• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

UKT Tiranë jep alarmin: Uji që shpërndahet nga auto-botet e palicensuara i rrezikshëm!

by Java News
30/05/2018 11:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ujësjellës-Kanalizime Tiranë ka dhënë alarmin për ujin që shpërndahet me auto-botë në kryeqytet, duke thënë se është i patrajtuar. Nga një aksion i UKT për kontrollin e botëve të ujit, ka rezultuar se kushtet higjienike të këtyre auto-botëve nuk kontrollohen nga asnjë institucion i specializuar, pasi asnjë subjekt privat nuk ka licencë për të shitur ujë me shumicë në treg.

Gjatë aksionit 24-orësh, UKT konstatoi 2 pika mbushje përgjatë tubacionit kryesor, pozicionuar thellë në pyll, duke shoqëruar 5 drejtues auto-botësh, të cilët nuk kishin leje dhe licencë për tregtimin e ujit.

Njoftimi i Ujësjellës Kanalizime Tiranë

“Prej ditësh UKT me mbështetjen e Policisë së Shtetit, ka nisur një aksion kontrollesh mbi botet e ujit që qarkullojnë në Tiranë. Pas vëzhgimeve të kryera në zonën e Lanabregasit, ku edhe dyshohej se kryhet mbushja e këtyre boteve, u zbuluan vendet ekzakte ku ndodh proçesi i mbushjes së tyre. Në mënyrë të paligjshme këta tregtues ndërhyjnë në linja kryesore të transmetimit të ujit. Përmes këtyre linjave uji drejtohet për në depot e ujësjellësit të Tiranës për tu trajtuar sipas të gjitha parametrave dhe specifikave të përcaktuara me Vendim të Këshillit të Ministrave nr. 379 dt.25.05.2016. Pra, uji i vjedhur duke dëmtuar këto linja, është ende i patrajtuar.

Për më tepër kushtet higjenike të këtyre auto-boteve nuk kontrollohen nga asnjë institucion i specializuar për këtë proçes, duke qënë se asnjë subjekt privat nuk ka liçensë për të shitur ujë me shumicë në treg.

Gjatë aksionit i cili vijon 24 orë pa ndalesë, janë konstatuar 2 pika mbushje përgjatë tubacionit kryesor, pozicionuar thellë në pyll, si dhe janë shoqëruar 5 drejtues auto-botesh të cilët nuk ishin të pajisur me leje dhe liçensa për tregtim uji me shumicë. UKT i bën thirrje të gjithë qytetarëve të tregohen të kujdesshëm, duke mos blerë nga subjekte të paliçensuara të cilët tregtojnë ujë të patrajtuar dhe jashtë standartit!”

ma.me

Next Post
Polonia do detyrohet të paguajë për bazat ushtarake amerikane

Polonia do detyrohet të paguajë për bazat ushtarake amerikane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U shkurtua gjatë pandemisë, Papa Leoni XIV rikthen 10% të pagës së kardinalëve! Shfuqizon vendimin e vitit 2021 nga Papa Françesku

U shkurtua gjatë pandemisë, Papa Leoni XIV rikthen 10% të pagës së kardinalëve! Shfuqizon vendimin e vitit 2021 nga Papa Françesku

September 14, 2026
"Ajo që po ndodh në Spanjë është kaq e trishtueshme", Trump: Madridi nuk ka kontroll mbi kufijtë e tij -

Trump sulmon CEO-n e Anthropic: Kujdes! SHBA është përpara Kinës në garën e Inteligjencës Artificiale

September 14, 2026
“Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër”/ Shuhet i mbijetuari më i vjetër i Holokaustit, i mbijetoi Auschwitzit dhe jetoi 107 vite!

“Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër”/ Shuhet i mbijetuari më i vjetër i Holokaustit, i mbijetoi Auschwitzit dhe jetoi 107 vite!

September 14, 2026
Avioni privat i miliarderit turk del nga pista dhe merr flakë në Libi, pezullohen fluturimet, kaos në aeroport!

Avioni privat i miliarderit turk del nga pista dhe merr flakë në Libi, pezullohen fluturimet, kaos në aeroport!

September 14, 2026
“Anarki e mendjeve të tyre të boshatisura!”- Alarmi për bombë në shkollën “Edith Durham”, reagon zv/kryeministrja Koçiu: Çmenduri e mirëfilltë kriminale

“Anarki e mendjeve të tyre të boshatisura!”- Alarmi për bombë në shkollën “Edith Durham”, reagon zv/kryeministrja Koçiu: Çmenduri e mirëfilltë kriminale

September 14, 2026
Begaj në Emiratet e Bashkuara Arabe, takohet me homologun Mohamed bin Zayed, zbulohet agjenda! Vizita e parë e një presidenti shqiptar

Begaj në Emiratet e Bashkuara Arabe, takohet me homologun Mohamed bin Zayed, zbulohet agjenda! Vizita e parë e një presidenti shqiptar

September 14, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Pas meje, mbylleni derën

September 14, 2026
“Lonely Planet” rekomandon Shqipërinë: Kur është periudha më e mirë për të vizituar

Shqipëria turistike, mes 10 destinacioneve më të preferuara jashtë BE-së nga rezidentët europianë

September 14, 2026
Muzeu hebraik, shtegu i ri i betejës anti-amerikane pas Zvërnecit

Muzeu hebraik, shtegu i ri i betejës anti-amerikane pas Zvërnecit

September 14, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Ku banojnë 4.28 milionë shtetasit shqiptarë që kanë lindur në Shqipëri?

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com