• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 8, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

UKT investime për rrjetin e ri të kanalizimeve në rrugën e “Kavajës” , Veliaj: Ky është kantieri i 105 i hapur nga UKT

by A R
03/12/2016 12:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zona që përshkon rruga e “Kavajës”, nga “21 Dhjetori” deri te “Pallati me Shigjeta”, e cila prek Njësitë Administrative Nr. 5 dhe 7, do të ketë shumë shpejt një rrjet të ri kanalizimesh të ujërave të zeza dhe të bardha. Bashkia e Tiranës dhe Ujësjellës-Kanalizime Tiranë kanë nisur zbatimin në terren të një prej projekteve më të rëndësishme, që synon të shmangë problematikat e përmbytjeve, por edhe të ujërave të zeza, që shpesh herë janë bërë shqetësim për banorët e zonës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, theksoi se me këtë investim do t’i jepet zgjidhje një problemi gati 20 vjeçar, sidomos për periudhat e shirave.

“Ky është një nga 105 kantieret e UKT, ku jemi duke punuar, megjithatë është një ndër më të rëndësishmit, pasi lidh një aks që kryen disa funksione; së pari, nga “21 Dhjetori” deri te “Pallati me Shigjeta” është aksi kryesor i shkarkimit në Lanë. Prej kohësh kemi pasur një “hinkë”, e cila krijohej nga pendenca e qytetit nga sheshi Skënderbej në pjesën e jugore, duke sjellë ujrat, mbetjet, kanalet e ujërave të bardha e të zeza në Lanë. Duke bërë këtë investim, paraprakisht e kemi më kollaj të vazhdojmë me rehabilitimin e shtratit të Lanës dhe shëtitoren nga të dy anët”, tha kryebashkiaku Veliaj. Ai theksoi se investimi që po kryhet është projektuar me kapacitete e cilësi që t’i rezistojë kohës dhe zhvillimit të mëtejshëm të Tiranës.

“Zona midis Lanës dhe rrugës së Kavajës është një zonë ku po shtohet zhvillimi, ndaj duhet të planifikojmë që tani, jo vetëm si të rregullojmë gabimet e së shkuarës, por t’i paraprijmë një qyteti që sa vjen e rritet. Sot, në qytetin e Tiranës transferohen rreth 20 mijë vetë në vit, pra rreth 50 vetë në ditë, ndaj është shumë e rëndësishme që të planifikojmë jo vetëm si të shmangim problematikat që kemi hasur në të kaluarën nga reshjet, por si planifikojmë për një qytet që është i destinuar vetëm të rritet në kushtet ekonomike që ka Shqipëria, ku Tirana është poli kryesor i biznesit e sipërmarrjes”, shtoi Veliaj. Ai bëri të ditur se investimet e Bashkisë së Tiranës dhe UKT-së do të vazhdojnë edhe më tej, për të bërë të mundur rritjen e cilësisë dhe kohës së furnizimit me ujë të qytetarëve.

“Kjo është një zonë model me pagesat ujit. Siç e shikoni, si kurrë më parë, në 25 vite të UKT, çdo qindarkë e qytetarëve hidhet direkt në investime. Brenda një viti kemi shkuar nga 6-7 orë furnizim me ujë në ditë, në 14 orë, ndaj besoj se po të vazhdojmë me këto ritme, në vitet e ardhshme do të shkojmë në 24 furnizim me ujë”, theksoi Veliaj. Ai i bëri thirrje qytetarëve që të telefonojnë në numrin e gjelbër pa pagesë të UKT-së, 0800-44-88, për të sinjalizuar UKT-në për çdo problematikë që kanë me rrjetin e furnizimit me ujë dhe atë të kanalizimeve të ujërave të zeza dhe të bardha.

Investimi i sistemit të ri të kanalizimeve në zonën e Rrugës së Kavajës, ka për qëllim të zhbllokojë situatën e krijuar në vite, ku sistemi aktual funksionon pjesërisht dhe jep vazhdimisht probleme që çojnë në përmbytje edhe bllokime. Përveç amortizimit gjatë 25 viteve të fundit, në këtë zonë janë ndërtuar disa blloqe objektesh banimi shumëkateshe, të cilat e kanë rënduar punën normale të këtij kolektori. Për të gjithë zonën, janë bërë matje dhe studime të thelluara, për të siguruar një rrjet kanalizimesh që t’i rezistojë kohës edhe me rritjen e mundshme të popullsisë në vazhdim. Rrjeti i ri i kanalizimeve përfshin një sipërfaqe prej 54 hektarë dhe ka një gjatësi 1039 metra linear. Sistemi i ri i kanalizimeve do të bëjë rrjedhjen normale në Lanë të ujrave të përdorur të të gjithë zonës./a.m.

Next Post
Zbulohet lidhja e Jonida Vokshit me reperin kosovar

Zbulohet lidhja e Jonida Vokshit me reperin kosovar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në Ditën e Rinisë, Gjergj Luca ironizon politikën: 35 vjet, ëndrra e Demokracisë mbeti e patretur në stomakun e…

Në Ditën e Rinisë, Gjergj Luca ironizon politikën: 35 vjet, ëndrra e Demokracisë mbeti e patretur në stomakun e…

December 8, 2025
Tronditëse, 19-vjeçari qëllon me armë brenda një qendre tregtare në…/ Policia zbulon detajet e para të ngjarjes

Tronditëse, 19-vjeçari qëllon me armë brenda një qendre tregtare në…/ Policia zbulon detajet e para të ngjarjes

December 8, 2025
Tension te Reali i Madridit/ Xabi Alonso drejt shkarkimit?! Sfida vendimtare për spanjollin

Tension te Reali i Madridit/ Xabi Alonso drejt shkarkimit?! Sfida vendimtare për spanjollin

December 8, 2025
Sot Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës në Tiranë, rrugët që do të bllokohen deri në mesnatë

BERZH: 23% e të rinjve të arsimuar kanë emigruar/ Ikja e “trurit”, një sfidë për të ardhmen e Shqipërisë

December 8, 2025
Dy historitë e jetës që më shtynë drejt politikës

Dy historitë e jetës që më shtynë drejt politikës

December 8, 2025
Vrasja e biznesmenit Edmond Mëhalla, kush është Oklid El Ouejdi dhe konflikti për 700 mijë euro

Vrasja e biznesmenit Edmond Mëhalla, kush është Oklid El Ouejdi dhe konflikti për 700 mijë euro

December 8, 2025
13 dëshmi për Sali Berishën, për lidhjet me Ramiz Alinë, familjen Hoxha dhe Byronë Politike

13 dëshmi për Sali Berishën, për lidhjet me Ramiz Alinë, familjen Hoxha dhe Byronë Politike

December 8, 2025
Drejt Kuvendit të Kosovës, muzikantë e aktorë – Gjashtë emra të njohur që hyjnë në garë për deputet

Drejt Kuvendit të Kosovës, muzikantë e aktorë – Gjashtë emra të njohur që hyjnë në garë për deputet

December 8, 2025
Kujdes kur qesh pushteti!

E kaluara, më e pasigurt se e ardhmja

December 8, 2025
“Mos të kruhen kot”/ Ceka: Akademia e Studimeve Albanologjike ishte kthyer vend qokash e interesash. Qeveria bëri mirë që…!

“Duhet një shkollë politike që…” / Ceka: Parlamenti është kthyer në ‘estradë’, me aktorë nga PS dhe duartrokitës nga PD!

December 8, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In