Sipas MeteoAlb: Si pasojë e ndikimit të masave ajrore të nxehta dhe të thata që vijnë nga Afrika: vendi ynë edhe ditën e shtunë VIJON me kthjellime dhe temperatura të larta në të gjithë territorin. Përjashim bëjnë vetëm orët e mbrëmjes, të cilat do të sjellin vranësira të pakta në zonat malore.
Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara sërisht vlerat minimale por ulen me të paktën 2 gradë vlerat maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 18°C mëngjesi deri në 38°C mesdita.
Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri mbi 45 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.
Rajoni dhe Europa
Europa veriperëndimore dhe lindore PARAQITEN me vranësira dhe stuhi afat-shkurta ere dhe shiu. NDERSA vijon problematike situata per pjesen me te madhe te kontinentit Europian KU moti i kthjellet dhe i nxehte do te mbetet prezent. Serish Europa Jugore VIJON me temperatura ekstremisht te larta.
Kosova
Kthjellimet dominojnë pothuajse të gjithë territorin e kosovës gjatë paradites dhe orëve të mbrëmjes. Por pasditja sjellë kalime vranësirash nëpër territor ku në zonat lindore rrezikohen rrebeshe afat-shkurtër shiu.
Maqedonia e Veriut
Moti në MV paraqitet me kthjellime gjatë paradites, më pas vranësirat shfaqen në zonat perëndimore dhe gradualisht përfshijnë gjithë vendin. Por shirat do të jenë të izoluar e të papërfillshëm.
g.kosovari