• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ulje rrogash e pensionesh”/ Ilir Beqaj sqaron propozimin: Është prodhuar një fake news. Kemi një situatë të pazakontë ku…

by Java News
02/05/2020 18:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në News24, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, komenton propozimin e tij për ulje rrogash e pensionesh, që ngjalli reagime të shumta.

Sa i përket rrogave, ish-ministri thotë se nuk është e drejtë që ata që punojnë në privat të marrin një pagë minimale nga shteti dhe ata që janë në administratë, të paguhen me po të njëjtën pagë edhe gjatë këtyre muajve të koronavirusit, duke shtuar se duhet të kishte një pagë të barabartë për të gjithë.

“Propozimi për fat të mirë është i shkruar, dhe kushdo ka patur interes, ka patur kohë ta lexojë. Nuk është keqinterpretuar, është prodhuar një fake neës. Dhe ajo që më habit është fakti që edhe pse e shkruar, dhe mund të krijohet një titull, ajo që më habit është si ka mundësi që një media e caktuar, gazetari pyet pensionistët ‘cfarë mendoni ju t’ju ulet pensioni’, kur ajo nuk është e shkruar fare në propozimin tim, ndaj më duket e tepërt të shpjegoj një fake neës”, thotë Beqaj, ndërsa thekson se në atë shkrim janë 5 ide, duke mos prefuar t’i quajë propozime.

“Unë e filloj më ‘barrën duhet ta përballojmë të gjithë’ dhe e mbyll ‘këto ishin disa ide dhe ejani t’i pasurojmë idetë’. Dy prej tyre janë propozime për zgjidhje afatgjatë, nëse do na ndodhin pas X vitesh të jemi të përgatitur. Jemi në situatën ku një pjesë e të punësuarve nuk po punojnë dot, jo për faj të tyre, por sepse për të frenuar përhapjen e epidemisë, për të sheshuar kurbën rrimë në shtëpi.

Kemi një situatë të pazakontë, po paguhemi me para publike, dhe në gjykimin tim po përdoret metrikë e ndryshme, kush ka punuar në privat rri në shpi dhe i jepet një pagë lufte minimale, kush ka punuar në shtet rri në shpi, merr një pagë sa e merrte. Kjo nuk më duket e drejtë. Ne mund të bënin dy gjëra, ose të gjithë të barabartë, një shumë sa të ishte mundësia, ose të rrinim të gjithë te shkurti”, vijoi më tej Beqaj, duke mos lëshuar nga ideja e tij se të gjithëve mund t’i prekej paga në administratë, përfshi edhe mësuesit.

“Nuk e meritojnë mësuesit? Po ai që merrte 500 mijë lekë në privat dhe merr tani 260 mijë lekë, se është situata e pazakontë. Po paguajmë të gjithë nga taksat, ndaj o do përdorim një barabartë për të gjithë, sepse nuk është pagë për merita, është shumë financiare se si të jetosh në këtë situatë, ose sa merrnim të gjithë në shkurt. Mund të jenë të dy ekstreme, ndaj unë them kush punon në sektorin publik të marrë 90% të pagës dhe këto lekë që mblidhen të transferohen te këta që rrinë në shtëpi dhe marrin minimumin po të marrin dicka më shumë se minimumi”, theksoi më tej ish-ministri Beqaj.

Sa i takon cështjes së shumëdebatuar të pensioneve, Beqaj thotë se propozimi i tij prek kryesisht pensionin suplementar.

“Ne kemi marrë një vendim si shoqëri, që një grupi të caktuar njerëzish ua shprehim një lloj mirënjohje duke i dhënë edhe një shpërblim më shumë. Unë mendoj se në këtë situatë, kjo ‘mirënjohje’ të mos vazhdojë të jetë 100 %, por të jetë 75%. Personat në fjalë të mos marrin 900 mijë lekë apo 840 mijë që merr njëri dhe tjetra, por të marrin 670 dhe 630, që këto para t’i cojmë te këta që po paguhen në minimum”, sqaroi ai.

Next Post
Shkoi në spital për probleme me zemrën por doli me koronavirus, gruaja izolon stafin mjekësor në Elbasan

"Më mirë se tërë dynjaja deri tani"/ Rama i përgjigjet kritikëve për luftën ndaj COVID: Strategji jo, plan e teste jo…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

Drejtësia kërkon drejtësi… për rrogën e vet!

September 14, 2026
Kanadaja hyn në lojë, Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën

Kanadaja hyn në lojë, Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën

September 14, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Ç’punë ka Garda e Republikës të ruajë një gjykatë?!

September 14, 2026
Plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, arrestohet autori

Plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, arrestohet autori

September 14, 2026
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Një javë me surpriza për shenjat e horoskopit, por me disa paralajmërime nga astrologia Chrysanthi Kalogeri

September 14, 2026
Aplikohet në Rumani, kartoni i zi në futboll, arbitri “ndëshkon” prindrin e fëmijës

Aplikohet në Rumani, kartoni i zi në futboll, arbitri “ndëshkon” prindrin e fëmijës

September 14, 2026
VIDEO/ 47-vjeçari që dha alarmin për bombë te ‘Emin Duraku’ filmoi veten: Të shohim për sa do vijë Policia…

VIDEO/ 47-vjeçari që dha alarmin për bombë te ‘Emin Duraku’ filmoi veten: Të shohim për sa do vijë Policia…

September 14, 2026
Procedohen 20 protestues, Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike

Procedohen 20 protestues, Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike

September 14, 2026
Me cilën protestë do të negociojë Rama? Me atë të ditës apo me atë të natës?

Revolucioni i Tiranës: Nga “politikanët në burg” te terrori ndaj fëmijëve

September 14, 2026
U rrëzua në humnerë/ Nxirret e vdekur turistja austriake, si ndodhi aksidenti me biçikletë

Aksident tragjik në aksin Bradashesh-Peqin: Ndërron jetë 70-vjeçari që lëvizte me biçikletë

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com