Një sulm me armë është regjistruar brenda një qendre tregtare në Suedi, në qytetin e Malmos.
Mediat vendase raportojnë se si pasojë e të shtënave kanë mbetur të plagosur dy persona, një burrë dhe një grua të cilët janë transportuar me urgjencë në spital. Oficerët e policisë rrethuan ndërtesën dhe hynë të armatosur në godinë menjëherë pasi u ngrit alarmi.
Sipas informacioneve paraprake një15-vjeçar, i dyshuar si autori i ngjarjes është arrestuar. Jashtë qendrës tregtare ka shumë të rinj, të cilët tregojnë se si panë oficerët e policisë që vinin duke vrapuar të armatosur dhe se si qindra njerëz vrapuan nga qendra tregtare.
Po ashtu, në vendngjarje kanë shkuar dhe përforcime policore nga Helsinborgu.
/e.d