E fundit/ Departamenti i Shtetit urdhëron personelin e Ambasadës së SHBA-ve të largohet nga Ukraina. Ja kur nis evakuimi!

Me shtimin e konfigurimit të ushtrisë ruse rreth Ukrainës dhe qëndrimin gjithnjë e më agresiv nga Kremlini, shanset që të paktën një nga ushtritë më të fuqishme në botë të përdorë fuqinë e saj në një konflikt të ri të madh duket se janë në maksimumin e tyre. Kjo është arsyeja që Departamenti i Shtetit urdhëron familjet e stafit të Ambasadës së SHBA të largohen menjëherë nga vendi. Përpjekjet diplomatike deri më tani kanë dështuar dhe tani mbetet për t’u parë se si do të veprojë Rusia.

Presidenti amerikan Joe Biden do të diskutojë gjatë fundjavës me këshilltarët e sigurisë kombëtare për hapat e ardhshëm lidhur me krizën mbi Ukrainën, ndërsa një takim mes Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken dhe Ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov përfundoi pa marrëveshje. Kjo çështje vazhdon të jetë një nga më shqetësueset për Uashingtonin.

Presidenti Biden ka shkuar në Camp David, një vendpushim presidencial në shtetin e Merilendit ku do të kalojë fundjavën duke diskutuar me këshilltarët e sigurisë kombëtare, për të përcaktuar hapat e ardhshëm për krizën mbi Ukrainën.

Nderkohe, teksa tensionet ne kufi me Rusinë pritet te arrijnë kulmin, Departamenti Amerikan i Shtetit ka urdhëruar familjet e personelit të ambasadës amerikane që jetojnë në Ukrainë  të nisin evakuimin që të hënën.

Departamenti pritet gjithashtu t’u thotë amerikanëve në vend javën e ardhshme që të largohen përmes fluturimeve komerciale.

Sipas “DailyMail” urdhri vjen pasi Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u takuan të premten në Gjenevë për bisedime të vështira mbi krizën në Ukrainë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka parashikuar një luftë “në shkallë të gjerë” me  Rusinë nëse superfuqia përpiqet të pushtojë qytetin industrial të Kharkiv-it – i cili ai beson se është një objektiv për shkak të popullsisë së tij të madhe rusisht-folëse. Blinken tha se nuk kishte ‘asnjë përparim’ në bisedimet me ish-rivalin e Shteteve të Bashkuara të Luftës së Ftohtë në një përpjekje për të parandaluar një luftë të afërt me Ukrainën.

Kharkiv, në Ukrainën Lindore, është qyteti i dytë më i madh i ish-republikës sovjetike me një popullsi prej rreth 1.4 milionë banorë dhe Zelensky beson se është një objektiv ‘i realizueshëm’ për Vladimir Putin.

Pas takimit me Presidentin Zelensky, Blinken  paralajmëroi se Rusia mund të sulmojë Ukrainën gjatë komenteve në ambasadën amerikane në Kiev të mërkurën.

Këmbëngulja e Blinken për një përgjigje ‘të ashpër’ erdhi një ditë pasi Presidenti Joe Biden tërhoqi kritika të gjera për të thënë se hakmarrja do të varej nga detajet – dhe se një ‘inkursion i vogël’ mund të nxiste mosmarrëveshje midis aleatëve perëndimorë.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com