve, qytetarët e “masakrojnë” me komente: Nuk mbledh dot më shumë se 500 vetë, do të shfrytëzosh ata!

November 8, 2026
U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

November 8, 2026
Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

November 8, 2026
Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

November 8, 2026
101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

November 8, 2026
Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In