• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ujku me dy këmbë?!

by Mitro Çela
22/04/2023 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mitro Çela

Duke qënë me nge, nisa të “kullos” nëpër internet.

Haberi i parë. Në disa fshatra të Francës, një ujk hante bagëti për të “vrarë” urinë. Por ishte edhe kapriçoz.

Mbyste tufa me dhen për karshillëk.

Haberi i dytë: U mblodh sindikata e blektorëve.

Sa demode, Franca?! Mendova. Kanë sindikata edhe fashtarët?! Ne, shqipot, jemi rehat.

Në vitin 1992, me dekret të Presidentit Berisha, sindikatat u hoqën qafe duke u dhuruar kampe pushimi dhe shtëpi kulture.

Në atë mot, kjo pasuri llogaritej rreth 25 milionë dollarë?!

Një “bos” sindikate, pasi futi në xhep 2-3 milionë dollarë, ka 20 vjet që jeton në Francë?! Ka kërkuar ekzil politik, sepse vodhi si ujk me dy këmbë?!

Por le të kthehemi në Francë. Disa vite më parë ujku me katër këmbë ishte një kafshë në zhdukje.

Fjalë e hata! Të mbetej Franca pa ujqër?!

U mblodh parlamenti. U poq ligji. Gjobë ose burg kush abuzonte me ujkun!

Në mbrojte të ligjit, ujku u shtua. U bë kope. Në fillim hante si ujk me katër këmbë: “Kulloste” natën.

Më von u bë si “ujk me dy këmbë”. Livadhiste ditën me diell. Normale. E mbronte ligji.

Pasi u bënë llogaritë për dëmet në bagëti, kuvendi i sindikatave i nisi një mesazh ministrit të Rendit:

-“SOS” nga ujku! Na griu delet! Duam leje për të marrë hak?!

Haberi i tretë. Përgjigjet ministri:” Ligji është ligj!…Nuk ndryshon me sustë. Do debat. Do argumenta…Çdo gjë do kohën e vet?!”

Kthehemi në Shqipëri. Kam në dorë raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Ligji i prokurimeve është shkelur në Këshillin e Ministrave, në gjykata, në shumë bashki…Pardon edhe në ministrinë e Rendit!…

Morali: Në Shqipëri ujku me katër këmbë është specja në zhdukje. Pushtetari është bërë “ujku me dy këmbë”. Shqyen arkën e shtetit në mes të ditës?!

Next Post
Arrestohet Luis Konomi që kërcënoi biznesmenin për t’u tërhequr nga tenderi, ishte bashkë me Ramazan Rrajën

Asnjë gjurmë/ Zhdukja e Leonard Thodhorit dhe Fatmir Sulovarit, policia kontrollon disa zona në Sarandë

Comments 1

  1. L.Xh says:
    4 years ago

    Eh o Mitro përmetari, eh,…..ku ma gjen atë të ngratin me katër këmbë…këtu te ne, këta ujqit me dy këmbë, po hanë jo vetëm njëri tjetrin, por janë këthyer e po hanë qën, mace, arinj dhe patjetër edhe ujq.
    Ke të drejtë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In