Ulja e kurbës/ Mjeku Allkja: Po vinë më pak në spitale, në një shtëpi pashë katër familjarë me oksigjen

Gffff

Ndërsa shifrat e Covid raportohen disi më të ulëta, për situatën aktuale ishte i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24, mjeku i Urgjencës në QSUT, Ilir Allkja.

Ky i fundit tha se shifrat nuk kanë rënë, por është besimi i qytetarëve që është ulur e nuk po shkojnë më në spitale. Ai foli edhe për situata të tilla, ku brenda një shtëpie ka pasur katër familjarë me bombola oksigjeni.

Ka rënie e numrit të urgjencave me Covid, po ashtu edhe shifrat, si e gjykoni ju?

Ilir Allkja: Kjo është pjesa e dukshme e sëmundjes që ka pllakosur globin, nuk ka më ambulanca në radhë, ka më pak vdekje, raportime, por në praktikë unë ndesh me të njëjtin numër rastesh me shumë të rënduara, e rëndë është që shumë të sëmurë nuk pranojnë të hospitalizohen.

Pra shkojnë me vonesë?

Ilir Allkja: Po, ka rënë presioni në spitalet Covid se nga rrethet nuk po vijnë më, po trajtohen atje, pra nuk transportohen. Gjë e mirë nuk është trajtimi i të sëmurëve në shtëpi. Në një shtëpi kam gjetur deri në 4 aparate oksigjeni, një infermiere që hyn dhe ju bën injeksione. Kjo nuk na bën krenarë përballë situatës. Këto raste janë për spital. Rastet e shtëpisë që transportojmë janë kandidatë për intubim, i kam gjetur edhe me saturim 44. Kam plot raste që firmosin shtrimin dhe thonë dua të vdes në shtëpi jo në spital. Për këtë e kanë fajin teoritë idiote që kanë dalë se gjoja në spital nuk të shërbejnë. Gjej rastin të përsëris dhe të them se të gjithë duhet të kenë besim tek mjekët.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com