• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ulen infeksionet në vend, mbyllet edhe spitali COVID – 3/ Nis këtë javë vaksinimi për punonjësit e transportit

by Java News
19/04/2021 08:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gati 6 muaj pas hapjes, spitali COVID 3 (ishkirurgjitë në QSUT) është mbyllur në fundjavë. Kjo për shkak të numrit të reduktuar të pacientëve të mbetur në këtë pavijon, të cilët janë transferuar në Spitalin Infektiv.

Sipas autoriteteve shëndetësore, aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 175 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar. Çka do të thotë se më pak se 1 për qind e të infektuarve aktivë janë duke marrë trajtim spitalor. Disa ditë më parë u mbyll edhe spitali COVID 4 i hapur po ashtu në ndihmë të pacientëve të infektuar me COVID-19. Kjo u konfirmua edhe nga Ministrja e Shëndetësisë Manastirliu, e cila tha se këto struktura do të vijojnë të jenë në gatishmëri.

RASTET

Rënia e rasteve të reja ka nisur të vërehet që prej muajit mars. Gati më shumë se 5 javë nga Dita e Verës, shkalla e infeksionit vijon të pësojë ulje duke dëshmuar qartazi atë që ekspertët i kanë mëshuar në fundvit se jemi në prag të imunitetit natyror. Për Akademinë e Shkencave, Tirana e ceku imunitetin e grupit që në dhjetor, ndërsa projeksionet tregonin se në muajt prill dhe maj do të ishte e imunizuar më shumë se gjysma e popullsisë. Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se prej fillimit të pandemisë janë 129,594 persona që kanë kaluar koronavirusin, ose rreth 5 për qind e popullsisë. Por, kjo panoramë e paraqitur përmes shifrave zyrtare është tejet larg situatës reale. Lidhur me rastet e reja të regjistruara një ditë më parë, janë 138 persona të konfirmuar pozitivë nga 2480 testime të kryera. “Janë kryer 2480 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 138 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 43 raste në Tiranë, 12 në Shkodër, 9 në Fier, 8 në Gjirokastër, nga 7 raste në Elbasan, Vlorë, nga 4 raste në Durrës, Devoll, Kamzë, nga 3 raste në Lezhë, Lushnje, Berat, Fushë Arrëz, Skrapar, Vorë, nga 2 raste në Kukës, Mat, Shijak, Poliçan, nga 1 rast në Krujë, Korçë, Has, Kavajë, Mallakastër, Librazhd, Tepelenë, Dimal, Vau i Dejës, Divjakë, Malësi e Madhe, Roskovec, Patos, Cërrik”, ka bërë me dije Ministria.

RASTET FATALE

Rënie kanë pësuar edhe rastet fatale. Të dielën janë raportuar 2 humbje jete si pasojë e COVID-19. “Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 2 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19: 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Skrapari, të moshave 71 – 75 vjeç”. Por, kjo është vetëm maja e ajsbergut, pasi të dhënat nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile dhe nga INSTAT tregojnë se përgjatë një viti pandemik janë regjistruar mbi 10 mijë vdekje shtesë në krahasim me mesataren e 5 viteve të kaluara. Por prej tyre vetëm 2,342 kanë si shkak të njohur koronavirusin, pjesa tjetër mbeten në hije. Referuar të dhënave zyrtare, gati 67 personave që kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 janë burra dhe 33 për qind janë gra. Sa u takon grupmoshave, përqindjen më të lartë e zë grupmosha mbi 70 vjeç. Gati 48 për qind e fataliteteve janë mbi 70 vjeç.

VAKSINË PËR PUNONJËSIT E TRANSPORTIT

Të dielën kanë mbërritur edhe 50 mijë doza të vaksinës AstraZeneca, dhuratë nga India. Nga aeroporti “Nënë Tereza”, Ministrja e Shëndetësisë tha se me ardhjen e mbi 200 mijë dozave të tjera, këtë javë nis vaksinimi antiCOVID edhe për punonjësit e transportit publik, si fillim ai ajror. “Javën që vjen, duke filluar nga nesër, presim mbi 200 mijë doza vaksine. Po vijohet me operatorët turistikë, dhe do të shtrihemi javën e ardhshme edhe në targetin e punonjësve të transportit publik, duke filluar me punonjësit e transportit ajror, me punonjësit e Air Albania”, tha Manastirliu./ panorama

g.kosovari

Next Post
Rusia dëbon 20 diplomatë çekë/ Reagon SHBA: Qëndrojmë në krah të Çekisë

Rusia dëbon 20 diplomatë çekë/ Reagon SHBA: Qëndrojmë në krah të Çekisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deti i tërë mes së thënës e së bërës…

July 2, 2026
Spiropali: Duhet të merremi me veten, jo me protestuesit. Diskutimet në Kuvend duhet të sjellin zgjidhje konkrete

Spiropali: Duhet të merremi me veten, jo me protestuesit. Diskutimet në Kuvend duhet të sjellin zgjidhje konkrete

July 2, 2026
Apeli dënon me 17 vjet burg vrasësin e kamarierit në Elbasan

Apeli dënon me 17 vjet burg vrasësin e kamarierit në Elbasan

July 2, 2026
“Media e kapur?”, Rama i përgjigjet akuzave: Përqindja e zërit të opozitës arrin 68.2%

Sulmet fizike ndaj deputetëve, Rama: Sorrat dhe korbat po hyjnë në një territor tjetër. Do shpërndahen, siç u mblodhën

July 2, 2026
VIDEO / Protestuesit dhunojnë deputetët në kafe, ndërhyn Policia, 5 të arrestuar!

VIDEO / Protestuesit dhunojnë deputetët në kafe, ndërhyn Policia, 5 të arrestuar!

July 2, 2026
FOTOLAJM / Gjin Gjoni i bashkohet protestës para Kryeministrisë: Të largojmë qeverinë!

FOTOLAJM / Gjin Gjoni i bashkohet protestës para Kryeministrisë: Të largojmë qeverinë!

July 2, 2026
VIDEO / ‘Më takon se kam mbaruar për shkenca politike’, një tjetër personazh kërkon postin e Ramës

VIDEO / ‘Më takon se kam mbaruar për shkenca politike’, një tjetër personazh kërkon postin e Ramës

July 2, 2026
VIDEOLAJM / “O Bylykbash, o të… !”, protestuesit fyejnë me fjalë banale deputetët e PD

VIDEOLAJM / “O Bylykbash, o të… !”, protestuesit fyejnë me fjalë banale deputetët e PD

July 2, 2026
Deputetët mbërrijnë në Kuvend para kohe, protestuesit qëllojnë makinën e Peleshit. Forca të shumta policie në terren

Deputetët mbërrijnë në Kuvend para kohe, protestuesit qëllojnë makinën e Peleshit. Forca të shumta policie në terren

July 2, 2026
Strategjia e re e Diasporës, investimet zëvendësojnë remitancat si prioritet

Strategjia e re e Diasporës, investimet zëvendësojnë remitancat si prioritet

July 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In