• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ulet dënimi për mosdhënien e kuponit/ Nga gjoba deri në 1 vit burgim

by A R
16/11/2015 16:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria është tërhequr nga ndryshimet e propozuara prej saj në lidhje me masën e dënimit për kuponin tatimor. Deputetët e mazhorancës në komisionin parlamentar të ligjeve kanë vendosur që të heqin dorë nga dënimi me 3 vite burg për moslëshimin e kuponit tatimor, duke e ndryshuar këtë të fundit në 1 vit burgim. Me ndryshimet e reja dënimi do të jetë nga gjoba deri në 1 vit burg për mosdhënien e kuponit tatimor.

Pas përfundimit të mbledhjes grupit në PS, kreu i komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafaj tha se ndryshimet u bënë pas konsultimeve me grupet e interesit dhe se me ndryshimet në draftin e ri edhe opozita është dakort.

“Ligji është konsultuar me grupet e interesit. Ky ligj ka ngrënë disa seanca në parlamentin shqiptar. I është nënshtruar një debati të gjerë dhe përfundimisht është bërë një ndryshim që ne na duket i arsyeshëm, ndryshim që e mbështeti edhe opozita edhe grupet e interesit”, deklaroi Xhafaj.

Përsa i përket ligjit për kriminalizimin e shpifjes, Xhafaj tha se do të flasë për të në momentin që shkon në komision, pasi tashmë është tërhequr nga qeveria

“Po sqaroj, një ligj që nuk ka ardhur në proces shqyrtimi, cili mund të jetë mendimi im? Qeveria ka thënë që e tërheq, do e sjellë apo nuk do e sjellë nuk e dimë. Kur të vijë do e shqyrtojmë. Si dëshironi ju ta bëj ligjin, se jeni grup interesi, ju kam thirrur edhe ju. Ju këshilloj të flisni për gjëra që i njihni. Projektligji kur të vijë, do shqyrtohet, do jap mendimin tim”, deklaroi Xhafaj.

Ndryshime u bënë po ashtu edhe në kodin e Punës, në lidhje me rkthimin në punë të punonjësve të larguar që kanë fituar gjyqin në Gjykatë për rikthimin e tyre. Sipas draftit të qeverisë, ai qytetar që fitonte të drejtën e rikthimit në punë përmes gjykatës mund edhe të mos punësohej në kushtet e plotësimit të vendeve, por amendamenti u kundërshtua nga opozita dhe në mbledhjen e sotme të komisionit të ligjeve u tërhoq dhe ky draft i qeverisë, duke lënë në fuqi ligjin aktual në kodin e punës. Sipas këtij të fundit, ai person që fiton përmes gjykatës të drejtën e rikthimit në punë do të punësohet në vendin ku ka qenë më parë.

Next Post

Mblidhet kryesia e LSI, Meta: Miratimi i platformës së dekriminalizimit i vonuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Topi i Artë”, spanjollët zbulojnë fituesin

Ceremonia e “Topit të Artë”, zbulohet treshja favorite për ta fituar! Ja renditja e vendeve të para, Bellingham e Hakimi jashtë “Top 10”

October 26, 2026
“Qeveria ndryshon me zgjedhje, jo me molotov!”- Rama flet për mediat greke rreth protestave: Nuk dorëzohem, s’e jap dorëheqjen! Një pakicë mendon se djegia…

“Qeveria ndryshon me zgjedhje, jo me molotov!”- Rama flet për mediat greke rreth protestave: Nuk dorëzohem, s’e jap dorëheqjen! Një pakicë mendon se djegia…

October 26, 2026
“Të zbardhet çdo shkelje”- Kurti në Kuvend: Vrasja e Arlindës tronditëse, Prokuroria dhe përgjegjësit të sqarojnë se si u trajtuan denoncimet e saj!

“Të zbardhet çdo shkelje”- Kurti në Kuvend: Vrasja e Arlindës tronditëse, Prokuroria dhe përgjegjësit të sqarojnë se si u trajtuan denoncimet e saj!

October 26, 2026
Fundi i luftës/ Irani i vendos kushtet Trumpit për rikthimin në negociata

SHBA bëhet gati për sulme ndaj Iranit, operacionet ushtarake brenda 96 orëve!

October 26, 2026
Papa Leoni XIV dhe kanceri i mushkërive te joduhanpirësit, çfarë duhet të dimë

Pas operacionit në mushkëri, Papa Leone do të udhëtojë drejt Amerikës së Jugut: Kontinenti ku kam përjetuar shumë momente të jetës sime

October 26, 2026
Këngëtarja Elvana Gjata shtatzënë me Elsonin? Postimi që ngre dyshime dhe detaji që nxjerr nga telefoni…

Këngëtarja Elvana Gjata shtatzënë me Elsonin? Postimi që ngre dyshime dhe detaji që nxjerr nga telefoni…

October 26, 2026
Gjermania do të rrisë taksën e duhanit, paketat e cigareve mund të arrijnë deri në 12 euro deri në 2030-ën

Paketat e duhanit në Shqipëri do të kushtojnë gati sa në BE, rritje e çmimit me mesatarisht 15 lekë në vit! Nga cigaret, te shisha dhe nargjila (TABELA)

October 26, 2026
“Lehtëson shërbimet për qytetarë dhe biznese”- BE-ja kërkon të përmirësojë funksionimin e administratës përmes Inteligjencës Artificiale

“Lehtëson shërbimet për qytetarë dhe biznese”- BE-ja kërkon të përmirësojë funksionimin e administratës përmes Inteligjencës Artificiale

October 26, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Izraeli voton nesër, a do të arrijë Netanyahu të ruajë pushtetin pas vitesh konfliktesh e krizash sigurie

October 26, 2026
Makina përplas motorin në Rrogozhinë, humb jetën një person

Aksident dramatik në Lezhë, i mituri humb kontrollin e motorit dhe plagoset, dërgohet drejt Traumës!

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In