• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Uldedaj sfidon Doshin: Asnjë votë e blerë nga LSI në favor të PD-së

by
16/07/2015 19:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas deklaratës së ditës së djeshme nga Tom Doshi, se LSI ka blerë votat në qarkun e Shkodrës, ka reaguar Partia Demokratike me anë të kryetarit të Grupit të Punës, Gjokë Uldedaj.

Në një postim në facebook, Uldedaj shprehet se teza e Doshit se LSI ka blerë vota në Vaun e Dejës në favor të Pd-së bie poshtë nga të dhënat e numërimit.

Uldedaj thekson se në zonat ku LSI ka marrë vota, kandidati i PD-së ka humbur, fakt që rrëzon pretendimin e Doshit.

Sipas tij, faktet janë kokëfortë dhe gjithçka e thënë nga Doshi është përpjekje për të zbehur punën e strukturave të PD-së në këtë zonë.

“Në cilësinë e Kryetarit të Grupit të Punës dhe Drejtuesit të Fushatës së Partisë Demokratike në Bashkinë e Re “Vau Dejës”, unë e konsideroj shumë dëshpëruese, e nëncmoj dhe e mëshirojë deklaratën e Tom Doshit dhënë në media,lidhur me fitoren tonë në Bashkin Vau Dejës. 

Ja kuptoj edhe hallin e madh dhe sikletin që po kalon zotëria në fjalë,duke demostruar një pështjellim dhe corientim të plotë politik, jo vetëm nga efekti I humbjes së thellë të 21 Qershorit, në bashkinë Vau Dejës, të cilën publikisht e pati marrë përsipër dhe kërkoi ta hipotekonte, si ciflig për vete. 

Për ata që nuk e dinë, por edhe Këtij zotërisë, unë po i rikujtoj se në 21 qershor, Ju keni shënuar rekordin e humbjes së 5-të radhazi, në Bushat dhe Bashkinë e Re Vau Dejës. Besojë se e kujtoni mirë vitin 2007, vitin 2009,vitin 2011, por edhe në vitin 2013, dhe tani së fundi 21 Qershorin 2015. Një shprehje popullore këtej nga ne thotë: “Ma keq i mësuemi se i dëshiruemi”. 

Teza e fundit e zotit Tomë, se LSI, paska ble vota për ne është jo vetëm fëminore, por e pakuptimët dhe një mashtrim I radhës. Po të blinte vota LSI, do ti blinte për vete dhe jo për të Tjerët. Referuar shifrave zyrtare LSI-ja, në Bushat ka marrë vetëm 580 vota dhe në njësin administrative të Vau Dejës ka marrë 443 vota. Është fakt dhe është zyrtare ne faqen e KQZ, se në ato qendra votimi ky LSI- ja, ka arrit të marrë vota si në: (Kosmac, Shkjez, Bushat Qendër, Pasterpat Barbullush, Mjedë, dhe Narac), Kandidati jonë, zoti Zef Hila dhe PD-ja, si subjekt i kanë humbur këto qendra votimi me diferencë pothuajse aq vota sa ka marrë LSI-ja.

Faktet janë kokëforte dhe konsiderohet dëshpruese përpjekja e kundërshtarëve tanë politikë, që të zbehin punën e palodhur të strukturave të PD-së, të kësaj zone dhe vlerat e Kryetarit të kësaj Bashkie Zotit Zef Hila.”, shkruan Uldedaj.

Next Post

Italia bëhet gati: Të legalizojmë marijuanën!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Opozita shqiptare, një lukuni që funksionon vetëm për të hedhur helm

Rama: Opozita shqiptare, një lukuni që funksionon vetëm për të hedhur helm

April 13, 2026
Pesë arsye pse Viktor Orbán i humbi zgjedhjet dhe çfarë e pret Hungarinë tani

Pesë arsye pse Viktor Orbán i humbi zgjedhjet dhe çfarë e pret Hungarinë tani

April 13, 2026
Retorika VMRO-iste e veshur me Putinizëm, nuk mund të jetë alibi për rebelim të shqiptarëve

Reagim dhe dënim

April 13, 2026
Rikthehet makthi i emigrantëve, 5 km radhë në Kapshticë

Rikthehet makthi i emigrantëve, 5 km radhë në Kapshticë

April 13, 2026
Gegnishtja në Parlament

Gegnishtja në Parlament

April 13, 2026
Kërcënimi i Trump për Iranin: Nëse anijet e shpejta shkelin bllokadën, do të eliminohen si anijet e drogës

Kërcënimi i Trump për Iranin: Nëse anijet e shpejta shkelin bllokadën, do të eliminohen si anijet e drogës

April 13, 2026
Bllokada në Hormuz, prodhimi i OPEC-ut pëson rënie prej 27% gjatë marsit

Bllokada në Hormuz, prodhimi i OPEC-ut pëson rënie prej 27% gjatë marsit

April 13, 2026
“Mos ia bëni gropën vetes”, Rama paralajmëron operatorët turistikë: Kujdes me çmimet

“Mos ia bëni gropën vetes”, Rama paralajmëron operatorët turistikë: Kujdes me çmimet

April 13, 2026
“Sazani do mbetet pjesë e jona!”, Rama: Nuk e kemi shitur dhe nuk do e shesim ishullin! Ka ndryshuar projekti

“Sazani do mbetet pjesë e jona!”, Rama: Nuk e kemi shitur dhe nuk do e shesim ishullin! Ka ndryshuar projekti

April 13, 2026
Hyn në fuqi bllokada detare amerikane në Ngushticën e Hormuzit

Hyn në fuqi bllokada detare amerikane në Ngushticën e Hormuzit

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In