• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ullinjtë shekullorë po prodhojnë më pak, shkak mungesa e krasitjes dhe shërbimeve

by A M
26/01/2025 17:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kodrat e fshatrave të qarkut të Tiranës, janë të mbushura me siperfaqe të medha me ullinj shekullorë. Jemi në Mazrek dhe fermeret e kesaj zone prej vitesh nuk marrin rendimentin e duhur të vajit, sipas ekspertëve të bujqësisë kjo ka ardhur për shkak të mungesës së shërbimit tek këta ullinj.

“Zona e Mazrekut ka shumë ullinj shekullore, por vitin që kaloi thuajse nuk kanë prodhuar fare, ullinjtë e rinj po.”, tha Mahmut Lami.

Një nga arsye kryesore që është ulur prodhimi është mungesa e krasitjes. Fundi i janarit dhe fillimi i shkurtit konsiderohet si periudha ideale e krasitjes. Ky është një proces jo thjesht teknik, por kërkon punë, perkushtim dhe dije nga ana e fermerëve.

Megjithëse teknologjia bujqësore ka përparuar, fermerët kanë mbetur ende te teknikat tradicionale.

“Krasitja është bërë sipas kohës së vjeter, gjithesecili sipas idesë së vet.”

Zona e Mazrekut, në njësinë Administrative Kashar, pranë kryeqytetit është e privilegjuar nga natyra për kultivimin e ullirit. Mahmut Lami, banor i fshatit, është 69 vjeç dhe gjithë jetën e tij i është përkushtuar kultivimit ullirit.

“Unë kam 20 rrënjë ullinj shekullore, ullinj të rinj kam mbi 400 rrënjë, ata janë mirë. Deri sa të ngelë këmba e dora unë do punoj me ullinjtë.” , tha Lami.

Ulliri është një nga kulturat më të rëndësishme në Shqipëri nga të ardhurat, nga sipërfaqet e mbjella dhe është prioritet i bujqësisë.

Ndonëse një nga kulturat kryesore, ekspertët e bujqësisë ngrenë shqetësimin për mosdhënien e shërbimit të duhur të ullirit shekullorë.

“Shiko këta ullinjtë shekullore janë gjunjëzuar komplet për arsye të moskrasitjes, i ka zënë myku.”

Pema e ullirit mund të jetojë qindra vitem por pa mirëmbajtje prodhimi bie. Ekspertët rekomandojnë përdorimin e mjeteve të avancuara për krasitjen.

“Me një palë gërsherë dore ose me bateri krasitja është më e thjeshtë se me ato manuale dhe krasitja bëhet më mirë. Feremerët përdorin sopatën akoma. “

Ullinjtë shekullorë, janë autoktonë shqiptarë dhe njihen për cilësinë e tyre të vajit të ullirit. Përmes takimeve me fermerët specialistët synojnë rikthimin e prodhimit tek këta ullinj.

“Ne bëmë këtë demostrim për t’ju treguar fermerëve lidhur me rëndësinë që ka kjo krasitje. Ka disa forma që aplikohen, mund të aplikonim një krasitje të pjesshme, të rëndë apo një tjetër, duke lëne deget e reja që dalin. Për 3 vite ky ulli do të jetë në eficencë, sërish në prodhim.”

Qarku i Tiranës ka në total 5 mijë hektarë ullishte, 60% e tyre janë ullinj shekullorë./ABC News

Next Post
Plagosje me thikë në zonën e Yzberishtit në Tiranë, detajet e para

Plagosje me thikë në zonën e Yzberishtit në Tiranë, detajet e para

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

November 5, 2026
Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

November 5, 2026
“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

November 5, 2026
Berisha: Dorëheqja e Ramës e vetmja zgjidhje, protestat janë pasojë e dhunës 13-vjeçare!

Lider i ri në PD? Berisha: Do të them “Goodbye” vetëm nëse kam pamundësi fizike ose mendore

November 5, 2026
“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

November 5, 2026
Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

November 5, 2026
“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

November 5, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për refugjatët

November 5, 2026
Zgjedhjet për kreun e PD/ Ibsen Elezi: Berisha po e çon partinë drejt shkatërrimit, mision apo i kapur peng?

“Lapaj e dinte se ishte dështim, marksizmi pengon Qorin” / Elezi analizon partitë e reja: Nuk janë modele politike…

November 5, 2026
Trump tha se Ngushtica e Hormuzit do të jetë territor amerikan, përgjigjet Irani -

Dokumentet, SHBA zhvilloi bisedime sekrete me Iranin për dëbimin e iranianëve gjatë luftës

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In